Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.11 | Page 23

Mirëpo, koha po e dëshmon të kundërtën me luftëra dhe me një ngjallje të nacionalizmit te popujt dhe ana religjioze që po e luan një rol të rëndësishëm në shekullin XXI.
Fundi i Historisë te religjionet Sipas Biblës fundi i botës përshkruhet kështu:“ Qielli dhe Toka do të mbarojnë, por Fjalët e mia nuk do të mbarojnë. Për atë ditë dhe për atë orë, askush s’ e di, as engjëjt në Qiell, as edhe Biri, por vetëm Ati im”.( Mat. 24.35-36) Krishterimi:“ Fundi i botës( fillimi i mbarimit) sipas disa drejtimeve protestante do të ndodhë duke u bartur të drejtët në parajse prej nga do të shihen të mbeturit në tokë nën regjimin e antikrishtit për 1000 vjet. Më në fund kthehet Krishti në tokë dhe fiton luftën kundër antikrishtit”. Judaizmi( hebraizmi):“ Hebrenjtë në ekzil do të sillen në Izrael, të vdekurit do të ringjallen dhe e gjithë njerëzia do të jetojnë të shpërndarë. Mendimi është se mëkatarët do të jetojnë në faj të përjetshëm para se të dërgohen në ferr të deciduar”. Hinduizmi:“ Sipas hinduizmit fundi i botës karakterizohet me një lumë mëkatesh që do të shkatërrojë gjithçka”. Budizmi:“ Kur bota të marrë fund, i gjithë mësimi i Budes do të zhduket për t’ u ringjallur një Budë i ri”.
Nga kjo shihet një dallim i madh në mes mendimeve filozofike dhe religjionit në trajtimin e Fundit të Historisë. Idetë e tyre përkrahnin anën materiale, kurse religjioni bën thirrje nga ana shpirtërore sepse“ një ditë kjo gjithësi do të shkatërrohet”. Feja Islame ndryshe nga religjionet e lartpërmendura bënë një ndërlidhje mes materiales dhe shpirtërores.“ Njeriu i Fundit”, është fjala për“ Muhammedin a. s. i cili nga vetë ardhja e tij në këtë botë është një shenjë për“ Fundin e Historisë”. Fjalët, personaliteti, besnikëria dhe frymëzimi i tij nga Krijuesi na bëjnë të bindur për një të ardhme siç ai ia ka paralajmëruar njerëzimit. Muhammedi a. s. na paralajmëron për një Fund të Historisë, por gjithashtu urdhëron të gjithë njerëzit që të jenë unikë te Krijuesi i tyre.““ Nëse ndonjëri tregon mëshirë ndaj krijesave të Allahut, atëherë edhe Allahu do të jetë i Mëshirshëm ndaj tij. Bën mirë ndaj njerëzve duke mos shikuar në të mirat dhe në të këqijat e tyre. Bën mirë ndaj të tjerëve që ajo të jetë pengesë për të keqen e tyre”.( Kars: Tirmizi, Birr 16,( 1925); Ebu Davudi, Edeb 66,( 4941).” Në hadithet që kanë arritur tek ne nga Profeti( saws), është dhënë lajmi lidhur me Fundin e Kohës dhe
Epokën e Artë të Islamit. Kur i krahasojmë këto shenja me ngjarjet që po ndodhin në kohën tonë, mund të shohim shumë dëshmi se jemi duke e jetuar Fundin e Kohës dhe të cilat po ashtu lajmërojnë ardhjen e Epokës së artë të Islamit i cili dita-ditës po zgjerohet. Para se të vijë kjo kohë do të ketë çrregullime, vrasje, varfëri, humbje të vlerave etike, dhunë, gjakderdhje etj.“ I Dërguari i Allahut( saas) ka thënë: Herexhi( do të shtohet).‘ Ata pyetën:‘ Çka është Herexhi?’ Ai u përgjigj:‘( Është) vrasja,( është) vrasja.’( Buhariu) Ora do të vjen kur dhuna, gjakderdhja dhe anarkia të bëhen të zakonshme.( Al-Muttaqi al-Hindi, Muntakhab Kanzul Ummaal) Botës nuk do ti vjen fundi derisa të mos vjen një ditë kur do të ketë kasaphanë dhe gjakderdhje të përgjithshme.( Muslimi) Qytete të mëdha do të shndërrohen në rrënoja dhe do të jetë sikur të mos kishin ekzistuar një ditë më parë.( Al-Muttaqi al-Hindi, Al-Burhan fi Alamat al-Mahdi Akhir al-Zaman, f. 38)” Numri i të varfërve do të rritet.( Amal Al-Din Al-Qazuini, Mufid Al-’ ulum Ua-mubid Al-humum) Fitimet do të ndahen vetëm në mes të të pasurve, pa asnjë përfitim për të varfërit.( Tirmidhiu”) Sipas shumë haditheve, Profeti Isa( a. s) do të kthehet në Tokë në të njëjtën kohë, dhe do t’ i thërrasë të gjithë të krishterët dhe hebrenjtë, në veçanti, t’ i braktisin besëtytnitë e tyre të tanishme dhe të jetojnë në pajtim me Kuranin. Pasi që të krishterët do ta dëgjojnë atë, bota islamike dhe ajo e krishterë do të bashkohen në një besim dhe bota do ta përjetojë atë periudhë të paqes, sigurisë, lumturisë dhe mirëqenies së madhe, të njohur si Epoka e Artë. Këto ishin vetëm disa nga mendimtarët, filozofet, religjionet, individët të cilët kanë shfaqur idetë e tyre për Fundin e Historisë. Në fund do ta vërtetojë apo përgënjeshtrojë koha e cila do të tregojë më së miri se si po zhvillohen ngjarjet.
Literatura e konsultuar:
1. TOLSTOJ PËR MUHAMMEDIN( salallahu alejhi ves-sel-lem) 2. Fukuyama, Francis( 2006) Fundi i Historisë dhe Njeriu i Fundit. Prishtinë: Zenith. 3. Harun Yahya, Fundi i Botes dhe Mehdiu 4. www. bibladhekurani. com 5. www. trendet. net 6. www. zeriyt. com
Agon DRAGUSHA / II
Zgjimi Islam 23