Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.11 | Page 37

apo ndoshta e sotmja është më e keqe se e djeshmja. Pika e parë që ne mund të fitojmë nga kjo ngjarje është tek fjala “ISRA”, e cila na bën ta kuptojmë se udhëtimi ka qenë i largët dhe në cakun e fundit është takuar me pejgamberët dhe është bërë udhëheqës i tyre. Kjo ngjarje na përkujton se duhet të punojmë, të udhëtojmë larg e larg gjer në fund të botës dhe të jemi nga të parët e të gjithë popujve, të nderuar e të respektuar. Pika e dytë është kur “…Atë natë ndodhi ngritja në Bejtu-l-Mukaddesi në qiellin e parë, nën udhëheqjen e Xhibrilit. Aty takon Ademin a.s., babanë e gjinisë njerëzore” (dhe kështu me radhë pejgamberët e tjerë). Kjo ngjarje na përkujton se të gjithë pejgamberët e Zotit janë në mënyrë zinxhirore të lidhur njëri mbas tjetrit dhe se ne jemi të gjithë nga Ademi a.s., pra kemi referenca hyjnore. Kurse sa i përket bisedës me Musën a.s. “…Musa i tha: Kthehu te Zoti yt dhe lute t’ia lehtësojë ummetit tënd” (fjala ishte që pesëdhjetë kohë namaz të bëhen pesë), nga kjo mësojmë se provoja e bën të veten, duhet të marrim mësim nga ata që kanë kaluar me herët në atë që ne kalojmë në të ardhmen. Pika e tretë është kur “Pejgamberit gjatë ngritjes së tij iu ofruan dy gota: njëra me qumësht, tjetra me alkool, Pejgamberi a.s. e zgjodhi qumështin dhe u përgëzua nga Xhibrili a.s.”. Qumështi dhe alkooli paraqesin dy gjëra. Qumështi është i natyrshëm kurse, alkooli i panatyrshëm. Kjo na bën të kuptojmë dy gjëra, se ne jemi në rrugën e drejtë dhe jemi të natyrshëm, dhe ata që zgjedhin tjetër rrugë “..sikur ta kishe marrë verën, atëherë ummeti yt do të ishte i përçarë (i larguar nga rruga e drejtë), pra do të shkojnë në shkatërrim. Pika e dytë nga ngjarja në fjalë, themi se në këtë dynja o njeri kanë për t’u ofruar shumë gjëra të mira dhe të këqija, atëherë zgjidhe të mirën, të bardhën, të natyrshmen që të jesh i shpëtuar. Pika e katërt që nxjerrim nga tregimi i Isras dhe Miraxhit është ndodhitë e shumta që i kanë ndodhur Pejgamberit a.s. gjatë këtij udhëtimi. Ka parë gjëra shumë të çuditshme, por ne nuk e kemi temën t’i përmendim ato. Nga kjo ngjarje ne përfitojmë se ai njeri që merr rrugën e drejtë të së vërtetës dhe dijes do të hasë në shumë ndodhi. Do të ketë njerëz që e urojnë dhe e përshëndesin “...E përshëndet me selam e ai ia kthen me mirëseardhje dhe i përgjigjet me selam dhe e pranon pejgamberin e tij”. Në anën tjetër nëse e merr rrugën drejt të vërtetës, ke për të parë ngjarje të çuditshme por mos u trishto vazhdoje udhëtimin dhe mos pyet për to përderisa të përfundojë udhëtimi yt, pra deri sa ta arrish shkallën e diturisë atëherë pyet dhe mëso. Pika e pestë dhe e fundit është kur: “ Të nesërmen, porsa agon, Pejgamberi a.s. e njoftoi popullin e vet se Allahu xh.sh. atë natë ia ka treguar disa nga fshehtësitë e Veta”. Pejgamberi a.s. kur erdhi në tokë ia tregoi popullit të vet atë se çfarë i ka ndodhur, dhe shumë pak i besuan, kurse i pari që i besoi ishte Ebu Bekri r.a., i cili u quajt “Siddik”. Pas gjithë arritjeve tua, në këtë botë edhe për botën tjetër ke për të pasur shumë kundërshtar dhe të tillë që nuk kanë për të besuar besimin dhe ideologjinë tënde. Ne nuk duhet të brengosemi nga ajo se çfarë thonë të tjerët përderisa jemi në të vërtetën. Gjithashtu ngjarja dhe vendosmëria e Ebu Bekrit na mëson se disa ngjarje dhe ndodhi që ne hasim gjatë jetës sonë, e që kanë të bëjnë me fshehtësinë (gajbin), duhet patjetër t’i besojmë e të mos polemizojmë rreth tyre nëse dëshirojmë që tek Zoti ynë të kemi emrin “Siddik”. Për atë na kërkohet që të fillojmë të mendojmë brenda binarëve të Kuranit. Kurani i bën racionale aktivitetet e intelektit njerëzor. Agon DRAGUSHA/ II Zgjimi Islam 37