Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.11 | страница 27

dhe dëshiroj të të shoqëroj ty, të jem në shërbimin tënd, të mësoj prej teje dhe të lutem me ty. Ai më tha: Urdhëro. Hyra tek ai dhe fillova t’ i shërbej atij. Nuk shkoi pak kohë dhe kuptova se ai ishte njeri i keq. I urdhë ¬ ronte besimtarët të jepnin lëmoshë dhe u premtonte shpërblime të mëdha prej saj. Mirëpo, prej tërë asaj që ata i jepnin, ai nuk u jepte asgjë të varfërve dhe atyre që kishin nevojë për ndihmë. Por, të gjitha i ruante për vete, derisa më në fund grumbulloi shtatë qypa me ar. Kjo sjellje e tij më bëri ta urrej. Nuk vonoi dhe vdiq. Të krishterët, si zakonisht, u tubuan për ta varrosur, e unë u thashë atyre: Njeriu, për varrosjen e të cilit jeni tubuar ishte njeri i keq. Ai ju urdhëronte të jepni lëmoshë dhe, kur ju e bënit atë, ai ato i ruante për vete dhe nuk u shpërndante asgjë të varfërve. Ata më pyetën të habitur:- Si mund ta dish ti këtë?! Unë ua ktheva:- Për ta vërtetuar këtë, po ju drejtoj te thesari i tij. Ata më thanë:- Na drejto pra atje. Ua tregova vendin e thesarit të tij të fshehtë prej ku nxorën shtatë qypa përplot ar dhe argjend. Kur e panë këtë, thanë:- Për Zotin, nuk do ta varrosim. Pastaj e gozhduan atë në një vend publik dhe e gjuajtën me gurë. Pas pak kohe, në vend të tij zgjodhën një njeri tjetër. E shoqë ¬ rova edhe atë dhe nuk kisha parë në jetë njeri më modest se ai, e as më të dhënë për botën tjetër, as më të devotshëm. Ai lutej natën dhe ditën. E desha shumë dhe me të kalova një kohë të gjatë dhe para se të vdiste i thashë:- Të lutem, te kush më këshillon të shkoj pas teje? Ai u përgjigj:- O djaloshi im! Nuk di të gjendet ndonjë njeri si unë në këto anë, përveç njërit në Mosul, i cili nuk ka devijuar nga parimet e Krishterimit, prandaj shko dhe bashkangjitju atij. Pasi vdiq shoku im, iu bashkangjita atij njeriu në Mosul. Kur arrita tek ai, i rrëfeva tregimin tim dhe i thashë:- Filani më këshilloi para se të vdiste që të të shoqëroj dhe më tregoi se ti je besnik dhe i përmbahesh parimeve të vërteta të Krishterimit. Atëherë ai më tha:- Qëndro këtu tek unë! U vendosa tek ai dhe vërejta se sjelljet dhe veprat e tij ishin për çdo lëvdatë. Por, ai ishte në moshë të shtyrë dhe nuk shkoi shumë kohë dhe vdiq. Por, para se ta lëshonte shpirti, e pyeta:- O filan! Si duket, ti do të kalosh në jetën e amshueshme dhe ti e di gjendjen dhe hallin tim. Te kush më këshillon të shkoj pas teje? Ai me dhembje m’ u drejtua duke më thënë:- O djaloshi im! Për Zotin, nuk di të ketë njeri në këto anë si ¬ kurse unë, përveç njërit në“ Nes sibin”, e ai është filani. Shko tek ai. Pasi e varrosëm shokun tim, u shkova në“ Nes sibin” dhe i tregova atij tregimin tim dhe për porosinë e shokut tim, e ai më tha:- Qëndro tek unë. U vendosa aty dhe vërejta se veprat dhe sjell ¬ jet e tij ishin sikurse të të dy shokëve të tij të mëparshëm. Por, nuk shkoi shumë kohë, e edhe atij i erdhi vdekja. Para se të kalonte në jetën e amshueshme e pyeta: Ti e di hallin tim, te kush më këshillon të shkoj pas teje? Ai m’ u drejtua me këto fjalë: O djaloshi im! Për Zotin, unë nuk njoh njeri që është në gjendjen në të cilën isha unë, me përjashtim të njërit në Amurije, e ai është filani. Të këshilloj të shkosh tek ai. Shkova në Amurije tek ai dhe i tregova për hallin tim, dhe ai më tha:- Qëndro tek unë! U vendosa aty dhe betohem në Allahun se ishte në rrugën e shokëve të tij. Gjatë qëndrimit tek ai, në shenjë mirënjohjeje për shërbimet që i kisha bërë, m’ i kishte dhuruar disa lopë dhe dhurata të tjera. Nuk kaloi shumë kohë dhe edhe atë e gjeti ajo që i kishte gjetur dy shokët e tij të mëparshëm. Por, para se të vdiste, e pyeta:- Ti e di çështjen time, te kush më këshillon të shkoj pas teje dhe si të veproj? Ai më tha:- O djaloshi im, betohem në Allahun se nuk ka mbetur njeri në sipërfaqen e tokës që i përmbahet asaj që ne i përmbahemi...
Zgjimi Islam 27