koncentrimin të mirë. Me një gotë ujë mendohet
më lehtë dhe më shpejt për problemet. Hulumtuesit
mendojnë se uji i pamjaftueshëm në trup zvogëlon
edhe rrjedhën e oksigjenit në tru. Apo thjesht etja
nuk ju lejon të koncentroheni.
Goja – uji “lubrifikon” gojën dhe fytin dhe parandalon shfaqjen e thatësisë në gojë. Goja e thatë
mund të shkaktojë frymën e keqe dhe kariesin.
Zemra – dehidrimi zvogëlon vëllimin e gjakut.
Prandaj zemra duhet të pompojë me vështirësi
sasinë e reduktuar të gjakut për të sjellë oksigjen të
mjaftueshëm në qelizat trupore. Për këtë arsye, janë
më të lodhshme edhe aktivitetet e zakonshme, si
ecja dhe ngjitja në shkallë.
Gjaku – trupi lirohet nga nxehtësia përmes zgjerimit
të enëve të gjakut të cilat gjenden afër sipërfaqes
së lëkurës. Për këtë arsye fytyra skuqet gjatë ushtrimeve. Megjithatë, kur jeni të dehidruar, enët e
gjakut zgjerohen në temperatura më të larta dhe për
këtë shkak e keni ende nxehtë.
Lëkura - tek personi gjithnjë i dehidruar lëkura
është më pak elastike. Kjo gjendje ndryshon nga
lëkura e thatë, e cila është kështu kryesisht për shkak
të sapunit, ujit të nxehtë dhe ekspozimit në ajër të
thatë.
Veshkat – veshkat kanë nevojë për ujë të
mjaftueshëm për të larguar materiet toksike nga
gjaku. Përveç kësaj, uji i mjaftueshëm parandalon
shfaqjen e infeksioneve të traktit urinar dhe zhvillimin e gurëve. Nëse jeni shumë gjatë pa ujë, veshkat
mund të dështojnë ndërsa toksinat grumbullohen në
trup.
Këmbët dhe duart – nëse keni pirë mjaftueshëm ujë,
ai në stacione qelizore dhe jashtë tyre ofron sasi të
mjaftueshme të materieve ushqyese dhe largon toksinat. Për këtë arsye muskujt punojnë më mirë.
Vlen të theksohet se uji konsiderohet gjithashtu
edhe si katalizatori më i rëndësishëm ekzistues në
humbjen e peshës. Pirja e ujit është shumë e rëndësishme për shkak se uji ndrydh në mënyrë natyrale
apetitin dhe ndihmon trupin të tretë yndyrat e
rezervuara. Studimet kanë treguar se nëse pirja e
ujit zvogëlohet kjo shkakton rritjen e depozitimit të
yndyrave (dhjamit), përderisa nëse pirja e ujit shtohet kjo zvogëlon sasinë e depozitimit të yndyrave në
trup.
Ja pse ndodh ashtu:
Veshkat nuk mund të funksionojnë si duhet pa
pasur mjaft ujë. Kur ato nuk punojnë në kapacitet të plotë, si mungesë e ujit, një pjesë e punës së
veshkave kalon tek mëlçia. Njëri nga funksionet
primare të mëlçisë është metabolizimi i yndyrave
të depozituara në trup në energji për trup që me
fjalë të tjera është shndërrimi i yndyrave të tepërta
në trup, në energji. Por nëse mëlçia ka për të kryer
edhe një pjesë të punëve të veshkave atëherë nuk
mund të operojë në kapacitet të plotë për të kryer
punën që i takon. Dhe si rezultat metabolizon me
pak yndyrë dhe kështu më shumë yndyrë mbetet në
trup dhe humbja e peshës ndalon. Pirja e ujit në sasi
të mjaftueshme është tretmani më i mirë i mbajtjes
së lëngjeve. Kur trupi ka më pak ujë e konsideron
këtë si sinjal për mbijetesë dhe fillon të mbaj edhe
pikën më të vogël. Kështu, uji mbahet në hapësira
ekstraqelizore (jashtë qelizave). Kjo shfaqet me të
ënjtura në shputa, këmbë dhe duar.
Sa ujë duhet të pihet? Mesatarisht një person
duhet të pijë 8 gota ujë në ditë. Ndryshe, afër 2
litra ujë në ditë. Sidoqoftë një person me mbipeshë
ka nevojë të pijë një gotë më shumë për 10 kg më
shumë mbipeshë që ka. D.m.th nëse i keni 30 kg më
shumë atëherë ju duhet të pini nga 11 gota ujë gjatë
24 orëve. Sasia duhet të rritet akoma më shumë nëse
ushtroni apo nëse moti është i nxehtë dhe i thatë.
Kështu përveçqë uji me të vërtetë është njëri ndër
komponentët kryesorë të jetës tonë në tokë, ai është
edhe begati dhe mëshirë e Zotit të botëve, i cili me
dëshirën dhe vullnetin e Tij ia mundësoi çdo krijese
ekzistencën në mënyrë të veçantë dhe kompakte me
organizmin e tij.
Ai na e dha mendjen në mënyrë që ne të mendojmë
rreth krijimit të universit dhe vetës sonë, duke na
mundësuar që përmes këtyre ta njohim Atë. Njohja
e Tij na bën të kuptojmë se gjithçka gjendet ne qiej
e ne tokë, e që rrjedh dhe zhvillohet në mënyrë të
përsëritshme dhe precize, burimin ka nga Ai.
Literatura e konsultuar:
1. “Biologjia 8”, Esat Hoxha, Behxhet Mustafa, Esad
Dauti, Ragip Rrustemi, botimi i katërt, Pejë 2010.
2. “Shërimi i Trupit dhe Shpirtit”, Amira Ajad,
Prishtinë 2011.
3. “Kur’ani përpara Shkencës dhe Civilizimit”,
Mustafa Mlivo, Prishtinë 2008.
4. “Njëshmëria e Krijuesit”, Abdul Mexhid Aziz EzZindani, Prishtinë 2000.
5.http://infoalbania.org/shendeti/shendetikeshilla/30226-sa-i-rendesishem-eshte-uji-per-njevarg-funksionesh-trupore.html
6. http://sherohu.com/sa-uje-duhet-te-pini
Bardha KQIKU/ I
Zgjimi Islam 25