vdekur me dhjetëra vite përpara. Edhe ata i flasin atij
dhe kuptohen pa kurrfarë problemi mes vete. Veten e
sheh duke fluturuar etj.
Megjithatë, duke qenë fjetur, njeriu ka ndjenja.
Ndonjëherë qesh e ndonjëherë qan. Sheh ëndrra të
frikshme dhe nga trishtimi lëshon zëra rrëqethës, apo
zgjohet nga gjumi në ankth dhe i frikësuar. Pra, njeriu gjatë gjumit, nuk u nënshtrohet ligjeve natyrore,
nuk u nënshtrohet mendjes, logjikës apo rregullave
të kësaj bote materiale, por ai kur fle, transferohet
në ligj krejtësisht tjetër, fare të panjohur, në botën e
vdekjes.
Nuk ka mundësi njeriu që të rrëfejë çfarë janë këto
procese, të cilave u nënshtrohet njeriu në orët e gjumit. Shkenca në këtë kontekst është plotësisht jashtë
rrjedhave. Tërë ajo që mundohet të thotë shkenca,
filozofia dhe psikologjia në këtë drejtim, nuk është
asgjë tjetër, pos parashikimeve, supozimeve dhe
paragjykimeve të thjeshta, që nuk na shpijnë kah e
vërteta reale e definitive.
Së këndejmi, shkenca, sa i përket ëndrrës, merret
vetëm me studimin e dimensionit të jashtëm të saj,
por jo edhe me dimensionin e brendshëm (ezoterik) të saj që konsiderohet esenca e kuptimit dhe e
shpjegimit të ëndrrave. Ajo konstaton se secili njeri
ëndërron, edhe të verbrit, bile edhe kafshët. Mirëpo
për 10 minuta ne mund të harrojmë 90 % të ëndrrës.
Mesatarja e ëndrrave që mund t’i shohim është
përafërsisht katër deri shtatë ëndrra brenda natës.
Ndërsa një përqindje e atyre ëndrrave që ne i shohim
janë vetëm bardh e zi, do të thotë pa ngjyra. Allahu e
di më së miri se sa janë këto statistika të vërteta duke
pasur parasysh se kjo shkencë është jashtë burimit
themelor të vërtetë prej nga merret dituria për këtë
mister. Me një fjalë, ne kur jemi duke fjetur dhe
ëndërruar dalim plotësisht nga ligjet e kësaj bote dhe
u nënshtrohemi ligjeve të Zotit, ndërsa shkenca me
diturinë e saj nuk arrin t’i kuptojë gjërat që kanë të
bëjnë me shpirtin dhe është plotësisht jashtë këtyre
dimensioneve. Allahu në Kuran thotë :
“Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: “Shpirti është
çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është
dhënë fort pak dije”.
Lidhur me fenomenin e ëndrrave do të mund të flitet
gjatë dhe shumë, por thënë shkurt, ëndrrat janë tri
llojesh:
1) Ëndrrat djallëzore - prej shejtanit të mallkuar.
Jenë ëndrrat e sugjeruara nga djalli me synim për ta
trembur njeriun, për ta shqetësuar shpirtin, për ta
pikëlluar ose për ta dëshpëruar atë. Ëndrrat e tilla
janë pa bazë. Janë ëndrra që njeriu i sheh përgjithësisht të turbullt, nuk e kujton plotësisht, ose të përziera, nuk duhet t’ia tregojë askujt se çka parë dhe
18 Zgjimi Islam
duhet të mbështetët tek Allahu dhe të kërkojë ndihmë prej Tij nga provokimi, parafytyrimi dhe shëshëllima e dreqit të mallkuar.
2) Ëndrrat e para në një ndikim të jashtëm - të natyrshëm.
Janë pamje të reflektuara në ëndërr në varësi të
gjendjes, emocionale, përjetuese dhe imagjinatës së
personit. Si pirja e ujit me shumicë nga një person
që ka ngrënë gjëra shumë të kripura ose reflektim në
ëndërr i një çështjeje që e preokupon, ia shqetëson
shumë mendjen personit gjatë ditës. Fjalët e nefsit,
ambiciet e tij, kur njeriu është i papastër (xhunub), si
pasojë e çrregullimeve në trupin e njeriut si: temperatura e lartë etj. As këto nuk kanë shpjegim dhe
janë pa bazë.
3) Ëndrrat besnike - të vërteta.
Ëndrrat e tilla kujtohen qartë dhe plotësisht. Këto
janë shkëndija ose lajme të mira ose tërheqje vëmendjeje për personin nga ana e Zotit. Këto janë
një nga dhuratat hyjnore për personat të pastër
shpirtërisht, të konsideruar salih, sadik, që u
mundësohet ta vëzhgojnë në ëndërr botën e fshehtë.
Profeti a.s., ka thënë : “Nga profetësia, ummetit i
kanë mbetur vetëm sihariqet!” Kur e pyetën sahabët
ç’janë sihariqet (mubeshiratet), ai u është përgjigjur:
“Ëndrrat besnike, të vërteta të cilat besimtari i sheh
apo të cilit i paraqiten”.