REALITETI I
Në kohën e trazirave dhe errësirës, nën qiellin e
zymtë dhe tokën e shtypur diku u ndez edhe një dritë
shprese. Një dritë e cila ndriçonte në këtë kohë të
vrenjtur e të bërë terr.
Kohë kjo në të cilën shqiptarët vetëm se kishin filluar
të forcoheshin dhe të ballafaqoheshin ballë për ballë
me pushtuesin tiran. Thënë shkurt veçse kishte filluar
të vinte erë lirie.
E them këtë duke u bazuar në atë se gjërat e mëdha
arrihen nga nismat e vogla. Një ndër këto nisma ishte
edhe fakulteti ynë.
Ndoshta në shikim të parë duket nismë e vogël,
por realisht kjo ishte një nismë gjigante duke pasur
parasysh rrethanat politike të atyre viteve në të cilat
jetonim ne si popull. Kështu, më 15.08.1992, me
vendimin nr. 443, Kuvendi i Bashkësisë Islame të
Kosovës themeloi Fakultetin e Studimeve Islame në
Prishtinë. Fakulteti e filloi punën në dhjetor të vitit
akademik 1992/93.
Për objekt ku do të zhvillohej puna u vendos të jetë
objekti i vjetër, dikur medreseja e mesme “Alaud-din”.
Si objekt nuk i plotësonte kërkesat as të profesorëve
as të studentëve, por dëshira dhe dashuria si e profesorëve ashtu edhe e studentëve për të ngritur lart fenë
e Allahut xh.sh. ishin aq të mëdha, saqë çdo bar-
6
rikadë që doli para tyre nuk ishte e pathyeshme për
ta e që kjo të bëhej shkak për lënien në gjysmë
këtë nismë. Objekti posedonte katër salla
mësimi, bibliotekën, një minibufe,
katër kabinete atë të dekanit, sekretarit, referentit dhe koordinatorit
dhe asgjë më shumë.
Me gjithë këto kushte të
vështira materiale dhe
hapësinore, fakulteti vazhdoi veprimtarinë e vet, por
edhe fakulteti ynë pati fatin
e njëjtë me fakultetet tjera
të Universitetit të Prishtinës, sepse edhe këtu gjatë
luftës së fundit në Kosovë u
ndërpre puna dhe një numër
i konsiderueshëm i studentëve
të këtij fakulteti iu bashkëngjitën
UÇK-së, ku disa prej tyre ranë edhe
shehidë.
Ky proces për fat të mirë nuk zgjati edhe
shumë dhe menjëherë pas luftës fakulteti vazhdoi punën. Dhe kështu edhe pas luftës dhjetë vite
radhazi mësimi u zhvillua në të njëjtin objekt dhe
në të njëjtat kushte, por nuk thuhet kot se pas çdo