Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr. 13 | Page 2

Fjala e kryeredaktores Njeriu u krijua dhe njëkohësisht u obligua me një mision që nuk e bartën dot as qiejt e as toka...me një mision që e pranoi me vetëdëshirë dhe për të cilin do të mbajë përgjegjësi. “Ne u kemi ofruar amanetin qiejve, Tokës dhe maleve, ato ngurruan ta bartin atë dhe u frikësuan ta pranojnë atë, por, njeriu e pranoi...”(Surja Ahzab, ajeti 72). Me të vërtetë të jetosh dhe të punosh në rrugën e Islamit është e vështirë, duke i pasur parasysh të gjitha pengesat që mund të na dalin gjatë kësaj rruge. Por gjithashtu është privilegj dhe nderë ta përfaqësosh një rrugë të tillë, të denjë, paqësore, me qëllime fisnike dhe me një sistem të pakrahasueshëm ligjor e njerëzor. Andaj sa herë që na atakojnë vështirësitë dhe dështimet, duhet të na mbërthejë ndjenja e përgjegjësisë dhe shpresa e shpërblimit. Suksesi në kryerjen e një detyre të tillë është besimi i palëkundur në Krijuesin Suprem të kësaj mbretërie madhështore dhe durimi i vazhdueshëm për hirë të këtij Mbreti të Drejtë dhe Mëshirues. Kështu secili pjesëtar i kësaj Mbretërie të Madhe ka një detyrë për ta kryer në mënyrë që të mund të kontribuojë në mbajtjen e rendit dhe ngritjen e shoqërisë njerëzore. Ta mbajmë fjalën e dhënë Alllahut dhe të jemi të vetëdijshëm për përgjegjësit tona. T’i përvishemi punës dhe angazhimit. T’i kërkojmë mirësitë dhe begatitë. T’i synojmë sukseset dhe arritjet. Ta fitojmë kënaqësinë dhe shpërblimin e Zotit Fuqiplotë ashtu siç Ai na premtoi: “Shpërblimi i tyre është falja madhështore (e mëkateve) nga ana e Zotit të tyre dhe xhennetet nëpër të cilët rrjedhin lumenjt! E në to do të qëndrojnë përherë. Sa shpërblim i bukur është ky, për ata që punojnë vepra të bukura!” (Surja Ali Imran, ajeti 136) Bardha KQIKU Përmbajtja Intervist me Profesorin Mr. Afrim Bulliqi Realiteti i një ëndërre Atdhesi dhe Aftësi Fundi i një rruge, por jo edhe i një misioni A ka gjë të keqe TË MASHTROSH për të marrë nota të mira? Islami dhe Demokracia Humbja e idealeve Rishikimi (korigjimi) i historisë As’habul Kehf në Shqipëri Dashuria e qiellit ndaj tokës A e shkroi Muhammedi a.s Kur’anin? Dhjetë çelësat e suksesit në mësime Kush është Ahmed Dedad Aktivitetet e Unionit Studentor për vitin 2012- 2013 Seminari dyditor: “Sfida rreth edukimit të përgjithshëm në shkollat Kosovare” Kryeqyteti me një pamje te re Parathënie e domosdoshme Fjalëkryq 02 03 06 08 09 10 12 14 15 20 22 24 26 28 30 32 36 38 39 Kryeredaktore: Bardha KQIKU/ Redaktore: Merjeme GASHI/ Redaksia: Zejnepe JAKUPI- BYTYQI, Xhevat SHURDHAJ, Besnik JAHA, Besmir YVEJSI, Bedri BYTYQI Lektorë: Dr. Hysen MATOSHI / Dizajni grafik: Argjend Xhelili / Adresa: FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME ; rr.”BajramKelmendi” nr.84 Prishtinë / tel: 038 243 887 / e-mail: [email protected] / web: www.fsi92.net 2