Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr. 13 | Page 8

Kosova. Kaloi dymbëdhjetë vjet e lirë dhe katër vjet si shtet. Në gjithë këtë kohë, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda u mundua të krijohet aparatura e shtetit, herë me e herë pa vullnet nga ana e vendasve, herë me e herë pa dije poashtu nga ana e vendasve. Ndërkombëtarët ishin“ monitorues” dhe ashtu do t’ i lëmë këtë herë. Qëllimisht nuk do të flas për ndërkombëtarët, këtu do t’ u kthehem vendasve. Gjatë kësaj periudhe jo të shkurtë,“ patëm fatin” që për prijës të kemi njerëz të çdo niveli. Nepotizëm, vullnetarizëm, burokratizëm, tekanjoizëm, e gjithçka shijuam. Për ta kuptuar më mirë, do ta materializojmë me disa shembuj. Kosovën, prej pas lufte, si pronë private e udhëhoqën përgjithësisht Krahu i Luftës. Nuk e mohoj se nga kjo kategori njerëzish pati të shkëlqyer, atdhetarë të vertëtë që vërtet edhe patën aftësi, që, edhe sot e kësaj dite Kosova përfiton nga ta, absolutisht. Por, fatkeqësia qëndron në atë se, shumica tjetër, të paarsyeshëm, gati analfabetë, tekanjozë e karieristë, të fuqishëm në lidhje familjare e miqësore, duke qenë se ishin ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u lumtë, prej paslufte zaptuan, edhe duke kërcënuar, poste e privilegje si udhëheqës vendi, turp u qoftë. Secili e di këtë, edhe pse jo secili e thotë. Secili poashtu e njeh dikë, qoftë të afërm apo tjetër që, si patriot që qe në luftë për mbrojtjen e atdheut, u bë menjëherë, hëpërhë, intelektual, akademik, minister …,. Si duket këta nuk e kuptuan se atdhesia është diçka tjetër nga aftësia. Nëse je nacionalist, në plan të parë, nuk të jep askush të drejtën të udhëheqësh vendin, duhet të kesh kualifikimet e duhura, moralin, shkollimin, aftësinë menaxhuese, largpamësinë projektuese etj. Është edhe një poshtërsi edhe më e madhe që ka ndodhur në vendin tonë në këtë plan. Disa, duke mos qenë anëtarë të UÇK-së, vetëm pasi mbaroi lufta dolën se paskëshin qenë ushtarë dhe, kështu, morën vende kyçe nëpër kryesi e kuvende. E kur pyeten nëse kontribuakan ende në mirëqenien e vendit, popullit, duke mos pasur kredo të argumentimit me fakte, ata akuzojnë pyetësit. Edhe thuhet:“ Kur s’ ke argument, fyeji kundërshtarët”. Ky lloj u zbulua edhe me regjistrimin e ish ushtarëve, veteranëve. Digresion: Në çdo vend të botës, pas lufte, kur numërohet numri i ushtarëve, vetëm dyfishohet ose trefishohet numri i dëshmorëve. Çudi është me ne se, për ironi, numri i ish ushtarëve na ka dallë thuajse 50 fishi i dëshmorëve. Prandaj, nuk është për t’ u çuditur me“ përparimin e vendit” tonë.

Atdhesi dhe Aftësi

Ai që shpiku konceptin e shtetit, Platoni, në veprën e tij Republika( Shteti), si prijës të shtetit nuk e vë askë tjetër pos filozofëve. S’ e di si qëndrojmë ne në këtë pikë!? Mirë a?!!! Të paaftë që qenë, u bënë dhe do të jenë udhëheqës vendi pati edhe nga ata që nuk qenë, nuk u bënë apo nuk do të jenë kurrë nacionalistë. Nga ky grup pati gjithmonë, jo vetëm tek ne. Ky grup gjithmonë është pakicë. Këta gjithmonë janë me partinë KFE( Kah të Fryen Era). Gjithashtu, të paaftë që qenë, u bënë dhe do të jenë udhëheqës vendi, ose pjesë e aparaturës udhëheqëse të vendit, pati edhe nga ata që nuk qenë pjesë e UÇK-së, apo Krah i Luftës siç edhe jemi mësuar ta dëgjojmë, por, duke u përvjedhur që herët, prej paraluftës, arritën të mbijetojnë dhe të shtrijnë rrjetën e merimangës për t’ u lënë vend sot edhe pasardhësve të tyre. Nga ky grup kemi sa të duash, duke qenë se, edhe ashtu, nepotizmin e kemi zhvilluar mjaft shumë. Madje, te ne edhe deklarohet publikisht se,“ është detyrë që t’ i rehatojmë familjarët”, s’ ka gjë se në organe të shtetit. Është shumë e udhës që për udhëheqje të vendit ose pjesë të aparaturës shtetërore të jenë njerëz nacionalistë, atdhetarë, patriotë, por, edhe më e arsyeshme, primare, është që këta njerëz të jenë intelektualë, që kanë aftësi dhe kredibilitet të ballafaqohen me sfida e problem të ndryshme. Sepse, nëse nxitemi në zhvillimin vetëm të njërës prej këtyre dy cilësive themelore të prijësve, ta zëmë të nacionalizmit, del se për udhëheqës te ne mund të jetë shumkush, edhe ai që s’ diti shkrim lexim, por që dha jetën në mbrojtje të atdheut. E vërej se sot nxitet në zhvillimin e kësaj praktike të edukimit se, udhëheqës vendi duhet të jetë ai që doemos është atdhetar,( edhe nëse nuk është por që duket se është), që, duke shprehur atdhetarizmin e tij, i arsyetohet edhe mangësia e punës, lënia e punëve mangut. Madje, nëse vetëm se është pjesë e udhëheqësisë së shtetit, të tillit, logjika kosovare poi a arsyeton edhe korripcionin, vjedhjen. Prandaj, është e udhës që të ndërpritet një edukim i tillë, neglizhent, që nxit drejt zhvillimit të nepotizmit, tekeve dhe përtacizmit, parazitizmit e mendjemadhësisë. Sepse, aftësia dhe atdhesia janë të ndara, s’ kanë të bëjnë njëra me tjetrën pos nëse, aftësinë e shfrytëzon në atdhesi, diturinë ia jep( kontribuon) vendit, popullit. Ndërsa, atdhesia, dashuria ndaj vendit, atdheut, paksa ndihmon në përfitimin e aftësive për udhëheqjen e tij, por jo mjaftueshëm. Është vetëm vlerësim personal, dashuri personale. Prandaj, mbi këto që thamë, mund edhe të konkludojme se Kosovës i duhen udhëheqës të aftë e patriotë, e jo patriotë të paaftë për udhëheqje.
8
Besnik JAHA / II