dhjetë vite të tjera për të arritur shkallën e Fakihit( mjeshtër-magjistër), që është ekuivalent me doktoratën bashkëkohore. Titujt fakih( mjeshtër), myfti( shpjegues i mendimeve sheriatike) dhe myderriz( profesor) u përkthyen shumë vonë në gjuhën latine si magjistër, profesor dhe doktor.
Dallimi ndërmjet edukimit dhe arsimimit
Edhe pse edukimi dhe arsimimi përdoren si sinonime, megjithatë ato shprehin dy gjëra të ndara dhe të ndryshme në veten e tyre. Ndoshta çështja qëndron në kodin tonë gjuhësor, në të cilin kod fjalët i edukuar dhe i arsimuar aludojnë në dy gjëra me konotacion të ndryshëm.
Dallimet kryesore mes edukimit dhe arsimimi janë:
- Arsimimi përfshin vetëm anën mentale të njeriut, zhvillimin e njohurive dhe informacioneve të cilat arrihen përmes potencialit mendor, ndërsa edukimi përfshin një sferë më të gjerë të zhvillimit të personalitetit dhe karakterit njerëzor.- Arsimimi i ofron njeriut mësimin e ndonjë profesioni të caktuar apo zanat, ndërsa edukimi e përgatit njeriun që ta kuptojë jetën në përgjithësi.- Arsimimi përfshin një periudhë të caktuar kohore, ndërsa edukimi e shoqëron njeriun gjatë tërë jetës.- Edukimi synon qëllime të mira dhe fisnike, ndërsa arsimimi nganjëherë mund të jetë për qëllime vetjake dhe satanike të individit në dëm të shoqërisë.- Edukimi konsiderohet synim dhe objektiv human, ndërsa arsimimi është mjet përmes të cilit mund të arrihet deri tek edukimi apo te ndonjë profesion i caktuar.
Përpos një ndarjeje ekzistuese mes edukimit dhe arsimimit, është edhe një ndarje tjetër mes kulturës dhe qytetërimit. Një analizë të hollësishme mes këtyre dy termeve e bën edhe Alija Izetbegoviqi në librin e tij të njohur Islami ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit. Civilizimi arsimon, kultura edukon – thotë Izetbegoviq. I pari kërkon mësim, e dyta meditim.
Shkencëtari që konstrukton tipin e ri të aeroplanit ose që në kokën e vet përpunon detajet e projektit të ndonjë ure a të ndonjë konstruksioni, nuk mediton. Ai mendon, hulumton, verifikon, krahason dhe këto, veç e veç, as të tërat bashkë, nuk janë meditim. Mediton murgu, poeti, mendimtari, artisti.
Në vazhdën e analizës së tij, Izetbegoviqi dallon arsimimin ekzakt dhe klasik. Arsimimi shkollor në botën e civilizuar është tepër intelektual, shkencor, kurse tepër pak shpirtëror, humanist. Nëse përdorim termat e zakonshëm, mund të thoshim se është tepër ekzakt dhe fare pak klasik.
Një shembull shumë ilustrues që e jep Izetbegoviqi për ta argumentuar ekzistimin e dallimit mes edukimit dhe arsimit është ky: Dy fuqitë më të mëdha shkencore të botës – SHBA dhe BRSS – janë dy fuqitë më të mëdha ushtarake, por nuk janë edhe dy vendet më të kulturuara në botë.
Ndarjet, dallimet mes materies e shpirtërores, civilizimit e kulturës, arsimimit e edukimit janë të rrezikshme. I pari me të dytin do të duhej të ishin bashkë në mënyrë që të jetë një tërësi e kompletuar.
Merjeme GASHI / II
Zgjimi Islam 7