Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.11 | Page 11

mendimesh, gjë që nuk ishte parë gjer atëherë. Të gjitha këto ndikuan që Ebu Hanifeja të mendonte një formë më të përshtatshme për t’ u dhënë përgjigje pyetjeve dhe zgjidhje rasteve të cilat nuk kishin ndodhur në kohën e pejgamberit a. s. dhe nuk përmendeshin në Kur’ an në mënyrë të veçantë, andaj hapi i parë ishte përdorimi i ixhtihadit, dhënia e fetvave sipas gjykimit dhe logjikës( re’ j) ose krahasimit( kijas). Të tria këto janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Ato konsistonin në atë që, për t’ i dhënë zgjidhje një problemi, fillimisht zgjidhja duhej kërkuar në Kuran. Nëse aty nuk gjendej, kërkohej në traditën pejgamberike. Nëse edhe aty nuk gjendej, kërkohej në hulumtimet dhe zgjidhjet që kishin bërë katër halifët e drejtë, Ebu Bekri, Umeri, Uthmani dhe Aliu. Nëse edhe aty nuk gjendej, atëherë duhej vënë në punë mendja dhe logjika duke e lidhur problemin e ri me diçka të ngjashme që kishte ndodhur më herët. Një shembull për këtë mund të marrim përdorimin e drogave në ditët e sotme, të cilat nuk përmenden as në Kur’ an dhe as në sunetin e Pejgamberit a. s. Por, duke u nisur nga fakti se droga ka të njëjtin ndikim si pijet alkoolike, pasi të dyja shkaktojnë humbje të vetëdijes, edhe drogat konsiderohen të ndaluara( haram).
Këtë metodë e përdori Ebu Hanifeja për t’ u dhënë zgjidhje problemeve të kohës, të cilat nuk ishin të pakta. Kështu që kjo shkollë u quajt“ Shkolla e arsyes”, për shkak se përdorte gjykimin dhe arsyen.
Kjo metodë për pasuesit e shkollës së Hixhazit ishte e papranueshme dhe ata e refuzuan atë, e bashkë me të e akuzuan edhe Ebu Hanifen. Mirëpo Ebu Hanifeja ishte njeri largpamës dhe duhej t’ iu paraprinte problemeve të kohës, në mënyrë që feja islame të ishte e pranueshme dhe e lehtë edhe për muslimanët e posahyrë në Islam, që ishin në numër të madh.
Duke vepruar në këtë mënyrë, Ebu Hanifeja i shërbeu fesë dhe njerëzve si askush më parë. Me fikhun e tij, Ebu Hanifeja arriti që fenë dhe jetën t’ i mbante pranë njëra-tjetrës të pandara. Burimet kryesore në të cilat u bazua Ebu Hanifja ishin: Kur’ ani, sunneti, ixhmai i as-habëve, kijasi, istihsani dhe urfi. Të gjitha këto burime shërbyen në zgjidhjen e problemeve të ndryshme me të cilat u ballafaquan muslimanët në kohën e Ebu Hanifes.
Një tjetër metodë e Ebu Hanifes në zgjidhjen e problemeve shoqërore ishte edhe përdorja e fikhut supozues( takdirij). Ai dëshironte që t’ u paraprinte problemeve dhe të kishte zgjidhje të gatshme për to. Andaj ai supozonte çështje dhe problem që nuk ekzistonin dhe ishin të pamundura. Sikur të ndodhnin, cili do të ishte gjykimi fetar? Këto çështje përfshinin fusha të ndryshme, shoqërore, ekonomike, politike etj.
Një hap tjetër tejet i rëndësishëm që ndërmori Ebu Hanifeja ishte që çdo fetva që jepej për çështje të caktuara të mos ishte individuale, por të ishte kolektive. Kjo u bë duke e ditur se një individ i vetëm nuk do të mund t’ u ofronte zgjidhje të gjitha problemeve të muslimanëve. Andaj për të qenë sa më efektiv dhe frytdhënës në këtë çështje, ai grumbulloi në një vend dyzet ekspertë nga të gjithë lëmenjtë e jetës. Këtë e bënte në mënyrë që problemet dhe çështjet që shfaqeshin, ata t’ i studionin dhe analizonin, deri sa të arrinin në një konkludim unanim. E tërë kjo arrihej me anë të një dialogu dhe debati konstruktiv, pa e imponuar mendimin dhe opinionin e askujt, edhe nëse ishte fjala për Ebu Hanifen.
Grupi punues i Ebu Hanifes
Ebu Hanifeja kishte një numër të madh nxënësish, të cilët uleshin në formë rrethi. Në të djathtë të Ebu Hanifes ulej Ebu Jusufi, i cili ishte njëri prej nxënësve më të zellshëm të Ebu Hanifes dhe i cili kishte cilësi dhe talente të rralla në personalitetin e tij. Për këtë arsye ai e mbante pranë Ebu Jusufin, me qëllim që ta formonte dhe përgatiste për të ardhmen. Në krahun tjetër të Ebu Hanifes, qëndronte një nxënës tjetër i zellshëm, Muhammed ibnu Hasen. Që të dy mbanin në dorë pena dhe letër, ku mbanin shënimet e duhura. Pastaj vinin dyzet ekspertët dhe grupi i punës me të cilët debatohej e diskutohej për çështje të ndryshme. Përveç këtyre të dyzetëve, ndodheshin edhe me qindra nxënës dhe dëgjues të tjerë, dymbëdhjetë nga të cilët arritën edhe shkallën e muxhtehidëve.
Fillimisht, Ebu Hanifeja përmendte temën mbi të cilën do të diskutonin. Për çdo çështje, në fillim kërkohej mendimi i një eksperti në atë lëmi, me qëllim që të krijohej një koncept i saktë mbi temën që do të diskutonin. Pastaj ai kërkonte mendimin e secilit prej studentëve. Dikush e analizonte problemin, dikush propozonte zgjidhje të caktuar, një tjetër mbante shënim, derisa arrihej një mendim unanim nga të gjithë pjesëtarët e grupit. Shpjegimi i lëndës, apo“ metoda e aftësimit të studentëve”, që përdorte Ebu Hanife, jo vetëm që ishte interesante, por ajo ishte edhe mjaft tërheqëse si për kohën në të cilën jetonte ashtu edhe për pedagogjinë moderne.
Zgjimi Islam 11