Mirëpo është afruar koha e paraqitjes së një Pejgamberi në tokat arabe, i cili do ta mbartë mbi supet e tij
fenë e Ibrahimit, pastaj do të shpërngulet prej vendlindjes së tij në një vend ku ka shumë hurma dhe ai
ka shenja të cilat nuk mund të fshihen. Ai e pranon
dhuratën, por jo edhe lëmo-shën dhe në mes krahëve
të tij mban vulën e profetësisë. Nëse ke mundësi të
arrish në atë vend, të këshilloj të shkosh atje.
Nuk kaloi shumë kohë dhe shoku im ndërroi jetë.
Unë qëndrova një kohë në Amurije, derisa atypari
kaloi një karvan tregtarësh arabë të fisit “Kelb”. Pas
një bisede, u thashë atyre:
- Nëse më merrni mua deri në tokat arabe, do t’ju jap
lopët dhe këto dhurata. Ata më thanë:
- Po, do të të marrim. Ua dhashë ato dhe më morën.
Por kur arritëm në vendin e quajtur “Vadil Kura”, më
tradhtuan dhe më shitën te një çifut, i cili më mori
me vete dhe më caktoi që të jem në shërbimin e tij.
Nuk shkoi shumë kohë e erdhi për vizitë tek ai njëri
prej kushërinjve të tij nga fisi beni Kurejdha dhe më
bleu prej tij. Menjëherë më mori me vete në Jethrib
dhe i pashë palmat, të cilat m’i kishte përmendur
zotëriu im në Amurije. E njoha Medinën në bazë të
përshkrimit të tij. Aty u vendosa te zotëriu im.
Në atë kohë, Pejgamberi a.s. e thërriste në fe popullin vet në Mekë. Mirëpo, unë nuk kisha dëgjuar për
paraqitjen e tij për shkak të detyrimeve të mia të
shumta që m’i impononte skllavëria.
Nuk shkoi shumë kohë dhe Pejgamberi a.s. u shpërngul për në Jethrib. Për Allahun, unë kisha hipur në
majë të një hurmeje të zotëriut tim, ku isha duke
kryer disa punë, ndërsa zotëriu im ishte ulur nën
hijen e saj. Kur papritmas erdhi njëri nga kushërinjtë
e tij dhe i tha:
- I vraftë Allahu “Benu Kajletët”[1]! Ata janë tubuar
sot në “Kuba”, duke pritur ardhjen e një njeriu që
vjen nga Meka e pohon se është pejgamber.
Posa i dëgjova fjalët e tij më hipi një mundim dhe u
shqetësova deri në atë shkallë saqë më kapi frika se
do të bie mbi zotëriun tim. Menjëherë nisa të zbres
prej hurmës dhe fillova t’i them atij njeriut:
- Çfarë po thua?! Përsërite edhe njëherë lajmin...” Prej
fjalëve të mia, zotëriu im u hidhërua shumë dhe më
goditi rëndë dhe më tha:
- Çka po të hyn në udhë ty kjo?! Shko atje ku ishe, në
punën tënde!
***
Kur ra muzgu i mbrëmjes, mora disa hurma që i
kisha mble¬dhur dhe u drejtova atje ku pandehja të
ishte Pejgamberi. Hyra tek ai dhe, pasi e përshëndeta,
i thashë:
“Kam dëgjuar se ti je njeri i mirë. Me vete ke shokë
28 Zgjimi Islam
jabanxhi, të cilët kanë nevojë për ndihmë. Ja, kjo
është që më ka qëlluar mua për t’ua dhënë juve si
lëmoshë (sadaka) dhe e pashë se ju keni më shumë të
drejtë në këtë sesa të tjerët.” Pastaj iu afrova atij, e ai u
tha sahabëve të vet:
- Hani... ndërsa ai e tërhoqi dorën e nuk hëngri.
Atëherë thashë me vete: ”Kjo është njëra prej shenjave.”
Pastaj u ktheva dhe nisa të mbledh disa hurma të
tjera dhe, kur Pejgamberi a.s. kaloi prej Kubas në
Medinë, shkova tek ai e i thashë:
- Unë vërejta se ti nuk po e ha sadakën (lëmoshën)
dhe ja, këto hurma t’i kam sjellë dhuratë, në shenjë
nderimi dhe respekti ndaj teje. Ai i hëngri disa prej
tyre dhe i urdhëroi sahabët që edhe ata të hanë me të,
gjë që edhe e bënë.
Atëherë thashë me vete:
“Kjo është shenja e dytë...”
Pastaj shkova te Pejgamberi a.s. në “Bekie El
Garkad”[2], ku ishte duke varrosur njërin prej sahabëve të vet. E pashë ulur e në trup kishte dy copë
pëlhurash. I dhashë selam e pastaj u solla mbra¬pa
shpinës, se mos do ta shoh vulën, të cilën ma kishte
përshkruar zotëriu im në Amurije.
Kur e hetoi Pejgamberi a.s. se jam duke shikuar
shpinën e tij, e kuptoi qëllimin tim. Atëherë e hoqi
mbulesën e tij prej shpinës dhe unë e pashë vulën në
mes të dy krahëve të tij. Atëherë m’u bë e qartë se ky
ishte Pejgamberi, që ma kishte përshkruar shoku im
në Amurije. Iu hodha në shpinë dhe fillova ta puth
dhe të qaj, ndërsa Pejgamberi a.s. me gjakftohtësi më
pyeti:
- Çfarë ke?
Atëherë i tregova rrëfimin tim që nga fillimi. Shenjat
e habisë dukeshin të qarta në fytyrën e tij. U gëzua
që sahabët e tij ishin të pranishëm aty dhe e dëgjuan
atë prej gojës sime. Edhe ata ishin të habitur dhe të
gëzuar.
*