Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.11 | Page 8

PARAGJYKIMI dhe ndikimi i tij në shoqëri Qysh nga kohët e lashta e deri sot janë cenuar të drejtat dhe liritë e njerëzve. Në këtë mënyrë janë shkaktuar konflikte të ndryshme me përmasa të mëdha, mes racave, grupeve dhe individëve. Prandaj paragjykimi është një qëndrim për të cilin psikologët socialë shfaqin interes të veçantë. Paragjykimi është një gjykim i pabazë, gjykim pa fakte ose thënë më mirë gjykim i krijuar me bindje. është një formë shumë e ngurtë dhe negative e mendimit, e drejtuar zakonisht ndaj dikujt apo diçkaje. Në shumë raste njerëzit I kushtëzojnë veprimet e veta në bazë të paragjykimeve duke u sjellë me antipati me personat e grupit tjetër. Kjo është si shkak i mosngjasimit në pamjet fizike, në shijet, interesat, besimet, qëndrimet dhe në vlerat e tyre. Shumë nga paragjykimet mbështeten në kulturën dhe traditat e njerëzve. Psikologët kanë zbuluar ndryshime midis rajoneve, kulturave dhe grupeve në qëndrimet e paragjykuara. Këto lloje bindjesh (mendimesh) përcillen brez pas brezi, varësisht nga lloji i edukimit të njeriut. Institucioni i parë dhe më i rëndësishëm i cili luan rolin kryesor në edukimin e njeriut është familja. Njeriu nga informacione të tilla ndikohet qysh në fëmijëri. Si fëmijë, këto informata i merr nga prindërit edhe atë në dy mënyra: në mënyrë direkte kur prindërit i ngulitin fëmijës mendime negative për një person a grup personash dhe në mënyrë indirekte kur fëmija i dëgjon këto biseda në mesin e familjarëve. Kështu, i përvetëson mendimet dhe qëndrimet e të rriturve dhe mundohet t’i zbatoj po në mënyrën e njëjtë, drejtuar personit apo grupit për të cilin bëhet fjalë. Që të dyja metodat e lartpërmendura me të cilat informohet fëmija kanë efekt shumë negativ në edukimin dhe në krijimin e personalitetit të tij. Paragjykimi është një sëmundje e cila gjen vendin e përshtatshëm te personat me karakter të dobët. Shumica e personave të tillë janë të luhatshëm dhe ndikohen nga paragjykimet e të tjerëve duke u bërë edhe vetë pjesë e kësaj sëmundje. 8 Zgjimi Islam Për shembull disa njerëz arrijnë pozita të mira në shoqëri, arrijnë standarde të larta dhe nuk interesohen për të tjerët me pozitë më të vështirë dhe me standarde më të ulëta. E kur atyre u flitet për çështje humane, ata mburren me veten e tyre dhe paragjykojnë të tjerët se vet janë fajtorë për fatin e tyre. Gjykojnë të tjerët pa fakte bazë e duke mos pasur parasysh rrethanat në të cilat gjendet shoqëria dhe nevojën e shumë njerëzve për ndihmë. Ndërsa në Islam, askush nuk mund të shkojë më tutje, përkatësisht, nuk mund të përparojë, e as të mbetet prapa, përveç sipas nivelit të njerëzisë dhe devotshmërisë së tij. Shoqëria Islame është e vetmja shoqëri te e cila akideja përfaqëson lidhjen e bashkimit themelor dhe e cila e konsideron akidenë të vetmen mënyrë për ta fituar shtetësinë që i tubon në vete të ziun e të bardhin, të kuqin e të verdhin, arabin, romakun, persianin, abisini-anin dhe të gjitha kombet e tokës në një Ummet. Disa të tjerë nuk mund të realizojnë vëzhgim psikologjik për të tjerët, prandaj në vlerësimin e personalitetit mbështeten te dukja. Në këtë mënyrë kur një person nuk ngjason me shijen, bindjen dhe interesat e tyre, ata e paragjykojnë të pa arsyeshme prezencën e tij në shoqëri. Gjithashtu, një lloj i paragjykimeve i cili ka shkaktuar probleme të mëdha në shoqëri është paragjykimi racor. Ka raste kur qeveria ka kërkuar ndihmën e psikologëve për t’u marrë me paragjykimin racor, i cili është një problem real për një vend shumëracor, i cili i është përkushtuar idealit të të drejtave dhe shanseve të barabarta të individëve. Psikologët në shekullin XX kanë zbuluar se një nga metodat më të suksesshme për të hequr dorë nga paragjykimet është ta vesh personin me paragjykime të bashkëveprojë me njerëzit që ai nuk i pëlqen. Teorikisht bashkëveprimi duhet të jetë i tillë që të kërkojë bashkëpunim për arritjen e qëllimeve të caktuara. Për shembull, Keneth Clark Universitetit të qytetit New York ka themeluar një firmë për të nxitur