Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.11 | Page 34

Një rini pa ideale është vetëm numër, S’mund ta merrni me mend numrin e të rinjve shkollor që nuk dinë të shkruajnë apo të lexojnë. Pyesni shkollarët se kur për herë të fundit kanë lexuar ndonjë roman ose çfarëdo libri. Njëshat që kanë mbushur ditarët e shkollarëve në këtë fund gjysmë vjetor janë dëshmi më e mira për ‘ardhmërinë’ që e pret popullin tonë. Sikur jemi mësuar me këtë fakt, por ende s’mund ta besoj që nuk na bënë përshtypje ky fenomen. Gjersa dje mësuam në bodrume dhe në ambiente aspak shkollore, sot kur kemi modernizuar objektet shkollore, po bindemi duke përjetuar në lëkurët tona se jo domosdo faktorët e jashtëm nxisin dhe mundësojnë dijen dhe ngritjen shkencore e akademike. Një numër i vogël i nxënësve të shkëlqyeshëm tregohen shumë aktiv në mësim por edhe në organizmat e nxënësve dhe të shoqërisë civile, të cilët janë një shkëndisë e vogël shprese. Por edhe aty jo pak të rinj janë të hutuar. Sikur që kanë manipuluar për disa vite me zyrtarët e lart shtetëror edhe të rinjtë aktiv shkollor sot manipulohen nga donatorët e projekteve grandioze, e që krejt për shkak të pilot-projekteve këtyre organizatave financuese sot kemi një sistem tërësisht të dështuar. Reformat në procesin e arsimit e kanë shkatërruar tërësisht sistemin shkollor. Klasa nëntë jo veç për nxënësit por edhe për mësimdhënësit konceptohet si një tepricë, për nxënësit pushim, për mësimdhënësit relaksim me që do ligjërojnë gjëra të njëjta që i kanë ligjëruar në vitet e kaluara. Kjo pauzë jo formale në sistemin e arsimit jep rastin rinisë shkollore që aktivisht të ketë hapësirë kohore për të orientuar kush e di se ku . Duke qenë një rini ngelaqe dhe dështake në dije, rinia shkollore që nga filloristët e deri tek ata në të mesmen kanë kohë për të qenë aktiv të mëdhenj në vandalizma qoftë në kacafytje të përgjakshme në mes grupeve të rinjve , qoftë në shkatërrimin e objekteve shkollore. Dhe kulmi aktiv edhe në shkatërrimin e vetës. Statistikat jo formale flasin për 20% të rinjve që përdorin drogën. Por nëse pjesë e këtyre statistikave janë edhe rina shkollore pa më të voglin dyshim që përqindja është shumë më e madhe. Mendoj se skep- 34 Zgjimi Islam tikët e këtyre statistikave duhet të zbresin në tokë dhe të shohin realitetin e çdo ditshëm. Ata që e shohin si normale këtë gjë, sigurisht janë anormal. Bota është plot me shembuj të mirë dhe pozitiv, por kush është ai dreq që po parapëlqen shembullin e një rinie të shkatërruar për rininë tonë. ‘Japonezët formojnë ndjenjën e përgjegjësisë te fëmijët qysh nga faza e arsimit fillor, nëpërmes angazhimit të tyre në punën shërbyese, të cilat u sjellin dobi shkollave, e në fund edhe vetë atyre. Kur të përfundoj mësimi ditor, nxënësit nuk mjaftohen vetëm me fshirjen e pluhurit, evitimit të tij dhe rregullimin e sallave të mësimit, por pastrojnë dyshemetë dhe korridoret me ca lecka të lagura. Përkrah përforcimit të ndjenjës së lojalitetit ndaj shkollës, me këtë rregull, ata synojnë të kultivojnë frymën e përgjegjësisë te nxënësit, gjë që i bënë më pak të pasionuar për shkatërrim, e që disa nxënës e bëjnë zakonisht.’’ [Formimi i Brezave, Dr.Abdul Kreim Bekkar] Shembull unik mund të marrim edhe nga një lloj i tjetër i shkollave shqipe, nga ai i gjimnazeve të përgjithshme fetare - medresetë, nxënësit e këtyre shkollave janë shquhen vetëm për aktivitete pozitive, që nga etika e një nxënësi, sjelljet e shkëlqyeshme e deri tek angazhimi në dituri që janë të pa konkurrent. Pikaso thotë : ‘’ Kush dëshiron të mësojë diçka gjen mënyrën; kush nuk dëshiron të mësojë, gjen arsyen. ‘’. Është e qartë që jo veç të rinjtë janë fajtor për statusin dhe profilin që tani kanë formuar. Familja , shoqëria dhe institucionet gjegjëse ka më shumë se një dekadë që kanë lënë anash rininë duke u marr me gjithçka pos me ta. Flas për angazhim të sinqertë për ta dhe konkret, sepse retorika politike mijëra herë e ka përmendur rininë si një resor me rëndësi. Megjithatë me rëndësi vetëm për ta, si militant e njerëz që