Zgjimi Islam rritje çdo dit e më shumë, e shumë dukuri të tjera negative u shndërruan në normale duke i shëruar më atë se ne jemi duke u integruar në shoqërinë evropiane! Çudi integrim apo asimilim, sepse integrimi për të cilin Islami na lejoj ai dallon nga ky integrim që ne jemi duke bërë sepse ky integrim shoqërinë tonë po e dërgon drejt humbjes së vlerave, identitetit dhe besimit. Cili duhet të jetë roli i vërtetë i muslimanit në një shoqëri të tillë? A të vetëmbyllet apo të integrohet duke marrur të mirat e duke lënë anët negative të saj? Muhammedi a. s ka thënë:“ Besimtari që hyn në kontakt me njerëzit dhe i duron shqetësimet që mund t’ i vijnë prej tyre, është më i mirë se një besimtar që nuk hyn në kontakt me njerëzit dhe nuk i duron shqetësimet që vijnë prej tyre”. Kjo sepse s’ do të ketë kurrfarë vlere një besimtar i moralshëm, i sinqertë i mbyllur brenda 4 mureve? Jomuslimanët integroheshin në shoqëri por nuk asimiloheshin. Këtë e tregon edhe vet fakti kur në Mekke u keqësua dhe vështirësua jeta e myslimanëve, atëherë Muhammedi a. s i urdhëroj që të shpërnguleshin në Abisini / Etiopi pasi që kishte dëgjuar se mbreti i Abisinisë ishte mbret i drejtë. Kur emigruan një pjesë e muslimanëve prej 40 deri 80 persona, atje qëndruan gati 10 vite, pasi Muhammedi a. s u shpërngul në Medine edhe ata që ishin në Abisini u nisen për në Medine, por tani numri i tyre ishte rritur me qindra mijëra, por çka ndodhi që u shumuan aq shumë? Ata ishin integruar në atë shoqëri por nuk ishin shkrirë, i mësonin si të punonin tokën dhe shumë gjëra të tjera, i ftonin vendasit në shtëpitë e tyre saqë vendasit dhe mbreti i Abisinisë i deshtën shumë. Po ne vallë, çfarë ju kemi ofruar njerëzve përmes fesë tonë Islame? Duke na imponuar kinse integrim për në Evropë neve na sollën plot vese negative të cilat po rriten çdo ditë e më shumë, vese të cilat përditë e më shumë po na mbajnë më largët nga ajo që mbrojtëm me përkushtim të madh gjatë kohës kur dëshiruan me dhunë të na e marrin. Zoti xh. sh. në Kur’ an thotë:“ Kthehuni tek Zoti juaj dhe nënshtrojuni Atij, para se t’ ju vijë dënimi, sepse atëherë nuk do të mund t’ ju ndihmojë kush. Ndiqni më të mirën e asaj që ju është shpallur nga Zoti juaj, para se t’ u vijë dënimi papritmas, pa e ndier atë”.[ 1 ]“ Thuaj:“ A doni t’ ju lajmëroj për ata që, më së shumti, humbasin nga punët e veta, për ata, përpjekja e të cilëve ka qenë e kotë në jetën e kësaj bote, ndërkohë që mendonin se po bënin vepra të mira?” Këta janë ata, që nuk kanë besuar në shpalljet e Zotit të tyre dhe në takimin me Të. Punët e tyre do të fshihen, andaj Ne nuk do të vëmë kurrfarë peshe për ta( për veprat e tyre), në Ditën e Gjykimit”.[ 2 ] Nëse njeriu e fiton kënaqësinë e Allahut xh. sh. në këtë botë nëpërmjet sjelljes dhe moralit të tij, Ai me siguri do ta mbrojë atë si në këtë botë ashtu edhe në të përtejmen. Megjithatë, nëse ai e humb këtë mundësi në këtë botë, ai do të pendohet për këtë gabim të tmerrshëm që nga momenti kur engjëjt e vdekjes do t’ i shfaqen atij. Ky gabim, që nuk ka gjasa që të përmirësohet, do të jetë shkaku i një pendimi të përjetshëm, përveç nëse Allahu xh. sh. dëshiron ndryshe. Në Kur’ an, Zoti xh. sh. e përshkruan pendimin që ndjejnë njerëzit në praninë e Tij si vijon:“ Ai do të thotë:“ Ah, sikur të kisha bërë diçka të mirë për jetën time!”[ 3 ]“... Ai thërriste:“ Ah! Sikur të mos i kisha shoqëruar Zotit tim askënd!”[ 4 ]“... Ah, sikur ta kisha marrë rrugën( e drejtë) me të Dërguarin!”[ 5 ] Një person i cili nuk do të donte t’ i shqiptonte këto fjalë i dëshpëruar, duhet që nga ky moment t’ i nënshtrohet Zotit të Tij dhe të jetojë në pajtim me parimet e përcaktuara nga Krijuesi ynë. Synimi ynë duhet të jetë Zoti xh. sh., orientim bota tjetër dhe rrugë Islami.
Referencat: ___________________________ [ 1 ] Kur’ an-i: Surja: Zumer; ajetet: 54-55. [ 2 ] Kur’ an-i: Surja: Kehf; ajetet: 103-105. [ 3 ] Kur’ an-i: Surja: Fexhr; ajeti: 24. [ 4 ] Kur’ an-i: Surja: Kehf; ajeti: 42. [ 5 ] Kur’ an-i: Surja: Furkan; ajeti: 27.
Faruk HOXHA / IV 17