Seminar
“Sfida rreth edukimit të
Seminari i zhvilloi punimet në objektin e Fakultetit
të Studimeve Islame dhe atë të Medresesë së Mesme
“Alauddin” në Prishtinë.
Më 9-10 mars 2013, Unioni i Studentëve të Fakultetit
të Studimeve Islame, në përkrahje të menaxhmentit
të Fakultetit të Studimeve Islame, Kryesisë së BIK-ut
dhe Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë
mbajtën seminarin me titull: “Sfida rreth edukimit të
përgjithshëm në shkollat kosovare”.
32
Hapja e seminarit u bë më 9.3.2013, në orën 9:00,
në sallën e konferencave në Fakultetin e Studimeve
Islame. Të pranishëm ishin myftiu i Republikës së
Kosovës mr. Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë,
dekani i FSI-së prof. dr. Qazim Qazimi me stafin e
tij, drejtori i Arsimit i Komunës së Drenasit z. Arsim
Mehmeti dhe disa personalitete të tjera.
Hapja e seminarit filloi me leximin e disa ajeteve
kur’anore nga nxënësi i Medresesë së Mesme “Alauddin”, z. Egzon Ibrahimi.
Hapjen solemne të seminarit e bëri dekani i FSI-së
prof. dr. Qazim Qazimi, i cili fillimisht i përshëndeti
të pranishmit duke iu uruar mirëseardhje. Ai, ndër të
tjera, foli edhe për rëndësinë e dijes dhe shkencës të
cilën e ka ajo në kuadër të fesë Islame. Më pastaj fjala
iu dha ideatorit të këtij projekti, studentit të FSI-së, z.
Faruk Hoxha, i cili në pika të shkurtra foli rreth këtij
projekti.