Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.12 | Page 9

Zgjimi Islam

dikur dhe sot

në sexhde në përkushtimin më të madh. Kam parë zezakë të trashë e“ të shëmtuar” duke qëndruar në namaz krah për krah me turqit më elegant të Stambollit. Kjo ishte kështu ngase Islami, që nga zanafilla ka përhapur vëllazërinë ndër muslimanë dhe këtë e ka mbajtur deri më sot.”
Këtë të vërtetë e pohojnë vet perëndimorët duke e përshkruar në këtë rast vetëm kryerjen e një riti fetar siç është namazi, e lëre më diçka tjetër nga jeta e përditshme e muslimanëve. Kjo harmoni në Islam konsiston e tillë duke pasur parasysh faktin se ai nuk është i ndarë nga jeta e përditshme e njeriut, por bashkëvepron njëtrajtësisht me shpirtin dhe trupin, me individin dhe shoqërinë. Sot vendet më me ndikim po i tërheqin pas vete njerëzit dhe civilizimet e shumta që kanë mbetur të përgjumura nga mospuna e tyre. Këta popuj po u shkojnë pas duke u dhënë pothuajse gjithçka që posedojnë të veçantë, edhe shpirtin dhe nderin e tyre. Manipulimi me ta është bërë më i lehtë sepse këta krerë të vendit nuk posedojnë përgjegjësi për popullatën e gjerë dhe për identitetin e tyre. Perëndimi me fjalët e tyre të mrekullueshme, me mashtrimet e maskuara aq bukur po i huton dhe po magjepsë njerëzit të cilët nuk po e shfrytëzojnë dhuratën e dhënë nga Krijuesi, mendjen për të vendosur dhe vepruar ashtu siç është e drejta dhe e vërteta. Kështu sot Perëndimi të gjitha vendet e botës i ka nën kontroll duke u bërë mbizotërues kryesor i tyre. Dikur kjo botë sundohej nga njerëz me arsye dhe me nderë, nga persona që flisnin dhe vepronin vetëm të vërtetën. Ata motivonin njerëzit për të punuar dhe vepruar sipas konditave të lejuara dhe të ligjësuar nga i Madhërishmi, Allahu Fuqiplotë. I varfëri posedonte të drejtë në pasurinë e të pasurit, i dobëti qëndronte nën ombrellën e të fortit, e kështu vazhdonte jeta me bukuritë dhe llojllojshmëritë e saja, të cilat, po qe i duhuri për t’ i shijuar do të kënaqej vazhdimisht me befasitë e bukura që jeta mund t’ i dhurojë. Pra, njeriu deri atëherë kur mendon me mendje të shëndoshë do të jetojë i qetë dhe i lumtur me arritjet e tija, pa u përzier askush tjetër që ka për qëllim shkatërrimin e tij. Po e shohim sot se njerëzit e kanë humbur aftësinë e të përceptuarit të së drejtës dhe të së gabuarës. Ata kanë mbyllur sytë dhe po vazhdojnë të ecin drejtë një humnere pa fund, por e fundit për ta.
Përpara se të vijë Islami nëpër vendet e ndryshme të botës, por edhe depërtimi i tij në Perëndim, aty jetonin njerëz të mbytur nga injoranca dhe fanatizmi. Jeta e tyre mund të shikohej vetëm si një objekt dëfrimi e kënaqësie, pa qëllime konkrete. Mosbarazia ndërmjet njerëzve dominonte kudo nëpër ato familje e shtëpi, qeveri e shtete. Padrejtësitë e panumërta që bëheshin nga më të pasurit dhe paria e vendit çdo ditë e më tepër po i mbyste të varfërit, skllavëria mbulonte ato troje. Armiqësia kishte arritur kulmin e të keqës, luftë bëhej pothuajse çdo herë. E drejta e femrës cenohej sikur edhe e drejta e jetës së saj. Ajo për shkak të gjinisë që posedonte, përjetonte tortura e sprova duke u varrosur edhe e gjallë nga prindi apo të afërmit tjerë. Ishte tmerri më i madh dhe më i shëmtuar që po ndodhte ndonjëherë në tokën plot bukuri. Zemrat e njerëzve ishin ngurtësuar dhe disa prej tyre edhe kishin vdekur për së gjalli, ato qëndronin në trupa të sëmurë nga zilia dhe mëria, nga hakmarrja dhe ligësia. Njeriu po asgjësonte llojin e tij. E si të jetë më keq se kaq? Shkenca shihej si armiku më i përbetuar i Kishës, njerëzit që merreshin me të ndiqeshin dhe vriteshin pa të drejtë. Këto e shumë të vërteta tjera përjetoheshin shekuj më parë. Islami që erdhi nëpër ato vende ndryshoi të kaluarën e mbrapshtë dhe të shëmtuar, shpërlau ndytësirat e shkaktuara në botë, pastroi mendjet e turbullta dhe shëroi zemrat e sëmura, ndërsa, trupave ua dha një shkëlqim të ri. Padrejtësitë një nga një filluan të evitohen. Skllavërimi u zhduk, e barazia ndërmjet njerëzve dominonte çdo ditë e më shumë me pranimin e Islamit si fe e vetme e cila ngritte qenien njerëzore duke i dhënë edhe femrës vendin e merituar në mesin e shoqërisë. Ishte ky Islam që bashkoi zemrat, urdhëroi vëllazërimin dhe dashurinë mes tyre, e Allahu për këtë në Kur’ an thotë:“ Dhe të gjithë së bashku kapuni fortë për litarin( Fenë dhe Kur’ anin) e Allahut e mos u përqani! Përkujtojeni dhuntinë e Allahut ndaj jush kur ishit të armiqësuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe me mëshirën e Tij u bëtë vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së Xhehennemit e Ai ju shpëtoi prej tij. Kështu Allahu ua sqaron argumentet e Veta, ndoshta merrni të mbarën!”( Kaptina: Ali Imran; ajeti: 103)
9