Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.11 | Página 17

Llojet e ëndrrave

Siç dihet, pothuajse nuk ka njeri qe nuk sheh ëndrra. Çdo qenie e shfaqur në ëndrra është një fjalë në fjalor. E thënë ndryshe, është gjuhë në vete. Ky fenomen e ka bazën në të gjitha Librat e Shenjtë, të përmbledhur në Bibël dhe Kuran. Mund të themi se të gjitha kanë mbështetje dhe shkak. P. sh., gjarpri është armik. Ky kuptim mbështetet në rrëfimin e Ademit a. s., çdo qëndrim dhe lëvizje e parë të gjarpri shpjegohet si qëndrim ose lëvizje e armikut, apo e keqbërësit. Ato janë disa pamje që shfaqen te personi që është në gjumë, munden që të jenë foto të qarta ose simboleshenja të ndonjë kuptimi. Mund të themi se kuptimi esencial i ëndrrës është paralajmërim për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen për atë që e ëndërron. Njëri prej tabiineve ka deklaruar:“ Nuk është e domosdoshme që gjithçka që shihet në ëndërr të jetë e vërtetë”. E vërtetë është vetëm ajo që vjen nga Allahu i gjithëpushtetshëm, përmes melekut i cili është i ngarkuar për ëndrra, e i cili quhet Ruhail. Ëndrrat e profetëve kanë qenë shpallje- vahj nga ana e Zotit, sepse ëndrrat e tyre janë të mbrojtura nga shejtani, për këtë shkak, në bazë të ëndrrës, Ibrahimi a. s., siç na tregon Kurani, ka dashur që ta therte djalin e tij Ismailin a. s. për kurban.
Në një hadith të Pejgamberit a. s. transmetohet të këtë thënë:“ Ëndrrat janë pjesë përbërëse e dyzet e gjashtë pjesëve të pejgamberllëkut”. Prandaj, nuk është çudi përse nuk ka aftësi secili të bëjë interpretimin dhe shpjegimin e tyre. Komentimin e ëndrrave mund ta bëjnë vetëm individët që kanë tipare dhe virtyte të larta si: të kenë njohuri rreth Kuranit- tefsirit, hadithit, gjuhës, ta njohin gjendjen shpirtërore dhe natyrën e popullatës, të jenë të sinqertë, besnikë, të drejtë, të sjellshëm dhe të kenë dhunti- zbulesën nga ana e Allahut xh. sh. Në Kuran, Zoti thotë se këtë dituri ia kishte dhënë profetit Jusuf a. s. Personat kompetentë të kësaj shkence quhen muabbir( interpretues). Është e domosdoshme që interpretuesi i ëndrrës të ketë pushtet shpirtëror dhe t’ i jetësojë cilësitë të cilat i cekëm më lart. Në të kundërtën ndodh rreziku i interpretimit të gabuar, për të cilin Muhamdi a. s., na ka paralajmëruar duke thënë:“… ëndrra vërtetohet sipas interpretimin- komentimit të parë”. Gjumi( fjetja) e hedh njeriun jashtë procesit normal të kësaj bote, sepse në gjumë humb ndjeshmërinë dhe nuk di gjë më për të. Është shumë interesant se si njeriu sheh duke fjetur, kurse sytë i ka të mbyllur. Ecën dhe vrapon, kurse këmbët i ka të shtrira në shtrat e nuk lëviz. Flet fare qartë ndonëse gjuha fare nuk i lëviz. I sheh dhe u flet njerëzve të cilët kanë
Zgjimi Islam 17