Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.12 | Page 16

Zgjimi Islam

KUSH JAM UNË?

“ Shembulli i një besimtari është sikurse shembulli i një kalliri që qëndron në fushë e që tronditet nga era dhe pastaj kthehet në gjendjen e tij të parë, por qëndron në rrënjët e tij”.( Muslimi)
Sa herë që na rastisë rasti që të takojmë persona të panjohur shtrojmë pyetjen se kush është ky / kjo? Por kësaj radhe dëshirojmë t’ i parashtrojmë një pyetje vetvetes: Kush jam unë? Çka jam unë? Lexues i nderuar! Sigurisht në mendjen tënde do të thuash:“ Po, unë e di se kush jam, unë e di emrin tim, unë e di kombësinë time, unë e di besimin tim...!” Por nuk është e mjaftueshme që vetëm të dish si quhesh, nga je, apo çka beson, por që edhe t’ u përmbahesh atyre, të dukesh ashtu dhe ta mbrosh atë me përkushtim të plotë dhe krenari përballë çdo integrimi që gjendesh. Një tregim i vjetër popullor tregon që:“ Një herë ishin takuar Dielli dhe Era dhe dëshiruan që të matin forcën e tyre në ndryshimin e dukjes të një personi i cili kishte marr një rrugë, kishte kapelën në kokë dhe xhaketën me të cilën mbulonte trupin e tij. E para filloi Era duke fryre në drejtim të këtij personi që t’ i largonte kapelën dhe xhaketën e tij, por udhëtari posa vërejti qe po fryn era përthekoi të gjitha kapëset e xhaketës. Atëherë Era e pa se forca më të cilën po fryn në drejtim të tij nuk është e mjaftueshme atëherë filloj të fryej edhe më tepër por udhëtari mbante me dorë kapelën, strukej dhe mbrohej edhe më tepër nga Era, atëherë era tërhiqet nga praktika e saj dhe i lejon Diellit që ai të provojë. Edhe Dielli sikur Era kishte të njëjtin qëllim që ta ndryshonte dukjen e këtij udhëtari por duke përdorur një mënyrë tjetër nga ajo që përdori me herët Era. Ky filloi të lëshonte rrezet e tij që dukeshin të bukura dhe në vete bartnin ngrohtësi që i ofronin udhëtarit kënaqësi dhe gëzim por ngadalë-ngadalë Dielli filloi që rrezet e veta t’ i ngrohte dhe t’ i bënte me të nxehta sa që edhe udhëtari vetë filloi ta hiqte kapelën, të zhvishte xhaketën dhe kësisoi arriti qëllimin që kishte për këtë udhëtar. I dashur lexues! Nëse shikojmë se kush ishim ne deri në vitet e 90’ ta dhe kush jemi pas viteve të 90’ ta, vërtetë do të shohim ndryshime të mëdha. Ddikush mund të thotë se është e natyrshme që kemi dallim të madh pasi që shkenca dhe teknologjia kanë ndryshuar nga ato kohë tani shkenca dhe teknologjia kanë përparuar dhe janë zhvilluar më shumë nga ato vite. Këtu edhe unë pajtohem, por ne nuk kemi për qellim dallimin tonë në aspektin ekonomik dhe shkencor por në atë të identitetit tonë. Nëse shohim rrethanat para e viteve 1998-99 se si ishin dhe si e mbronim identitetin dhe besimin tonë përkundër dhunës që
16 ushtronin ata të cilët dëshironin t’ i zhduknin ato dhe ne me përkushtimin më të madh e mbrojtëm nderin, familjen dhe shoqërinë. Shembujt nga e kaluara na mësojnë se si rinia jonë mbronte moralin, ishte larg veseve të liga si: droga, alkooli, prostitucioni, se si e mbronin besimin dhe përkushtimin ndaj Zotit. Shpeshherë dëgjojmë tregime nga ato kohë se si kanë agjëruar fshehurazi nga komunistët të cilët në hyrje të çdo vendi pune i prisnin me një llokum dhe gotë uji, jo për t’ i nderuar por për t’ ua prishur agjërimin e tyre, se si mbanin cigaret e ndezura në gojë për t’ u dukur që nuk agjëronin, ndërsa gratë dhe burrat që punonin tokat në kohen e verës, që korrnin drithërat me drapër dhe mbanin agjërimin e tyre dhe lidhjen me Zotin dhe tregime tjera që dëshmojnë një gjë të tillë. Por sot kur ai zullumqar nuk është më, nga viti 1999 e këndej jemi më afër lidhjes me Zotin dhe dukemi që i përkasim besimit në Zotin Një. Nëse dalim në rrugët e cilitdo qytet të shtetit tonë veshjen të cilën e kanë motrat tona është tmerruese, nëse dikush e frekuenton për herë të parë kur të sheh veshjet e tyre menjëherë do të pyes: a ka bregdet këtu afër? E sigurisht se në qytetet tona ka bregdet por s’ ka det. Pastaj numri i atyre që përdorin drogën shkon në