NJË ËNDËRRE
vështirësie vjen lehtësimi, duke u mbështetur në atë
se njeriu kur nuk do diçka gjen arsye ndërsa
kur do diçka gjen mënyrën dhe metodat
e realizimit të asaj çështje çfarë do
qoftë ajo.
Falë angazhimit të Kryesisë së
Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe Dekanatit të Fakultetit u bë
realitet ëndrra dhe synimi
për të ndërtuar një objekt të ri. Ndërtimi i këtij
objekti u arrit falë një
donacioni nga jashtë dhe
kështu fakulteti në tetor të
vitit akademik 2010/11 e
filloi punën në objekt të ri.
Objekt ky, i cili u ëndërrua me
vite si nga profesorët ashtu edhe
nga studentët.
Tani fakulteti siguron kushte
hapësinore sipas standardeve bashkëkohore për veprimtari edukativo-arsimore
dhe kërkimore-shkencore. E nëse flasim për dallimin
në mes këtij objekti dhe atij të mëparshëm, dallimi
është dukshëm i qartë e mos të themi se dallojnë si
nata me ditën. Tani objekti i ri i plotëson kushtet e dy
palëve si profesorëve ashtu edhe studentëve. Posedon
sallat e mësimit, kabinete të veçanta për secilin profesor, sallën e profesorëve, sallën e diplomimit, zyrën e
Unionit Studentor, amfiteatrin, bibliotekën, bufenë,
parkingun e veturave etj...
E kulmi i gjithë kësaj që thamë deri tani arrihet më
06.07.2012, kur fakulteti ynë u akreditua, ndërsa më
28.09.2012 Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës mori vendim për përfshirjen e FSI-së si njësi e
barabartë akademike në kuadër të Universitetit Publik të Prishtinës dhe tani diplomat tona njihen kudo.
Tash mundësitë janë dhe nuk ka vend për ankesa.
Nuk na mbetet tjetër veçse të vazhdojmë tutje dhe
mos ta lëmë në gjysmë këtë nismë, sepse e gjithë kjo
u arrit në saje të punës së palodhshme të njerëzve të
mëdhenj që ia duan të mirën këtij vendi. Ata punuan
sipas ajetit kur’anor, ku Allahu xh.sh. thotë:
“I lartëson Allahu ata të cilët besuan prej jush, por
atyre që iu është dhënë dituria i ngre në shkallë më të
larta.” (Surja Muxhadele, ajeti 11)
Zejnepe JAKUPI/ IV
7