Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.11 | Page 21

i Jetës Rrjedha e programit vazhdoi me ligjëratën e përgatitur nga z. prof. Mr. Driton Morina, i cili me një mjeshtri të madhe përmblodhi dhe sqaroi pjesë nga jeta e Muhamedit a.s, me ç’rast i dha shkëlqim fjalëve duke i argumentuar me versete nga Kur’ani dhe hadithi. Pas ligjëratës u shfaq edhe një dokumentar i shkurtër i interpretuar nga Reshat Arbana, i cili na e bënë më të qartë vizionin dhe qëllimin e Islamit, si dhe sakrificën dhe sinqeritetin e Muhamedit a.s dhe muslimanëve në përgjithësi. Programin e begatoi edhe interpretimi i shkëlqyer i aktorit Ismet Azemi, i cili me shumë kënaqësi iu përgjigj ftesës sonë. Duke i falënderuar të gjithë atë që kontribuuan në realizimin e këtij programi dhe të gjithë pjesëmarrësit përfundoi edhe programi në fjalë me shpresë se organizime të tilla do të na bashkojnë edhe në të ardhmen. Po atë ditë u hapë edhe ekspozita dhe kokteji i përgatitur enkas për të ftuarit, pikturat e ekspozuara paraqitnin pjesë nga jeta e të Dërguarit a.s etj. Unioni Studentor edhe njëherë falënderon Bashkësinë Islame të Kosovës, dekanin z. Qazim Qazimi, profesorët dhe gjithë stafin e FSI-së si dhe të gjithë studentët që ndihmuan në realizimin e këtij programi i cili përmbylli edhe vitin akademik 2011/2012. Unioni Studentor Zgjimi Islam 21