Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr. 13 | Page 4

Zgjimi Islam: Çka do të veçoje nga jeta juaj studentore? qëndron puna me shkencën e Tefsirit, Hadithit, Gjuhës Arabe etj.. Pra, është një lëmë, ku zbrazet yndyra e shkencave tjera në mënyrë që sa më lehtë të vij deri te nxjerrja e normave juridike për çështje të ndryshme. Prandaj, ky perceptim ishte motivi kryesor që më bëri të përcaktohem të studioj Jurisprudencën Islame gjatë studimeve themelore. Ndërsa në fazën e studimeve post-diplomike u përcaktova për shkencën e Usuli Fikhut, shkencë kjo e njohur për rëndësinë dhe precizitetin e saj si një ndër shkencat esenciale të së Drejtës Islame. Gjatë përvojës sime në studime kam vënë re se shumica e çështjeve kontradiktore të Jurisprudencës( Fikhut) shfaqeshin si rezultat i njërit nga këta dy faktorë: ose çështja varej nga autenticiteti i hadithit, si burimi më produktiv normativ i Sheriatit, ose varej nga metodologjia e nxjerrjes së normave nga burimet adekuate të tyre. Kështu përfundova se problematika e dytë ishte më e shprehur dhe më e ndërlikuar andaj vendosa që në këtë fazë të studimeve t’ i përvishesha punës në këtë fushë, ndaj duke u mbështetur në Allahun Fuqiplotë dhe duke qenë i bindur në vete kisha besim të plotë se do të mund t’ ia dilja.
Zgjimi Islam: A dalloni ndonjë nga ata prej të cilëve morët mësim?
Afrim Bulliqi: Allahu xh. sh. na nderoi shumë kur na e mundësoi të thithim nga dituritë fetare e të mësojmë dhe të takojmë disa nga dijetarët kolosë të kohës sonë. Nuk ka dyshim se secili prej tyre ka lënë gjurmë dhe ndikim tek ne, e kjo natyrisht përbënte edhe një motiv shtesë për vazhdim të mëtutjeshëm. Motoja ime në raport me dijetarët e kohës ishte: që të përfitojmë nga çdonjëri prej tyre në lëmin-fushën e tij dhe kurrsesi mos t’ i lejojmë vetes përgojimet e thashethemet ndaj cilido dijetar. Për fat të keq njerëzit padrejtësisht lejojnë veten të përulen e të përgojojnë dijetarët duke e privuar veten nga përfitimet shkencore që do të mund t’ i kishin nga ata dijetarë.
4
Afrim Bulliqi: Ballafaqimi me një mentalitet tjetër … Pa mëdyshje unë ruaj kujtimet më të mira nga ajo fazë dhe sa herë që i lejoj kujtesës t’ i qaset asaj faze më kaplon nostalgjia, gjë që është e natyrshme, ngase kjo ishte faza dhe përvoja më e rëndësishme e jetës sime. Vështirësitë dhe sfidat harrohen me kalimin e kohës, ndërsa mbeten vetëm përfitimet dhe arritjet, madje edhe vështirësitë më të mëdha pas përfundimit të suksesshëm shndërrohen në kujtime të mira dhe konsiderohen si sfida që janë tejkaluar me sukses. Suksesi i një faze është magnet për fazën që pason dhe kështu me radhë derisa me mirësinë e Allahut plotësohen begatitë e Tij. Ndërsa pa kurrfarë hezitimi mund të them se kupa arriti kulmin e saj kur Allahu më nderoi me nxënien e Kur’ anit përmendsh, dhunti kjo për të cilën e falënderoj Allahun s. v. t., duke pranuar paaftësinë për një falënderim meritor.
Zgjimi Islam: A e keni menduar apo planifikuar ndonjëherë pozitën tuaj si profesor( mualimit të fesë) dhe a mund të na përshkruani pak ndjenjën e të qenit profesor.
Zgjimi Islam: Sigurisht ndjenja kur kalon nga faza e mësim-nxënies në atë të mësimdhënies është e veçantë, sepse atëherë fillon të shohësh praktikisht frytet e punës së gjatë dhe kupton se lodhja e mundi që janë derdhur po japin rezultate konkrete dhe nuk kanë shkuar kot. Kështu njohuritë që për një kohë të gjatë ishin personale tashmë fillon t’ i ndash me të tjerët dhe t’ ua plasosh atyre. Këtu duhet të kemi parasysh faktin e mirënjohur se, nëse në këtë botë shumë gjëra pakësohen me dhurim / ndarje, dituria qëndron në raport të kundërt; sa më shumë që e shpërndan atë ajo vetëm sa vjen e shtohet! Përveç që është një ndjenjë e mirë dhe e veçantë, unë ndihem edhe i motivuar për faktin se shoh veten produktiv e të dobishëm për rrethin dhe komunitetin tim. Thënë të vërtetën, nuk mund ta fsheh faktin se veten e kam parë gjithherë si mësimdhënës dhe gjithnjë më ka përcjellë besimi se mund të jem një pedagog i suksesshëm.
Zgjimi Islam: Nderi më i madh që mund t’ i bëhet një njeriu është t’ i ofrohet mundësia që t’ ua mësojë të tjerëve fjalën e Allahut xh. sh.. Si e vlerësoni faktin që jeni profesor i lëndës bazë të Shkencave Islame: Kur’ anit?
Afrim Bulliqi: Eh, këtu puna qëndron më ndryshe. Po