Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.12 | Page 8

Zgjimi Islam

Bota dhe civilizimi,

Njeriu jeton mes realitetit dhe ëndrrës, mes frikës dhe shpresës, mes kuptimit dhe mosnjohjes, mes një force … Jeta e tij sendërtohet mbi parime që e bëjnë të arsyeshme jetën ose mbi iluzione të shtyra nga paaftësia e tij për ta kuptuar dështimin. Bota po ndërtohet, kemi arritur shkallë të lartë të civilizimit teknologjik, ashtu siç po e quajnë tash“ Bota e Re”. Mendja e njeriut sot po kalon kufire, po hap dyer të reja zbulimi. Ndërsa materializmi ka mbuluar planetin Tokë, duke e shndërruar në një metal të ngurtë zbukurues, i cili po e magjepsë secilin që po e shikon. Thjesht, pak njerëz po i vërejnë dëmet anësore të tij, e edhe më pak boshllëkun e krijuar përbrenda. Të gjitha këto ndryshime drastike që po ndodhin në shekullin e ri, janë lehtësime për qenien njeri( nga ana fizike), por natyrshmëria dhe brendia e tij po vuajnë shumë sepse askush nuk po përkujdeset që ajo të mbetet e pastër dhe e qetë.
Kjo është ajo çfarë po i ofron cilvilizimi perëndimor njeriut të sotëm bashkëkohor. Të gjitha këto janë arritje të mëdha dhe nuk kemi asgjë kundër tyre, mirëpo, a ka gjetur njeriu lumturinë e kërkuar edhe pas gjithë kësaj përpjekjeje?! Në këtë pyetje përgjigjen vetë faktet që po i shohim çdo ditë nëpër media e shtyp, e më e keqja po i përjetojmë në vetë përditëshmërinë tonë. Këto fakte flasin me vetë pamjen e tyre, e shohim se ky cilivilizim dhe kjo teknologji e lartë nuk ka arritur t’ i pakësojë sëmundjet mendore, përkundër kësaj vetëm sa i ka shtuar ato. E shohim se njerëzit nuk jetojnë në paqe dhe harmoni ashtu siç është e paraparë të jetë, përkundrazi luftërat kanë zënë vend në çdo zemër e mos të flasim për luftërat e përgjakshme që nuk po ndalen sot e kësaj dite. Pas gjithë këtij kaosi që po ndodhë në këtë shekull prapëseprapë njeriu nuk ka arritur ta kuptojë atë për të cilën ka me të vërtetë nevojë.
Këtë të vërtetë duhet ta kuptojë sidomos rinia. Ata duhet ditur se ekziston edhe një cilvilizim tjetër, i cili për shekuj me radhë ka bërë që në botë të mbizotërojë qetësia, lumturia, paqja, vëllazëria, dituria dhe barazia racore. Ndërsa, bota e civilizuar ende nuk ka arritur që në shoqërinë njerëzore të vendosë barazinë mes racave e ngjyrave. Për këtë Perëndimi vuan ende. Sot e kësaj dite zezakët nuk mund të ndjekin shkolla të njejta me të bardhët, gjithashtu martesa mes një të bardhi dhe një të zeze shihet si diçka e
8 neveritshme dhe jo e arsyeshme. Mirëpo, Islami erdhi me mesazhin hyjnor duke mos i bërë këto dallime mes njerëzve, sepse asgjë nuk mund të ketë një i bardhë më shumë se një i zi, ose edhe e kundërta. Njerëzit duhet të jetojnë në harmoni me njeri-tjetrin pa dallime të tilla, e këtë na e mësoi Pejgamberi a. s., i cili ka thënë:“ Nuk ka ndryshim mes një arabi dhe një jo arabi, dhe as mes një të bardhi dhe një të ziu, veçse me devotshmëri.”
Ky ishte uniteti që e bëri Islami që në fillet e tij. Ai në gjirin e vet pranoi çdo njeri të çfarëdo race, fisi a kulture qoftë. Në vazhdim do të shohim se si një i krishterë i mençur e shikon përkushtimin e tërësishëm ndaj Zotit në Islam dhe në Krishterizëm. Në librin e tij“ Zoti i dy Qabeve”, Stenvud Kobb( fq. 227), krahason devotshmërinë muslimane dhe të krishtere në këtë mënyrë:“ Më ishte lejuar” shkruan ai:“ të prezentoj në kryerjen e namazit në xhamin Aja Sofia në Stamboll. Përsëritja e sexhdes, lutja dhe përkulja në namaz ka rëndësi të madhe. Gjatë kësaj shqiptohen fjalë të caktuara në shenjë mirënjohjeje dhe duke madhëruar Allahun e Madhëruar. Isha thellësisht i impresionuar me respektin, modestinë dhe përuljen e besimtarëve. Kjo tejkalonte gjithçka që kisha shikuar në ndonjë kishë krishtere, në kuptimin e sinqeritetit të madhërimit, thellësisë së përjetimit dhe përkushtimit ndaj Zotit. Pas një kohe kisha nderin që bashkë me disa të huaj të shikoj shënimin e Lejletul-Kadrit, natës në të cilën Kur’ ani i është shpallur Pejgamberit Muhammed. Nga ballkoni, në një kënd, shikonin 5.000 besimtarë të cilët e kishin stërmbushur hapësirën e xhamisë Aja Sofia, duke kryer namazin e vet dhe duke rënë përtokë në harmoni, ritëm dhe rend të përsosur. Shushurima me rastin e përkuljes së tyre gjatë rënies në gjunjë, jehona e shuplakave të tyre që lëshoheshin në dysheme para vetes, ngritja e tyre e përbashkët bënin që valët e qeta dhe të thella të nderimit të tyre të përmbushin kupolën e gjerë dhe të ngritet drejt lartësive qiellore. Pamja ishte madhështore, e pakrahasueshme, dinjitoze, përkulëse dhe shprehte kuptimin e lirisë individuale, demokracisë, barazisë, pamje e cila nuk lejonte kurrfarë diskriminimi personal a klasor. Aty e kam parë shitësin nomad të qilimave, duke qëndruar krah për krah me pashën në veshje të shkëlqyeshme edhe atë pa frikë dhe nderime. Qëndronin bashkë, përkuleshin dhe binin