si vend që synon Bashkimin Evropian po vazhdon të
jetë e izoluar në shumë aspekte, njëra ndër to është
edhe niveli i arsimit. Kosova është pothuajse i vetmi
vend në Ballkan që nuk respekton të drejtat elementare te njeriut, duke cenuar kështu edhe të drejtën për
arsim dhe duke bërë politika përjashtuese, ku vajzës,
e cila ka vendosur që jetën e vet ta realizojë në bazë
të besimit islam, duke plotësuar një obligim fetar
vënien e mbulesës, i mohohet e drejta e shkollimit.
Të gjithë nxënësit njëzëri kanë kërkuar shfuqizimin
e udhëzimit administrativ që e ndalon bartjen e
shamisë dhe është vlerësuar si abuzim me të drejtat e
femrave.
4. Sistemi i arsimit në përgjithësi është në gjendje
të rëndë, shkollat tona janë bërë çerdhe të dukurive
negative dhe shkatërruese për rininë tonë. Edhe pse
shumë fushata janë marrë e realizuar nga institucione të ndryshme, OJQ vendore e ndërkombëtare,
fryte pozitive nuk janë parë; përkundrazi, si problem
vetëm kanë marrë përshkallëzim.
Kërkesën e BIK për futjen e mësim-besimit në
shkollat kosovare nxënësit e kanë vlerësuar shumë
me vend, ndaj është kërkuar që Ministria e Arsimit
të mos hezitojë më për jetësimin e kësaj kërkese,
që shumë e shohin si një dritë në fund të tunelit,
si shpresën e vetme për një formësim të të rinjve
– nxënësve tanë, duke ditur rolin edhe rëndësinë
që feja përçon tek individi. Mësim-besimi duhet të
shpjegohet nga njerëzit adekuatë (teologët) e jo nga
sociologët e filozofët. Mësim-besimi do të ishte një
standard i plotësuar për orientim në BE duke e ditur
se vendet evropiane mësim-besimin e kanë të inkorporuar në shkollat e tyre, si një avantazh për nxënësit, sepse kështu një individ ka njohuri të thukëta e
të drejta
Vlerësimet përfundimtare për stafin, akomodimin,
organizimin në përgjithësi kanë qenë me notat më të
larta. Iniciativa të tilla u kërkuan të merren edhe në
të ardhmen, sepse përmes kësaj iniciative kanë lindur
edhe shumë iniciativa që do të realizohen nga nxënësit pjesëmarrës në seminar, duke bërë binjakëzim
mes komunave në projekte të ndryshme.
Nxënësit, përveçse janë afruar shumë mes vete, ata
kanë mësuar edhe punën në grupe, bashkëpunimin
me njëri- tjetrin, formën e debatit, respektimin e
opinionit të kundërt etj.
Në fund falënderojmë të gjithë ata që na mbështetën
në realizimin e këtij seminari, Bashkësinë Islame
të Republikës së Kosovës, Fakultetin e Studimeve
Islame, Medresenë e Mesme “Alauddin”, Drejtorinë
e Arsimit në Komunën e Drenasit dhe gjithë nxënësit, të cilët me angazhimin dhe punën e tyre, i kanë
dhënë dimensionin e suksesit dhe të pozitivitetit
seminari.
Merita BOROCI/ II
35