Edukimi
Zanafilla dhe historiku i edukimit
Sipas Emile Durkheimit edukimi është diçka shoqërore dhe si rezultat çdo shoqëri, çdo epokë historike ka krijuar sisteme të veçanta edukimi. Nëse
tërë historinë e ndajmë në vija të trasha në antikitet,
mesjetë dhe epokë moderne, i bie që në antikë,
edukimi spartan ka qenë i drejtuar në edukimin e
frymës ushtarake. Ndërsa, shtet-qyteti i Athinës,
që kishte një sistem tjetër të qeverisjes, ka kultivuar
vlera tjera edukative, si mençuri, urti dhe vlera morale, prandaj ka arritur një lulëzim në të gjitha sferat
e jetës.
Ndërkaq, mesjeta ka kultivuar vlera të edukimit që
përkonin me religjionin, krishterimin e që këto ishin
misticizmi religjioz, teologjizmi dhe shumë vlera
arkaike të jetës.
Epoka moderne ka sjellë në skenën politike ide të
reja, të lirisë dhe barazisë për të gjithë, vëllazëri
mes njerëzve, të cilët sjellën orientimin kah arsyeja,
shkenca dhe modernizimi permanent i edukimit.
Që nga viti 1952, neni 2 i Protokollit të Konventës
Evropiane për të Drejtat e Njeriut i obligon të gjitha
palët që të garantojnë të drejtën e edukimit. Sa i përket nivelit botëror, Konventa Ndërkombëtare për të
Drejta Ekonomike, Sociale dhe Kulturore e vitit 1996
garanton të gjitha të drejtat e edukimit nën artikullin
e 13.
Sa i përket zanafillës së edukimit, profesori i mirënjohur Dieter Lenzen, dikur kryetar i “Freie Universität” të Berlinit, pohon se “edukimi ka filluar
ose para miliona vitesh ose në fund të viteve 1770”.
Ai me këtë ka për qëllim të pohojë se në qoftë se
edukimin e konsiderojmë si shkencë që ka filluar aty
rreth 1770, atëherë sigurisht edukimin nuk mund
ta ndajmë nga format e tij të hershme tradicionale që kanë ekzistuar shumë kohë më parë.
Edukimi është rezultat i civilizimeve të hershme si përpjekje për të mbijetuar dhe ruajtur
traditën, religjionin dhe kulturën; mësimi
privat është një nga karakteristikat kryesore të
edukimit. Persona të rritur të caktuar i trajnonin
të vegjlit, të cilët kur aftësoheshin ua transmetonin brezave me radhë atë që kishin mësuar
nga paraardhësit.
Sa i përket historikut të edukimit dihet se
4 Zgjimi Islam
edukimi tradicional zakonisht ishte një përcjellje
orale e ngjarjeve, historive dhe legjendave të ndryshme. Gjuha popullore më vonë u zhvillua dhe u
transformua në shenja e simbole të shkruara dhe si
rrjedhojë u paraqitën edhe shkollat-mësonjëtoret e
para. Mësonjëtoret e tilla, për herë të parë në botë, u
paraqitën në Egjiptin e lashtë ndërmjet viteve 3000
dhe 500 p.e.s.
Duke filluar nga viti 3500 p.e.s. u paraqitën sisteme
të ndryshme shkrimesh. Alfabeti më i njohur është
alfabeti hieroglif, i cili u shfaq aty rreth vitit 2000
p.e.s. në Egjiptin e Lashtë. Më pas, rreth shekullit të
11 p.e.s., u shfaq edhe alfabeti fenikas i cili u adoptua
nga grekët e vjetër të cilët e zhvilluan alfabetin e tyre,
kurse më pas edhe latinët, duke adoptuar alfabetin
grek, përpiluan alfabetin e tyre të veçantë. Pasardhës
i alfabetit grek, me disa karakteristika të veta, është ai
cirilik i cili më vonë u adaptua nga rusët dhe popujt
e tjerë me prejardhje sllave. Alfabeti fenikas, në
anën tjetër, u adoptua edhe nga populli aramik gjatë
lashtësisë në Lindjen e Mesme dhe si rrjedhojë e atij
alfabeti u shfaqën dy alfabete të tjera, ai hebraik dhe
arab.
Natyrisht rolin kryesor në zhvillimin e këtyre sistemeve të shkrimit e patën institucionet dhe elitat e
ndryshme udhëheqëse fetare. Kina,
Japonia, India e zhvilluan
alfabetin e vet si rrjedhojë e
teksteve religjioze.
Sa i përket Evropës dhe
botës perëndimore, zanafilla e
edukimit në përgjithësi kthehet
tek sistemi i edukimit romak
të zhvilluar gjatë Perandorisë
Romake, aty rreth vitit 4 p.e.s.
Më vonë, sistemi i edukimit
në Evropë pësoi ndryshime
të mëdha për shkak
të