dyditor:
përgjithshëm në shkollat Kosovare”
Në fund fjala iu dha myftiut të Republikës së Kosovës, mr. Naim ef. Tërnava, i cili fillimisht përshëndeti të pranishmit dhe i inkurajoi studentët e FSI-së
që të vazhdojnë edhe më tutje me projekte duke
theksuar se asnjëherë nuk do të mungojë përkrahja e
BIK ndaj aktiviteteve të tilla.
Qëllimi i këtij seminari ishte që të bënte një studim
rreth rëndësisë së lëndës fetare në shkollat e Kosovës,
të përhapë këtë ide te nxënësit, dhe të shkëmbehen
mendime me qëllim të përfitimit të ndonjë ideje nga
ana e tyre, t’i informojë ata rreth rëndësisë së lëndës
fetare në shkollat publike dhe të përfitojnë perceptime të drejta rreth kësaj kërkese.
Për realizimin e këtij projekti, studentët kishin
formuar dy ekipe-grupe; ekipi - grupi i parë ishte
emëruar: “Ekipi veprues”, i përbërë nga këta studentë:
Faruk Hoxha, Ukë Rexhepi, Burim Kërqeli, Valmire
Batatina, Hava Kukiqi, Bardha Kqiku, Merita Boroci,
Saranda Muharemi dhe Gentian Jetishi. Ndërsa
ekipi - grupi i dytë ishte emëruar: “Ekipi ndihmës”
i përbërë nga këta studentë: Vlora Avdiu, Desara
Vathaj, Nehat Bajrami, Mevludin Xhelili, Ilir Maliqi
dhe Mubekir Shaqiri.
Në këtë projekt janë përfshirë disa komuna të Kosovës, siç janë: Prishtina, Podujeva, Prizreni, Mitrovica, Drenasi, Ferizaj, Gjilani dhe Vushtrria. Komuna
33