Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.11 | Page 16

Mjalti si ilaç 9. Nëse sasi e caktuar e mjaltit përzihet me vishnje dhe shpërlahet fyti disa herë në ditë, era e keqe nga goja menjëherë do të largohet. 10. Nëse tretet mjalti me qumësht të ngrohtë, zhduken skranjat e zorrëve. 11. Mjalti ndërpret dhimbjet e stomakut. 12. Plagët e zorrëve dhe të lukthit mjalti shumë shpejt i shëron, Gjatë një jave duhet ngrënë deri në 4 kg mjaltë, këtë sasi duhet përdorur edhe tri javë të tjera d.m.th. një muaj të plotë, nga i thati i stomakut nuk do të ngelet asnjë shenjë. Thotë Dr. Kolosau: “Këtë vetë personalisht e ka provuar në 97 pacientë dhe në fëmijën tim, dhe kam fituar 100% rezultate pozitive”. 13. Mjalti në kozmetikë konsiderohet mjet i shkëlqyeshëm për regjenerimin (ripërtëritjen) dhe zbukurimin e lëkurës. 14. Personat që merren me punë intelektuale, patjetër duhet të konsumojnë mjaltë, ngase mjalti këndell, ripërtërin dhe qetëson organizmin e njeriut. Zoti i gjithësisë mbarë, bëri që ne të kemi dobi nga ajo që Ai krijoi , qoftë bimë, shtazë, insekte apo çfarëdo qoftë tjetër. Të gjitha u bënë në mënyrë që njeriu të bëjë një jetë më të lehtë dhe të llojllojshme. Ndër shumë begati që na është dhuruar, mjalti gjendet në mesin e tyre si një produkt shërues dhe i dobishëm. Andaj kemi dashur që t’i përmendim disa mënyra të mjekimit me mjaltë: 1. Ngrënia e rregullt e mjaltit ndihmon në përforcimin e të mbajturit mend (forcon memorien), si dhe forcon trupin fizikisht. 2. Ngrënia e mjaltit është ilaç i padiskutueshëm për dhimbjet e eshtrave. 3. Me përdorimin e mjaltit pastrohet gjaku dhe lehtësohet qarkullimi i tij në trup. 4. Me ngrënien e mjaltit, lukthi punon në mënyrë të rregullt dhe nuk nevojiten pluhura dhe barna për të ndihmuar përpunimin. 5. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ngrohtë, ndihmon kundër diarresë. 6. Mjalti është ilaç i vetëm për shërimin e të rrahurit të shpejtë të zemrës (takikardia). 7. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ftohtë ndihmon kundër kapsllëkut. 8. Për anemikët, mjalti është bombë gjaku. 16 Zgjimi Islam Pejgamberi a.s na ka këshilluar që ta përdorim mjaltin e sidomos të sëmurët duke u thënë: “Hani mjaltë se nga ai ka shërim”. Ndërsa kur dikush i tha se vëllai i tij vuan nga heqja e barkut, Muhamedi a.s. e udhëzoi që t’i jepte mjaltë. Pastaj tri herë ka pyetur se si është. I janë përgjigjur se nuk është mirë. Që të tria herët i ka rekomanduar të hante mjaltë. Kur ka pyetur për të katërtën herë, i janë përgjigjur se i vëllai është më mirë. Nga ky shembull, shihet se mjalti duhet përdorur për një kohë më të gjatë. Në një rast tjetër Pejgamberi a.s thotë: “Përdorni dy ilaçe: mjaltin dhe Kuranin, i pari për trup e i dyti për shpirt”. Prandaj, me të drejtë thuhet se mjalti njeriut i jep forcë për jetë, dhe i ndihmon për t’u mbrojtur nga sëmundjet e ndryshme dhe shërimin e tyre me sukses. Literatura e konsultuar: 1. “Hixhameja sunnet Pejgamberik dhe mrekulli mjeksore”, Shehab el- Bedri Jasin. 2. “Bletaria praktike”, Zeqir S. Muqolli, Prishtinë, 2009. 3. “Produktet e bletëve- ushqim dhe bar për njerëzit”, Prishtinë, 2003. Gentiana BLLACA/ I