Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.11 | Página 33

ta për të mirë të themi është zvogëluar numri i mungesave në ligjërata, por edhe është rritur numri i interesimit, por edhe ligjëratat janë konkretizuar, janë duke u përdorur projektorët të cilët mundësojnë një mësim më të avancuar me teknikat e reja dhe moderne.
Zgjimi Islam: Po për studimet pasdiplomike, çfarë mundësie u jepet studentëve të këtij Fakulteti dhe në cilat vende mund të aplikojnë?
Qazim Qazimi: Siç e përmendëm se Fakulteti i Studimeve Islame është ende i paakredituar dhe mjerisht ka ndodhur që studentët tanë të hasin në pengesa, mos të them nganjëherë edhe përbuzje. Pra nuk i kanë pranuar në shumë raste, por shpresojmë këtë vit akademik me akreditimin e Fakultetit, do të hyjmë në rendin e të gjitha fakulteteve tjera, jo vetëm në rajon por anë e kënd botës, ngase akreditohet dhe e merr legjitimitetin të themi botëror dhe kudo mund të shkojnë dhe të studiojnë studentët tanë. Megjithatë, kemi nga studentët tanë që studiojnë në universitetin e Vjenës, në Gjermani, Francë e Bosnjë duke shkuar deri në Malajzi ku ata po vazhdojnë studimet. Por tash e tutje besoj se më lehtë do ta kenë dhe do të mund të aplikojnë për studime pasdiplomike. Gjithashtu, Fakulteti ynë ka kredi të mjaftueshme për ta vazhduar magjistraturën, ngase studimet në Fakultetin tonë zgjasin katër vjet.
Zgjimi Islam: Studentët që e përfundojnë këtë Fakultet a kanë mundësi pune dhe ku?
Qazim Qazimi: Çështja e punësimit kudo në Kosovë dihet se është problem dhe problem i theksuar bile, dhe rinia është duke na u larguar nga vendi, edhe trungu i shkolluar, i arsimuar, i përgatitur për jetë, fatkeqësisht vazhdon dhe hulumton rrugë të ndryshme për t’ u larguar nga vendi, për të siguruar një vend pune, një ekzistencë. Këtu po jetojmë edhe ne, këtë fat e ndajnë edhe studentët tanë të cilët e përfundojnë Fakultetin e Studimeve Islame dhe të Fakulteteve të tjera. Megjithatë, disa zgjidhje janë bërë dhe presim, dhashtë Zoti edhe në të ardhmen të bëhen hapa konkretë. Dua ta potencoj se përveç drejtimit teologjik që kemi, shpresojmë ta hapim edhe drejtimin pedagogjik, në mënyrë që në të ardhmen të përgatisim pedagogë të mirëfilltë për mësimdhënie në shkollat publike të Kosovës që duhet të aplikohet edhe mësimi fetar ngase në tërë rajonin, në tërë Evropën të vetmit jemi ne dhe Shqipëria që nuk e aplikojmë mësimin fetar në shkollat publike. Unë besoj se ky është një standard evropian që nuk mund ti ikë as Kosova dhe Shqipëria, dhe në mënyrë të patjetërsuar duhet të hyjë edhe këtu mësimi fetar. Kështu që do të kemi mundësi më të shumta për t’ i angazhuar studentët të cilët e përfundojnë Fakultetin e Studimeve Islame. Tani për tani ka prej tyre që janë të angazhuar si profesorë nëpër medrese, ka prej tyre që janë të angazhuar në Institucionet e Bashkësisë Islame, dikush nëpër xhami, po ka prej tyre që janë ende të papunësuar.
Zgjimi Islam: Cili është mesazhi juaj për studentët e Fakultetit të Studimeve Islame dhe për ata që duan të bëhen pjesë e këtij Fakulteti?
Qazim Qazimi: Mesazhi im do të ishte që të gjithë studentët që përfundojnë Fakultetin e Studimeve Islame, ta ruajnë autoritetin e këtij fakulteti, të jenë ata të cilët do të jenë shembull, mostër për pjesën tjetër të rinisë në çdo punë, e në veçanti në vlerat universale që i kanë fituar në këtë fakultet, në edukimin shpirtëror por edhe fizik që kudo që të shkojnë t’ i bindin të tjerët që këtu ka vlera, vlera universale dhe hyjnore. Ndërsa për brezin tjetër që vijen në Fakultetin e Studimeve Islame, u them të vijnë të formuar dhe të përgatitur si nga ana morale ashtu edhe shpirtërore sepse vetëm të tillët kanë vendin këtu, në mënyrë që të mësojnë vlera universale, vlera që janë mbi kombëtaren, mbi nacionalen, mbi traditën, janë vlera hyjnore islame.
Zgjimi Islam 33