Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.12 | Page 18

Zgjimi Islam

Dimensioni social i adhurimeve

Feja përbën njërën nga forcat më të fuqishme që ndjehet thellë dhe që ka ndikim të madh në shoqërinë njerëzore. Ajo i trajtëson marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe ushtron ndikim të bujshëm mbi familjet, bashkësitë, mbi jetën ekonomike, politike, etj. Islami si fe nuk është plotësisht besim emocional i cili qëndron i shkëputur nga fusha reale e jetës njerëzore. Materialja dhe shpirtërorja nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën në Islam. Përderisa mistikët vazhdimisht theksojnë anën religjioze të Islamit, racionalistët në anën tjetër, theksojnë anën e kundërt me atë të religjiozes, Islami nuk ka një qasje të tillë. Alija Izetbegoviç këtë më së miri e ilustron me shembullin e abdestit. Mistiku do ta definonte abdestin si pastrim fetar me domethënie simbolike, thotë Izetbegoviç, përderisa racionalisti do ta reduktonte ekskluzivisht në higjienë. Por, Islami është balancë e të dy pikëpamjeve. Në mesin e shumë definimeve sociale, filozofike, që i bëhen Islamit duke u munduar që të shpjegohet dhe vihet në pah universilatiteti apo edhe multidimensionaliteti i tij, është edhe ai i Sejjid Kutbit, i cili Islamin e definon si sistem për jetën praktike, koncept ideologjik, bazë etike, sistem politik, ekonomik, filozofik, rend shoqëror, etj. Fokusi i këtij shkrimi qëndron në gjetjen e dimensionit social tek katër shtyllat e fesë islame. Çdonjëra prej këtyre shtyllave praktike të adhurimeve Islame ka dimension të dyfishtë, atë individual dhe kolektiv. Një pjesë e madhe e ajeteve kur’ anore drejtuar besimtarëve janë në shumës:‘ O ju që keni besuar”, dhe kur muslimani reciton kaptinën hyrëse në Kur’ an në çdo rekat të namazit, ai veten e paraqet si anëtar të bashkësisë:“ Vetëm Ty të adhurojmë, dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë. Udhëzona në rrugën e drejtë”. Për muslimanët, zbatimi çdo ditë i fesë ngjall ndjenjën e të qënit anëtarë i bashkësisë. Ky dimension është pjesë përbërëse e besimit dhe e mënyrës islame të jetesës, të cilët forcohen, formësohen dhe drejtohen nga kjo ndjenjë bashkësie. Përvojat fetare të përbashkëta të grupit dhe ritualet vazhdimisht e riprodhojnë dhe e përcjellin te brezat e ardhshëm ndjenjën kolektive për atë se“ kush jemi” dhe se“ ç’ kuptim ka të jesh njëri prej nesh”.
NAMAZI- Jo vetëm namazi, por edhe tri shtyllat tjera, si agjërimi, zekati dhe haxhi, përpos që janë adhurime që kërkohen nga çdo individ musliman të zbatohen, ato kanë edhe përfitimet e tyre kolektive. Nga tradita profetike e dijmë që namazi me xhematë është më i vlefshëm tek Allahu xh. sh. sesa ai individual. Namazi me xhematë nuk është vetëm një tubim njerëzish për lutje të përbashkët, por edhe për takime të drejtpërdrejta personale.
18
Ai tubim është një shkollë e përditshme e bashkimit, barazisë, bashkësisë dhe e vullnetit të mirë. Këtë tendencë‘ shoqërore’ të namazit e përmbyllë Xhumaja. Ajo është në mënyrë të theksuar namaz qytetar,‘ politik’. Namazi i xhumasë është riforcim i vetëdijes grupore, dhe shprehje e solidaritetit social. Ndërsa namazet e bajramit dhe festimi janë ngjarje kolektive për komunitetin musliman.
FESTAT- Islame janë unike. Përveç karakteristikave të tyre të larta morale dhe shpirtërore, këto dy festa kanë edhe vlera të tjera:- çdo Bajram është një festim i përgjithsëm i arritjeve të çdo individi në shërbim të Zotit. Bajrami i parë vjen pas një muaji të plotë të agjërimit. Bajrami i dytë shënon mbarimin e haxhit në Mekke.- çdo Bajram është ditë falënderimi. Ndjehet fryma shoqërore, humanitare. Kjo frymë shoqërore shënon kulmin me rastin e prerjes së Kurbanit dhe shpërndarjes së tij tek nevojtarët në njërën anë, dhe dhënien e lëmoshës në anën tjetër.
XHAMIA- Historiani grek Plutarku ka thënë:“ Gjatë historisë ka mundësi të ndodhë që të ketë qytete pa fortifikata, shkolla, pallate luksoze, por asnjëherë nuk është hasur ndonjë qytet pa faltore”. Kjo lë të kuptojë për rolin dhe rëndësinë e faltores në jetën sociale. Xhamia ka rolin e një qendre për zhvillimin e komunitetit. Muhammedi a. s. pasi që migroi në Medinë, xhamia ishte gjëja e parë të cilën e ndërtoi. Xhamia e Muhammedit a. s. luante role të shumëfishta. Ajo ishte rezidencë e shtetit, aty pranoheshin delegatë, arriheshin marrëveshje, nënshkruheshin kontrata, strehoheshin të varfëfit dhe njerëzit në nevojë, shëroheshin të sëmurët, ishte vend ku merreshin informatat, vend relaksimi, dhe shërbente si vend për adhurim. Në kohën e Muhammedit a. s. xhamia ka luajtur rolin e edukimit- shkollës. Pastaj ka qenë vendi ku është bërë distribuimi i pasurisë. Për dallim nga shekujt e hershëm të Islamit, xhamia sot tek ne më shumë, ose krejtësisht, luan rolin e vetëm një vend-adhurimi, i cili hapet pesë herë në ditë, dhe pastaj rri i mbyllur dhe i paqasshëm për individin, apo grupet e ndryshme. Merjem Kanmaz është një studiuese e cila ka shkruar për rolin social të xhamisë. Ajo ndalet tek roli që xhamitë luajnë sot për emigrantët muslimanë, dhe thotë së hulumtimet në vendet evropiane tregojnë se xhamitë nga një element i rëndësishëm dhe i nevojshëm në rrjetin social të emigruesve muslimanë, me mbështetjen e nevojshme dhe infrastrukturore, kanë një ndikim pozitiv në