Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.11 | Page 14

Xhamia Şakirin Xhamia Şakirin ndodhet në ushkudar të Stambollit. Ajo u ndërtua nga Fondacioni Şakir Semiha në kujtim të Ibrahim Şakir dhe Semiha Şakir dhe u hap më 7 maj 2009. Sipas njoftimeve të gazetave, kjo është xhamia më moderne në Turqi. Arkitekt i xhamisë ishte Husrev Tayla, i njohur edhe për punën e tij në xhaminë Kocatepe në Ankara. Projektuesi i saj i brendshëm ishte Zeynep Fadıllıoğlu, mbesa e Semiha Şakir, gjithashtu sipas raporteve të gazetave, projektuesja e parë femër e enterierit të një xhamie. Ndërtimi i xhamisë zgjati 4 vjet. Xhamia ka hapësirë prej 10.000 metrash katrorë , ka dy minare nga 35 metra të larta, dhe një kupolë të përbërë prej alumini. Kaligrafia në brendësi të kupolës është shkruar nga Semih İrteş. Dritaret e mëdha në tri anët e xhamisë janë projektuar nga Orhan Koçanit. Minberi është projektuar nga Tayfun Erdoğmuş. Motivet dekorative janë nxjerrë nga arti selxhuk. Shatërvani në oborr ishte projektuar nga William Pye. Xhamia është ndërtuar mbi një garazh parkimi. Të gjithë ata që do ta vizitojnë Stambollin ua propozojmë që mos ta lënë pa e vizituar Şakirin Xhaminë, ngase nuk do të gjejnë diku tjetër një xhami të ngjashme me të! Pergaditi: Argjend Xhelili / IV 14 Zgjimi Islam