Njeriu i fundit DHE FUNDI I HISTORISË!
Kohët e fundit janë përhapur lajme të ndryshme në medie se bota në vitin 2012 do të shkatërrohet dhe se do të marrë fund çdo gjë, se do të ndodhin katastrofa të mëdha. Më së fundmi çdo njeri e ka marrë vesh këtë paralajmërim me daljen e filmit Hollywoodian me titull“ 2012”, në të cilin bëhet fjalë mbi përmbysjen e civilizimit siç e njohin, dhe pothuajse gjithë njerëzimit. Shumë njerëz kanë rënë në mëdyshje, të tjerë besojnë plotësisht dhe fillojnë të përgatiten për kohën e trazimit të planetit. Si bazë e këtyre hipotezave shërbejnë kalendari i popullit të lashtë“ Maya”, për të cilin thuhet se ai mbaron me datë 21.12.2012, si edhe parashikimet e Nostradamusit. Njeriu nga vetë natyra e tij është i prirë që të dijë për të ardhmen, për këtë siç tregon historia janë pyetur më te diturit në kohërat e vjetra, ku kanë folur për një fund të historisë, e cila siç e pamë më lart ka një gjenezë të vjetër dhe ka vazhduar deri në ditët tona.“ Fundi i historisë” nuk është lënë pa u folur e debatuar nga filozofë të ndryshëm si: Hobsit, Lokut, Niçe, Samuel Huntigtoni dhe Francis Fukuyama, i cili botoi librin mbi Fundin e Historisë. Temat e kësaj natyre janë përcjellë me reagime të shumta nga studiues të ndryshëm në botë dhe ato teori janë kritikuar nga disiplina të ndryshe, si historia, antropologjia, shkencat politike, sociologjia dhe filozofia. Të gjithë ata që flasin mbi fundin e historisë, e kanë trajtuar atë në bazë të ideologjisë së tyre të cilat ata i kanë paraparë si më të mira për njerëzimin apo të kundërtën e kësaj se“ Njeriu i Fundit është pa gjoks, pa zemër dhe pa pjesën zemërake të shpirtit, ose thymos siç e quan Platoni”. Fundi i Historisë është përmendur nga religjionet, si nga ato fetë qiellore që njihen sot: hebraizmi, krishterimi dhe islami, ku secila nga këto tregojnë për ngjarjet dhe ndodhitë që do të ndodhin gjatë asaj kohe dhe në atë kohë. Ndryshe nga religjionet, sektet fetare, apo individ religjioz, ë siç ishte“ Harold Camping”, filozofët kanë folur nga një aspekt tjetër për Fundin e Historisë.“ Sipas filozofisë së historisë së Hegelit, kuptimi i historisë, domethënia e saj dhe drejtimi i saj, qëndrojnë te progresi i shpirtit që gjithnjë e më tepër fiton ndërgjegjen e lirisë së tij, nëpërmjet organizimit të një shteti të mbështetur te pjesëmarrja e qytetarëve”.“ Njeriu i fundit”, nocion i Niçes që emërton një tip njeriu i cili shfaqet në Fundin e Historisë. Jeta e
22 Zgjimi Islam
Njeriut të Fundit është e zbrazët dhe pa kuptim, duke qenë se të gjithë njerëzit e pranojnë njëri-tjetrin si të barabartë dhe nuk luftojnë mes vete, andaj u mbetet vetëm të punojnë për arritje të pafund të të mirave materiale”.“ Sipas Marksit, gjithë historia e njerëzimit është histori e zotërisë dhe skllavit: zotërinjtë gëzonin lirinë, ndërsa skllevërit vazhdimisht luftonin për të. Meqenëse historia ka fillim, ajo ka edhe fund. Historia mbaron atëherë kur skllevërit, pas luftërave të mëdha për pranim, arrijnë të barazohen me zotërinjtë”. Ndërsa Fukuyama pohon se demokracia liberale gjeneron paqe në botë, pasi që( sipas Kantit) shtetet demokratike, në saje të lidhjeve të tyre ekonomike dhe ideologjike, nuk luftojnë mes vete. Të gjithë këta filozofë dhe mendimtarë Fundin e Historisë e shohin në bazë të ideologjisë që i kanë takuar në atë kohë, përndryshe nga Fukuyama i cili mendon se në të ardhmen njerëzimi do ta përkrahë demokracinë liberale ku të gjithë do të jenë në paqe.