Islami- rruga e diturisë Intervist me Profesorin Mr. Afrim Bulliqi
Islami- rruga e diturisë Intervist me Profesorin Mr. Afrim Bulliqi
Afrim Bulliqi u lind më 5 gusht 1978 në Prishtinë. Shkollën fillore e përfundoi në Prishtinë me sukses të shkëlqyer për të vazhduar shkollimin e mesëm në Medresenë e Mesme‘ Alauddin’ në Prishtinë në vitet 1993- 1997. Aktualisht jeton në Prishtinë me bashkëshorten dhe tre fëmijët.
Zgjimi Islam: Cili ishte rrugëtimi juaj drejt nxënies së dijes?
Afrim Bulliqi: Gjatë shkollimit tim të mesëm pata fatin që për dy vjet e më shumë të jem nxënës i hoxhës së mirënjohur në vendin tonë, hfz. Muharrem Ramadani, me të cilin lexuam disa libra nga shkenca e morfologjisë dhe sintaksës arabe sipas metodologjisë së vjetër. Kah fundi i asaj periudhe fillova edhe nxënien e Kur’ anit përmendësh duke i hedhur hapat e parë në këtë lëmi. Pas përfundimit të Medresesë udhëtova për në Stamboll, ku vazhdova thellimin e mëtutjeshëm në këta dy lëmenj. Atje qëndrova për një vit e gjysmë ku arrita të përvetësoja 24 xhuza të Kur’ anit dhe të përfundoja mësimin e disa librave nga gramatika e gjuhës arabe. Çështjet teknike, para-skadimi i pasaportës, me shtynë drejt Sirisë ku synoja të vazhdoja studimet universitare. Kështu, viti akademik 1999 / 2000 do të më gjejë student të rregullt në Degën e Universitetit të Ez’ herit-‘ El- Fet’ hul Islamij’, drejtimi i Sheriatit në Damask. Sipas statutit të këtij instituti, pas përfundimit të tri viteve të para, vitin e katërt dhe diplomimin duhej ta bëja në Kajro gjatë vitit 2002 / 2003. Më vonë, po në të njëjtin institut ndoqa programin e Ez’ herit për magjistraturë në shkencën e Usuli Fikhut për dy vite me radhë, ndërsa mbrojtjen e temës së magjistraturës e bëra në‘ Universitetin Islamik El-Xhinan’ në Tripoli-Liban në vitin 2008. Në të njëjtin Universitet regjistrova më pas edhe doktoratën, në Shkencën e Usuli Fikhut, të cilën e kam pothuajse në përfundim e sipër dhe me lejen e Allahut s. v. t. shpresoj ta mbrojë brenda këtij viti.
Zgjimi Islam: Cilat ishin vështirësitë dhe sfidat që kishit në fillet e studimeve tuaja?
Afrim Bulliqi: Sfida e parë për çdo student në një vend të huaj besoj se është mosnjohja e gjuhës dhe e vendit. Andaj edhe mua më shoqëruan këto dyja, por me ndihmën e Zotit dhe me angazhimin tim i tejkalova ato.
Zgjimi Islam: Si i tejkaluat këto vështirësi?
Afrim Bulliqi: Pa dyshim ky rrugëtim i gjatë në kërkim të diturisë kishte edhe sfidat dhe vështirësitë e veta, por nuk kisha pasur dëshirë që ato t’ i shpalos në këtë intervistë nga frika se do të zgjatesha, sepse ato ishin të shumta dhe të llojllojshme. Mjafton të theksoj se secili student që i lexon këta rreshta mund ta bëjë një krahasim të gjendjes dhe vështirësive që përjeton gjatë studimeve të tij dhe t’ i shumëfishojë ato për disa herë në të gjitha aspektet. Pas mbështetjes në Allahun, pastaj vetëbesimit të plotë në vetvete dhe bindjes se çdo vështirësi shoqërohet me dy lehtësime si dhe ngushëllimit të vetes me faktin se kjo rrugë, sikur çdo rrugë tjetër e Xhennetit, nuk është e shtruar me lule, por me gjemba, mundohesha që sa më lehtë të kaloja mbi to. E mira e tërë kësaj qëndron në atë se në mesin e studentëve tanë në Damask mbretëronte një ndjenjë e mirëfilltë dashurie të sinqertë dhe një lidhje e fortë bashkëpunimi ndërmjet vete, kështu që edhe pse vështirësitë ishin të shumta tejkalimi i tyre përmes bashkëpunimit reciprok bëhej më i lehtë. Edhe studimet e hollësishme të një niveli të lartë nga Drejta Islame në gjuhën arabe dhe bashkërenditja me studentët lokalë e të tjerë ishin sfidë në vete. Mirëpo, fatbardhësisht ishin njohuritë e mira bazike që bartja me vete ato që më lehtësuan shumë punën në këtë drejtim.
Zgjimi Islam: Pse zgjodhët këtë degë studimesh?
Afrim Bulliqi: Ishte dëshirë imja e kamotshme dhe gjithashtu pesha dhe rëndësia e saj në nxjerrjen e dispozitave. Me siguri se vlerësimi i lartë që ia bën Feja jonë diturisë në përgjithësi dhe shkencave Islame në veçanti, gjithë ato citate të shumta kur’ anore e profetike ishin dhe mbesin stimuluesi kryesor në rrugën e kërkimit të diturisë. Synimi dhe shpresa jonë e vetme ishte dhe mbetet arritja e kënaqësisë së Allahut s. v. t.. Dihet se nga të gjitha studimet e mundshme brenda shkencave Islame, studimi i së Drejtës Islame-Sheriatit është dega ku vihen në praktikë një sërë njohurish e rregullash të huazuara nga shkencat e tjera islame, siç
3