36
Shpejtoni në ISRA dhe MIRAXH!
( Hasan Basriu, Allahu e mëshiroftë thotë:“ O biri i Ademit! Si të të zbutet zemra kur brenga jote është si të arrish te fundi i sures?)
Ngjarjet historike, nëse konceptohen brenda kornizave të botëkuptimit nacional ose kulturës botërore, s’ do mend se do të jenë të kufizuara edhe në aspektin gjeografik edhe në atë historik. Të kuptuarit e islamit si një etapë në histori, si një moment në historinë e mendimit, do të thotë të kufizuarit e këtij fenomeni( mbikohor A. P.) me“ kohën”. Çdo ngjarje në Kuran ka kuptimin kohor, kohën kur ka ndodhur ngjarja, gjithashtu kuptimi po i asaj ngjarjeje ka edhe kuptimin bashkëkohor. Ngjarjet të cilat kanë ndodhur atëherë nuk do të ndodhin edhe tash të njëjtat, por nga ato ngjarje kemi mësime për të cilat duhet të meditojmë. Nga këndvështrimi islam besimi arrihet në formën besim me zemër dhe pohim me gjuhë, pra vendi i vërtetë ku shfaqet besimi nuk është mendja, por zemra, qendra e ndjenjave. Kjo pikë është shumë e rëndësishme, sepse besimi është një ndjenjë sublime, një ndjenjë e lartë. Mendja nuk është gjë tjetër përveçse një mjet që na duhet që të mbërrijmë te ndjenja e besimit dhe për të kaluar nga nivelet e caktuara në fillim të kësaj rruge. Po që se të vërtetat hyjnore që pranohen me mendje dhe vërtetohen me logjikë nuk besohen edhe me zemër, atëherë ky nuk është një besim i vërtetë. Për sa kohë që besimi nuk zë vend në zemër, ai nuk shndërrohet në veprim dhe nuk u jep drejtim sjelljeve. Për këtë shkak të njohësh të vërtetat hyjnore nuk do të thotë vetëm t’ i depozitosh ato në mendje, por të veprosh në përputhje me to duke zbërthyer enigmën e jetës dhe të rregullit të madh në univers si rezultat i meditimit dhe ndjeshmërisë. Ai që e arrin ta bëjë këtë gjë, ka një zemër të ndriçuar me dritën e besimit. Hasan Basriu thotë:“ Ata para jush Kuranin e shikonin mesazh nga Zoti i tyre, e meditonin gjatë natës dhe e zbatonin gjatë ditës”. Edhe tema e Israsë dhe Miraxhit nuk bën të na ikë pa kuptuar asgjë nga ajo, apo vetëm ta dimë historinë e ngjarjes dhe të mjaftohemi me këtë. Në Kuran kjo ngjarje ceket kështu. Zoti thotë:“ Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit( Qabesë) gjer në Mesxhidi Aksa( Bejti Mukaddes), rrethinën e së cilës Ne e kemi
Zgjimi Islam bekuar,( ia bëmë këtë udhëtim) për t’ ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëvëzhguesi”.( Isra: 1) Kjo ngjarje, e cila quhet Isra( udhëtim nate prej Mekës deri në Mesxhidul Aksa, Jerusalem) dhe Miraxh( ngjitje në sferat e larta qiellore), përmendet si në Kuran ashtu edhe në hadithet e Pejgamberit a. s. na bënë që atë ta kuptojmë si: ejani të shpejtojmë duke udhëtuar( Isra), dhe nga ky udhëtim ne të ngrihemi në çdo aspekt, si në atë imanor, intelektual, ekonomik e social( Miraxh). Sa herë në vit na vjen kjo ngjarje ne duhet të ndalemi dhe të mendojmë a jemi duke ecur rrugës drejt Zotit