e Prishtinës ishte e përfshirë me dhjetë nxënës,
Prizreni me tetë nxënës, ndërsa komunat tjera me
nga gjashtë nxënës. Grupmoshat e përfshira në këtë
projekt ishin maturantët e shkollave të mesme.
Ky projekt kishte këtë përmbajtje:
1. Ligjërata me panelistë të ndryshëm
2. Diskutime
3. Workshop-e
4. Rekreacion, dhe
5. Analiza (konkluzione).
Ligjërata e parë me titull: “Arsimi dhe sfidat e tij” u
mbajt nga panelistët: 1. z. Arsim Mehmeti (Drejtor
i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Drenasit), 2.
Prof. ass. dr. Zija Abdullahu (profesor në FSI), dhe 3.
znj. Mejreme Gashi (sociologe). Pas përfundimit të
ligjëratës nxënësit e pranishëm ju parashtruan disa
pyetje panelistëve. Pas ligjëratës filloi punimet “workshopi” i parë ku nxënësit ishin ndarë në grupe dhe
secili grup kishte për detyrë të paraqiste nga dhjetë
sfida apo probleme me të cilat ballafaqohen shkollat
e Kosovës.
Ligjërata e dytë me titull: “Besimi si