Islam. Prandaj, është pasaktësi të flitet, vetëm mbi
qytetërimin e Evropës”. Sami Frashëri në veprën e
tij Qytetërimi Islam, ndër të tjera, thotë se “është
e papranueshme, që të pajtohemi me faktin se në
periudhën 10-shekullore, në mes qytetërimit grek,
që është më i vonshmi i atyre qytetërimeve të lashta
dhe qytetërimit të sotëm evropian, rruzulli tokësor
ka mbetur i zhveshur dhe pa qytetërim. Përkundrazi,
kjo periudhë ka qenë e stolisur me qytetërimin më
të plotë dhe më të përsosur, që është QYTETËRIMI
ISLAM.
Orientalistja gjermane Zigrid Honke në
“Dielli arab lind mbi Perëndimin” tregon për kontributin e jashtëzakonshëm të qytetërimit islam.
Kjo gjermane, pranon gjithashtu fshehjen e faktit,
rreth rëndësisë dhe mundit civilizues të arabëve, nga
ana e shkencëtarëve evropianë, duke thënë: “Edhe
përkundër rëndësisë dhe kontributit të arabëve, kush
lexon njëqind libra historikë, në nëntëdhjetë e tetë
prej tyre, nuk gjen të jetë përmendur ndonjë emër
arab.”
Trashëgimia greke e përzier me trashëgiminë
arabo-islame, është ajo e cila arriti në Evropë, dhe e
ndihmoi atë të dilte prej injorancës së saj të errët të
mesjetës, në atë që njihet me kohën e Renesancës.
6 Zgjimi Islam
Më herët pamë se sistemi i edukimit evropian
kishte zanafillën në periudhën romake si dhe rol të
madh më vonë kishte luajtur edhe krishterimi. Ndërsa, në Lindjen e Mesme, edukimi nuk ishte i shprehur
para Islamit. Gadishulli Arabik karakterizohej nga
luftërat fisnore dhe nga një degradim moral gjithëpopullor. E vetmja gjë që e karakterizonte civilizimin
arab para islamit ishte poezia e cila ishte e zhvilluar
në çdo kënd dhe në çdo fushë.
Megjithatë, gjendja ndryshoi krejtësisht pas
ardhjes së Islamit, aty rreth gjysmës së parë të shekullit VII. Institucioni i parë i themeluar për edukim
ishte medreseja, e cila u themelua nga dinastia selxhuke në shekullin VIII.
Universiteti i Karvijinit në qytetin Fes të
Marokut ishte Universiteti i parë në rruzullin tokësor,
i cili filloi të lëshonte diploma universitare nga viti
859 dhe si i tillë theu rekordin botëror dhe hyri në
librin e Genisit si universiteti më i lashtë në botë.
Përveç kësaj, Universiteti Al-Az’har i themeluar në vitin 975 ishte universiteti i parë që ofroi
diploma posdiplomike në fusha të ndryshme. Kështu
origjina e fakultetit katërvjeçar rrjedh pikërisht nga
sistemi islamik mesjetar, ku brenda katër viteve
studenti përfundonte fakultetin dhe i duheshin edhe