Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.11 | Page 20

Udhërrëfyes Kështu u titullua programi fetaro-kulturor i organizuar nga Unioni Studentor i Fakultetit të Studimeve Islame. Qëllimi i këtij program ishte përkujtimi i të Dërguarit Muhamedit a.s., duke mos pasur parasysh ndonjë datë apo ditë të veçantë. Programi u mbajt në amfiteatrin e Fakultetit të Studimeve Islame me 30.05.2012. Kishte të ftuar nga institucione të ndryshme qeveritare dhe jo-qeveritare, profesor e aktorë të skenës Kosovare. Programi ishte i hapur andaj me shumë kënaqësi kemi pritur të ftuarit të cilët me ardhjen e tyre jo vetëm që na nderuan por edhe i dhanë bukuri sallës e cila ishte e mbushur plot. Nuk munguan edhe media të ndryshme të cilat iu përgjigjën ftesës sonë. Programi u hapë me fjalët e Allahut të kënduara nga studenti Kreshnik Abdullahu, i cili me zërin e tij të bukur kënaqi të pranishmit. Më pas fjalën mori dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, z. prof. dr. Qazim Qazimi, i cili falënderoi të pranishmit dhe u uroi mirëseardhje. Pastaj fjalën mori kryetari i Unionit Studentor, Vixhdan Ibrahimi, i cili foli për qëllimin e organizimit të programit dhe gjithashtu falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre si dhe të gjithë studentëve ua uroi përfundimin e vitit akademik 2011/2012. Programi vazhdoi me pjesën artistike që ishte e pasur me ilahi të ndryshme që u kënduan nga kori i Fakultetit të Studimeve Islame dhe mysafirët e ftuar si Avdush Krosa dhe Sead Llumnica. 20 Zgjimi Islam