Selman el-Farisi
“Selmani është prej nesh Ehli Bejtit”
Muhammedi a.s.
Ky është rrëfimi ynë për njeriun që kërkonte të gjente
të vër¬te¬tën, për njeriun që hulumtonte të zbulonte
Allahun.
Ky është rrëfimi për Selman El Farisiun, Allahu qoftë
i kënaqur me të.
Po ia japim fjalën vetë Selmanit të na rrëfejë ngjarjet
e tregimit të tij, sepse ndjenjat e tij janë më të thella,
rrëfimet e tij janë më precize dhe më të sinqerta.
Ja se si e tregon Selmani rrëfimin e tij:
- Isha djalosh persian prej Isfahanit, nga fshati “Xhej
jan”.
Babai im ishte kryetar i fshatit, më i pasuri ndër ta
dhe me auto¬ritet të lartë.
Isha krijesa më e dashur tek ai prej ditës kur u linda
dhe kjo da¬shuri sa vinte e shtohej me kalimin e
kohës, derisa nga frika se do të më ndodhë diçka më
mbylli në shtëpi ashtu siç mbyllen vajzat.
Isha adhurues i zjarrit dhe arrita në hierarkinë më të
lar¬të, derisa m’u besua ndezja e zjarrit që ai të mos
fiket asnjëherë, as ditën as natën.
Babai im kishte një kopsht të madh, i cili na jepte të
lashta të shum¬ta, e ai interesohej për të dhe i merrte
të lashtat e tij.
Një ditë prej ditësh babai ishte i zënë me punë të
tjera, të ci¬lat nuk ia mundësuan shkuarjen në fshat
dhe më tha:
- O djali im, unë nuk mund të shkoj në kopsht për
atë që po e sheh edhe vetë. Shko ti sot atje dhe kujdesu për të.” U nisa me qëllim që të shkoj te kopshit
ynë. Duke shkuar rrugës, kalova pranë një kishe të
të krishterëve e cila, pasi dëgjova zërat e tyre duke u
lutur, më tërhoqi vëmendjen.
***
Nuk dija asgjë për të krishterët apo për besimtarët e
feve të tjera për shkak të periudhës së gjatë të izolimit
tim dhe ndër¬prerjes së kontakteve me njerëzit. Kur
i dëgjova zërat e tyre, hyra brenda në kishë që t’i
shoh se çka po bëjnë.
Pas një meditimi të gjatë më pëlqeu
mënyra e lutjes dhe lakmova fenë e
26 Zgjimi Islam
tyre dhe thashë:
Për Zotin kjo fe është më e mirë se feja jonë. Betohem në Alla¬hun se fare atë ditë nuk u ndava prej
tyre deri në mbrëmje dhe nuk shkova te kopshti i
babait tim.
Pastaj i pyeta ata:
- Ku është burimi i kësaj feje?
Më thanë: - Në Sham (Siri).
Në mbrëmje u ktheva në shtëpi dhe babai filloi të më
pyes se ç’kisha bërë. Unë iu përgjigja:
- O babai im! Rrugës për në kopshtin tonë kalova
pranë një kishe në të cilën luteshin disa njerëz. Zërat
e tyre tërhoqën vëmendjen time dhe hyra brenda.
Lutjet e tyre më pëlqyen dhe aty qëndrova derisa
perëndoi dielli.
Babai im u tmerrua nga veprimi im dhe më tha:
- O djali im! Në fenë e tyre nuk ka asgjë të mirë! Feja
jote dhe e baballarëve të tu është më e mirë se ajo.
Unë ia ktheva:
- Assesi, për Allahun, feja e tyre ishte më e mirë se
feja jonë. Babai im u frikësua prej kësaj që thashë
dhe pati frikë se do ta brak¬tis fenë tonë. Prandaj më
burgosi në shtëpi dhe m’i lidhi këmbët.
Shfrytëzova rastin e parë dhe i lajmërova të
krishterët:
- Nëse shkon ndonjë karvan për në Sham, më lajmëroni.
Nuk shkuan pak ditë dhe arriti tek ata një karvan që
shkonte për në Sham. Më lajmëruan për këtë dhe
shpejt e shpejt i zgjidha këmbët dhe dola me ata duke
u fshehur derisa arrita në Sham.
Kur arrita atje, pyeta: - Kush është njeriu më i devotshëm i kësaj feje?
Ata u përgjigjën:
- Ipeshkvi, kujdestari i kishës. Shkova tek ai dhe i
thashë:
- Unë e pëlqeva
Krishterimin