Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.11 | Page 35

është vetëm objekt i dikujt tjetër me ideale

më lehtë mund të manipulohen me premtime boshe për gjetje të vendeve të punës e të tilla. Por jo diçka konkrete.
Rina jonë po gjakos. Mbi 14 të rinj vetëm gjatë vitit 2011 kanë vdekur nga abuzim me droga. Edhe pjesa tjetër janë cak i këtij rreziku, me që numri i përdoruesve të drogave është në rritje. Konsumimi alkoolit është i pa kriter, ndërsa deformimet dhe efektet e përnjëhershme të alkoolit mund ti shoshësh tek të rinjtë që duken si pleq edhe duke qenë farë në moshë të njom.
Po në botë ka njerëz që shoshin vetëm zi, ka edhe të atillë që ia bëjnë vetëm rrafsh. Unë e llogarisë vetën në mes tyre. Në fakt që gjërat i shoh realisht. Edhe pse vet jam i ri, më dhembë në shpirt tek shoh shkatërrimin e rinisë. Më shumë më dhemb injorimi që kësaj dukure i bëjnë të rriturit dhe personat gjegjës.
Dijetari Jakup Asipi thotë‘ Ju a doni të shpëtoni? Ju keni tre rrugë që ta bëni atë, e ato rrugë janë: rruga e besimit, arsimit dhe veprimit’. Nëse askush nga jashtë nuk ia imponon politikës kosovare mosveprimin në procesin e shkatërrimit të saj, atëherë armiqtë dhe tradhtarët më të mëdhenj qenkan politikanët tanë. Thënien e mësipërme të misionarit më të madh modernë të nxitjes për dije, Jakup Asipit patjetër që duhet ti shkojmë vij për vijë.
Të rinjtë nuk mësojnë se nuk kanë motiv. Të rinjtë abuzojnë me droga se nuk kanë karakter të qëndrueshëm që tu rezistojnë atyre. Të rinjtë abuzojnë me droga, pinë alkool sepse si çdo rini kudo në botë kanë probleme dhe kanë nevojë për prehje, e këtë prehje e gjejnë tek këto substanca shkatërruese sepse nuk u kemi dhënë madje përkundrazi u kemi ndaluar alternativa shpëtuese.
A e dini cili është ideali i rinisë sonë tani? Ja cili: Një mësimdhënës po u rikujtonte nxënësve motivin e ardhjes së tyre në shkollë duke ju thënë:‘ Ju këtu keni ardhur për të nxënë, e ne kemi ardhur për të ju dhënë juve mësim’. Nxënësit ia kishin plasur të qeshurave, duke iu drejtuar mësimdhënësit, po vallah bash për të zënë.... kemi ardhur. Një rini që ka vetëm ideale të tilla mund të prodhoj vetëm fëmijë( në rastet më të shpeshta bastard) por jo të quhet ardhmëri dhe të pritet diç prej saj.
Prandaj është koha e fundit që komplekset dhe mbi të gjitha mashtrimin dhe frikën që një pjesë e mercenarëve të agjendës së armiqve tanë e kanë formuar për lëndën për fenë ta tejkalojmë. Në fund të fundit kjo është alternative e vetme që gati gjitha vendet dhe popujt normal e kanë provuar. Me fjalë të tjera kurdo që bëhet fjalë për dështimin total të rinisë, shkatërrimin e saj nga dukuritë negative, kudo që frustroheni nga gjithë ajo katrahurë që ka kapluar rininë tonë, atëherë keni ku ta drejtoni gishtin, pikërisht atje tek politika dhe tek një pjesë e medieve dhe analistëve që na paraqiten si kundërshtar të ashpër të lëndës për fenë. Mendja ta thotë se mos këta mos janë dilerët e drogës dhe do u zvogëlohet biznesi, apo se janë njerëz me ideale që dëshirojnë ti kenë të robëruar të tjerët.
Nuk ka ndonjë ideologji të thërret me kaq pasion për dije dhe shkencë se siç thërret feja. Gjersa imperativi kuranor i pari ishte Lexo, pse të frikësohemi nga këto dituri dhe nxitje. Gjera kjo edukimi fetar thërret për respekt të qenies njerëzore, a prisni që të tillët të angazhohen ndonjëherë në rrjetet trafikimit të qenieve njerëzore. Gjersa ky mësim për fetë i mbush nevojat shpirtërore, pushon nevoja për të konsumuar drogat dhe alkoolin e të tjerat.
Si përfundim nuk shoh tani për tani ndonjë nxitës dhe stimulues më të madh për dije se siç është feja. Le ti japim rast një herë popullit tonë të bëhet normal, si Grënada, si Aleksandria e qendra tjera të dijes, ose thjeshtë të kemi një rini që vërtet dëshiron të mos, dhe jo vetëm të presë nëse mësimdhënësi po ua fal një dysh sa për ta kaluar vitin.
Gentian JETISHI / IV Zgjimi Islam 35