Imam
Ebu
Hanifeja
dhe nxënësit e tij
Nu’man b. Thabit ibn Zutij el-Faresij, teolog dhe
jurist fetar, kolos i dijes dhe mendimit, i njohur
me emrin Ebu Hanife, u lind në vitin 80 hixhrij në
qytetin e Kufes dhe vdiq në vitin 150 H., në moshën
shtatëdhjetëvjeçare.
Siç dimë nga historia, gjatë halifatit të Ali ibnu Ebu
Talibit kryeqendra e shtetit islam u bë Kufa. Aliu r.a.
e ndryshoi kryeqendrën e shtetit islam nga Medina
në Kufe, për arsye se aty u shfaqën probleme të ndryshme, për të cilat ai mendoi se do të ishte më mirë t’u
qëndronte sa më afër për t’i zgjidhur ato. Kështu, pasi
Kufa u bë qendra kryesore islame, aty u ndërtuan
xhami të ndryshme në të cilat u zhvilluan veprimtari
dhe aktivitete të shumta.
Në njërën nga këto xhami, pati rastin të
mësojë dhe marrë dituri edhe Imam Ebu Hanifeja. Mendimet e tij u ndërtuan në frymën e
mendimeve të sahabëve siç ishin: Omer Ibnul
Hatabi, Abdullah ibn Mes’udi dhe Ali ibnu
Ebu Talibi.
Ai mësoi tek Hamad b. Ebi Sulejmani dhe te
dijetarë të tjerë të njohur të asaj kohe.
Ebu Hanife konsiderohet prej tabi’inëve.
Këtë e argumentojnë disa muhaddithë,
mendimtarë e
historianë, si: Ibn
Sa’di, Dhehebiu,
Ibn Haxher, Ibn
Xhevziu etj.
Sipas disa transmetimeve Ebu
Hanife është
takuar
Zgjimi
Zgjimi
Islam
Islam
10
me shtatë as’habë: Enes ibn Malik, Abdullah ibn
Enesin, Abdullah ibn Harithin, Xhabir ibn Abdullah el-Ensariun, Abdullah ibn Ebi Evfanë, Vesileh
ibn es-Sekun dhe as’haben Aisha binti Axhredin. Pas
vdekjes së mësuesit të tij, Hamadit, ishte Ebu Hanifeja ai që do të udhëhiqte mësimdhënien me grupin
dhe nxënësit e Hamadit. Këtë post e mbajti tridhjetë
vjet, duke ligjëruar dhe duke polemizuar; duke marrë
vendime juridike e duke sendërtuar veprën që do
të formonte bazën për shkollën hanefite, e cila u
emërua sipas tij.
Ebu Hanifeja jetoi në kohën kur në Irak
dhe Bagdad çdo ditë shfaqej një ideologji e re, çdo ditë zbuloheshin njohuri të reja. Gjithashtu, numri i atyre
që konvertoheshin në muslimanë
dhe që vinin nga kultura dhe vende
të ndryshme, ishte i madh. Ndërsa
në Irak kishte ndryshime të mëdha,
në Hixhaz gjithçka ishte e qetë dhe
dy vendet e shenjta nuk ishin prekur
aspak nga zhvillimet që ndodhnin në
Irak. Gjithashtu në Irak filloi të përkthehej literaturë nga të gjitha
qytetërimet e mëparshme në gjuhën
arabe. Muslimanët
në Irak ndodheshin
para një përplasjeje
kulturash dhe