Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.11 | Page 24

UJI dhe NJERIU

24
Fillimi i krijimit të ujit Krijuesi, Zoti i Gjithësisë ka përcaktuar se jeta nuk mund të ekzistojë pa ujë dhe e frymëzoi tokën gjatë separimit-ndarjes së saj nga trupat, të cilat gjenden në qiej. Ai bëri sasinë e ndarjes përkatëse të dy gazrave( oksigjenit dhe hidrogjenit), në mënyrë që ta krijoj sasinë përkatëse të ujit, i cili është i domosdoshëm për jetën mbi tokë, duke e kondicionuar që të mbetet sasia e duhur e oksigjenit në ajër, me qëllim që qeniet e gjalla të mund të marrin frymë.
Sikur të ishte rritur kjo sasi e hidrogjenit gjatë ndarjes, ai do të bashkohej me oksigjenin në ajër, ashtu që do të ishte rritur sasia e ujit në det, e cila do t’ i mbulonte kontinentet dhe do të përmbyste gjithçka. Përveç kësaj pa oksigjen në ajër, ne dhe çdo gjë e gjallë do të vdisnim. Allahu në Kuran thotë:“ A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan, se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë për çdo send, a nuk besojnë?”( Kur’ an, Enbija: 30) Pas kësaj, konkludojmë se Ai i cili e krijoi këtë gjithësi, është i Gjithëdijshëm, i Urtë e i Mëshirshëm. Preciziteti i ndarjes së këtyre komponentëve, të cilët janë bazë për jetën, na jep të kuptojmë se Allahu është i Përsosur në krijimtarinë e Tij. Uji është lënda më e zakonshme në Tokë që mbulon më tepër se 70 % të sipërfaqes së planetit. Ai është ndër faktorët themelorë për ekzistencën e qenieve të gjalla, sepse asnjë proces jetësor nuk mund të kryhet pa ujin. Trupi i bimëve dhe i shtazëve përmban 50 deri në 90 % ujë, ndërsa i njeriut afro 70 %. Sasia e ujit të disa farave dhe insekteve është nën 50 %, ndërsa tek knidaret( meduzat) dhe disa bimë ujore edhe deri në 98 %. Në Librin, i cili përfshin çdo lëmë të jetës, Allahu thotë:“ Allahu krijoi secilën gjallesë, prej uji...”( Kur’ an, Nur: 45)“ Dhe Ai, nga uji krijoi njeriun...”( Kur’ an, Furkan: 54) Shkencëtarët na bëjnë me dije se të gjithave formave të jetës, të njohura sot prej njerëzimit, u nevojiten tri kushte themelore: temperatura, ekzistenca e ujit dhe ekzistenca e atmosferës.
Të gjithë metabolizmave u duhet ujë për të mbijetuar. Kështu kafshët e ndryshme të cilat jetojnë në
Zgjimi Islam rajone të thata, kanë mekanizma trupor që i mbrojnë kundrejt humbjes së ujit dhe kryejnë përdorimin maksimal të ujit( p. sh. devetë). Dehidratimi tek njerëzit rrjedh prej pamjaftueshmërisë së ushqimit, të ujit dhe prej djersitjes, përveç faktorëve të tjerë. Çdo qelizë e trupit, ind ose organ kanë nevojë për ujë në mënyrë që t’ i kryejnë funksionet normale të tyre. Kështu kjo humbje, së fundi, prek funksionimin e rregullt të zemrës, sistemin nervor qendror dhe organet që përmbajnë muskuj të lëmuar. Përfundimisht, uji ndërqelizor humbet, gjë që çrregullon proceset jetësore kimike në qeliza. Andaj, uji përveçse e shuan etjen, kryen disa funksione të rëndësishme në trupat tanë:- Uji e rregullon temperaturën e trupit. Kur të avullohet nga lëkura, uji merr me vete edhe një sasi të konsiderueshme të nxehtësisë, në këtë mënyrë e ftoh trupin. Uji pra e mban nxehtësinë në trup dhe i parandalon luhatjet e papritura të temperaturës.- Uji vepron si jastëk mbrojtës i paraqitur në lëngun amniotik që e rrethon fetusin, dhe lëngun cerebrospinal që e rrethon trurin dhe palcën kurrizore.- Uji është një pjesë e rëndësishme e reaksioneve të hidrolizës që ndodhin në trupat tanë. Një shembull i një reaksioni të tillë është zbërthimi i karbohidrateve komplekse për të dhënë sheqerna të thjeshtë.- Uji është një tretës për shumë molekula dhe jone në trup.- Uji është kompetent kryesor i çdo lëngu të trupit, duke e përfshirë gjakun, lëngun gastrik, jargën dhe urinën. Përveç këtyre uji përfshin edhe shumë funksione të tjera të rëndësishme jetësore.
Kështu uji paraqet komponentin kryesor për funksionimin e organizmit tonë në mënyrë të rregullt dhe normal. Mirëpo shpesh herë ne nuk mund ta kuptojmë me saktësi se kur kemi nevojë për ujë, në të shumtën e rasteve ndodh që kjo ndjesi të mos perceptohet e sidomos në pleqëri, kur bie aktiviteti i qelizave dhe receptorëve që perceptojnë etjen. Gjithashtu në gjendje stresi fare pak mund të perceptojmë etjen, që ka për pasojë zvogëlimin e koncentrimit dhe shfaqjen e lodhjes. Shkaktar i shpeshtë i kokëdhembjeve është uji i pakët në organizëm. Mungesa e ujit ndikon në organet vitale, siç janë: Truri- nëse kemi pirë ujë mjaftueshëm edhe kujtesën do ta kemi më mirë, disponimin stabil, ndërsa