Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.11 | Page 13

ÇASTI I FUNDIT Në fillim të ekzistimit tonë u morëm në pyetje nga Gjykatësi dhe njëzëri dhamë përgjigje nën betimin se fjalët tona nuk do t’i shkelim, por... Kur erdhëm në këtë botë – ishim të paditur, por më të paditur do të jemi nëse nuk dimë se ku do të shkojmë! Kur të lindim – qajmë, qajmë jo që ndjejmë dhimbje për dikë, por qajmë që t’i pastrojmë sytë tanë dhe t’i njoftojmë ata me lotin! Loti përmban shije të hidhur, por askush s’e mohon që ai nuk është shërues për syrin? Loti është i hidhur, ndërsa lëngu i retinës është i ëmbël, që të dy janë bashkë, por assesi nuk përzihen me njëritjetrin. Për arsye se baza e syrit është vaj dhe ka nevojë për ëmbëlsirë; për këtë lëngu i retinës është i ëmbël; sikur loti të mos ishte i hidhur, syrit do t’i vinte era e keqe, ndërsa sikur lëngu i retinës të mos ishte i ëmbël syri nuk do të kishte mundësi të shihte. Cili shpikës përpos Shpikësit mund të shpikte diçka: nëse disa tela i bashkon me ujin, dhe nga ky bashkim do të fitonte dritë? Që ta kuptojmë këtë të vërtetë, duhet t’i mbyllim të dy sytë, që të shohim me syrin e tretë. Syri s’e sheh syrin matanë hundës ndërsa zemra e sheh zemrën matanë bjeshkës. Syri nuk mund të shoh kur është errësirë, dhe kur errësirën e mbulon drita, syri e kupton se errësira ekziston si shkak i mungesës së dritës. Ndërsa syri i zemrës nuk ka nevojë për shikim por për kërkim; kërkon ta njohë Poseduesin e zemrës që pastaj ta kuptojë se kush është Pronar i zemrës, i Cili është Dritë, Dritë që ndriçon zemrat dhe mendjet. Çdo mendjendritur që është ndriçuar me kjo Dritë, që është Dritë mbi çdo dritë, e ka kuptuar se errësira kurrë nuk ka ekzistuar. Kur të lindim gjithashtu edhe marrim frymë, marrim frymë thellë dhe me nguti sepse kemi marrë udhë për një rrugëtim të ri me plot përgjegjësi. Marrim frymë edhe që të çlirojmë rrugët e frymëmarrjes, por çfarë kuptimi ka frymëmarrja nëse nuk e njohim Frymëdhënësin? Rrugët e frymëmarrjes nisen nga vrimat e hundës, njëra vrimë shërben për akumulim të trurit me ajër, dhe vrima tjetër e cila shërben për akumulim të mushkërive me ajër. Dy vrimat e hundës simbolizojmë dy gropa të varrit, truri simbolizon Parajsën ndërsa mushkëritë simbolizojnë Ferrin. Nëse frymëmarrësi e njeh në këtë botë Frymëdhënësin, atëherë në jetën e varrit, porta e njërit varr hapet, zgjerohet dhe ndërlidhet me portën e Parajsës dhe jeta në varr i përngjan marrjes erë të lules së një kopshti të Parajsës. Nëse frymëmarrësi nuk e njeh në këtë botë Frymëdhënësin, atëherë në jetën e varrit, porta e varrit tjetër hapet, ngushtohet dhe ndërlidhet me portën e Ferrit dhe jeta në varr i përngjan therjes me gjembin e një ferishteje nga ferishtet e Ferrit. Pompa e frymëmarrjes është zemra, e cila simbolizon orën dhe çdo tiktak i saj është sa më afër fundit, aq më afër fillimit. Kur ta shikojmë orën, sytë na shohin gjithsesi edhe akrepat e saj, që simbolizojnë arteriet e zemrës. Kur akrepat të prishen dhe ora nuk funksionon, ne atë e dërgojmë tek orëtari për riparim. Por akrepat e zemrës sonë kur të prishen, kush na i riparon? Ora me zile i nevojitet çdo punëtori të vyer që dëshiron të jetë i përpiktë në orar të punës dhe ai e kurdis zilen për kohën që dëshiron të zgjohet nga gjumi. Por për zgjimin tonë, zilen e zemrës sonë a e kurdisim ne apo e kurdis Rrotulluesi i zemrave? Gjumi është gjysma e vdekjes dhe jeta në këtë botë është ëndërr ndërsa kur të vdesim ne zgjohemi. Zemrës kur t’i vijë çasti i fundit, jeta kalon në një dimension tjetër dhe ndahet sikurse hëna në dy pjesë; njëra pjesë që i takon fillimit ndërsa pjesa tjetër që i takon Filluesit, i Cili është i pafillim. Fillimi dhe fundi ynë në këtë botë është me lot gëzimi dhe lot hidhërimi, ndërsa në botën tjetër mbesim me shpresë që përfundimisht të jemi një nga ato: “ Fytyra të ndritura, që shohin Zotin e tyre”. Ashtu u bëftë! AMIN! Besmir YVEJSI/ I Zgjimi Islam 13