depërtimit të krishterim it. Murgjit dhe manastiret kishin një ndikim mjaft të madh jo vetëm në çështjet fetare, por edhe ato politike. Murgjit dhe manastiret konsideroheshin burimet kryesore të edukimit. Kisha katolike konsiderohej si institucioni kryesor që kishte ndikim kulturor përmes rrjetit administrativ të priftërinjve. Problemi qëndron se sistemi i edukimit i Kishës katolike ishte sistem njëkahor edukues, i cili ishte i fokusuar vetëm në aspektin fetar kishtar dhe çdo ide tjetër që vinte në kundërshtim me mësimet kishtare, qoftë edhe e dobishme dhe e saktë, ajo e refuzonte si të kotë dhe heretike.
Sikurse edhe në botën islame, gjithashtu edhe në Perëndim para periudhës së sekularizimit, apo modernizimit gjatë Renesancës dhe shekullit XVII, edukimi ishte i ndërlidhur me fenë përderisa institucionet edukative kontrolloheshin qoftë direkt apo indirekt nga Kisha. Shkollat në Evropën pri-moderne synonin të edukojnë të rinjtë sipas mësimeve teologjike, filozofike, ligjore dhe etike të kishës. Në mesjetën e hershme vetë institucionet edukative islamike filluan të kenë një influencë, sidomos në fushën e edukimit të lartë, mbi homologët e tyre perëndimorë përmes Spanjës, Sicilisë, Francës si dhe Italisë.
Ndërkaq, qysh në fillim të zhvillimit të modernizmit, megjithatë, pjesa më e madhe e institucioneve edukative, edhe pse jo tërësisht, u rrëmbyen nga forca e modernizmit dhe edukimi modern për t’ u bërë mjeti më i rëndësishëm për ta çuar më tej sistemin me vlerë të botës moderne, për përhapjen e sekularizmit dhe për të kritikuar pikëpamjet fetare.
Gjatë kohës së Renesancës u bë ndarja e fesë nga shkenca, duke e konsideruar fenë si të prapambetur. Shkaku kryesor i kësaj ndarjeje ishte qasja shkencore ndaj krishterimit, respektivisht periudha iluministe evropiane e cila u mundua që religjionin e krishterë ta studionte dhe ta shpjegonte përmes perspektivës shkencore. Sistemi i edukimit perëndimor u transformua nga qasja religjioze, mbi të cilën ishte themeluar, në qasje laike-sekulare, joreligjioze për të kaluar më vonë në frymën antireligjioze. Si rezultat i kësaj ndodhi që gjatë mesjetës kisha të ekzekutonte shumë mendimtarë dhe shkencëtarë siç ishte rasti me Galileo Galilein apo Xhordano Brunon.
Historia zyrtare e kapërcen krejtësisht periudhën e një qytetërimi lulëzues, një qytetërimi disashekullor ku lindën shkenca të reja të panjohura më herët. Bertrand Rasel, filozofi i famshëm anglez, thotë:“ Fraza, shekujt e errët të Mesjetës, ndërmjet shek. 7-10, ka të bëjë vetëm me Evropën. Në atë kohë, prej Indisë deri në Spanjë, shkëlqente qytetërimi
Zgjimi Islam 5