shtetit”. Nga ky seminar studentët tanë kanë fituar një përvojë të kënaqshme në lidhje me atë se Kosova si një vend i vogël me tri religjione, por ku dominon ai Islam, shquhet për tolerancë fetare dhe se mund të merret shembull për vendet e tjera që e rrethojnë.
2. Më 20 dhjetor 2012 Fakulteti i Studimeve Islame shënoi 20-vjetorin e themelimit të tij dhe me këtë rast u mbajt edhe një akademi solemne. Në këtë aktivitet morën pjesë figura publike nga institucione të ndryshme vendore dhe të huaja. Gjatë këtij aktiviteti solemn të pranishmit u njoftuan për punën dhe aktivitetin që e bën ky Fakultet për ngritjen dhe afirmimin e të rinjve kosovarë. Gjithashtu rastisi rasti që pikërisht në këtë ditë doli edhe numri i ri i revistës“ Zgjimi Islam”, revistë e cila është rezultat i punës së studentëve të këtij Fakulteti.
3. Më 16.1.2013 Unioni Studentor organizoi takim me studentët e Fakultetit, ku raportoi për të arriturat gjatë vitit paraprak dhe për planet që kishte gjatë këtij viti. Nga ky takim u morën edhe kërkesat dhe vërejtjet e studentëve, me të cilat studentët e obliguan Unionin që të punojë gjatë këtij viti.
4. Më 8-10 mars 2013 Unioni Studentor pranë Fakultetit të Studimeve Islame-Prishtinë, në përkrahje nga menaxhmenti i Fakultetit, si dhe me ndihmën dhe përkrahjen e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe Medresenë e Mesme“ Alauddin” në Prishtinë, organizuan seminarin me temën“ Sfida rreth edukimit të përgjithshëm në shkollat kosovare”. Në këtë seminar morën pjesë tetë komuna, siç ishin: Prishtina, Prizreni, Gjilani, Ferizaj, Skenderaj, Drenasi, Mitrovica dhe Vushtrria. Ky seminar ishte dyditor dhe në të morën pjesë 54 nxënës nga shkollat e mesme të Kosovës. Pas përfundimit të seminarit të gjithë pjesëmarrësit u certifikuan.
5. Prej aktiviteteve të Unionit Studentor është edhe nxjerrja e numrit të dytë të revistës“ Zgjimi Islam”.
6. Prej aktiviteteve tjera të Unionit Studentor është paraparë që më 29 maj 2013 ta kemi një përmbyllje solemne për nder të absolventëve të Fakultetit të Studimeve Islame.
Këto ishin disa nga aktivitetet kryesore të Unionit Studentor të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë. E lusim Zotin e Madhërishëm që të na bëjë prej robërve të Tij të sinqertë dhe që çdo punë dhe angazhim tonin, që e kemi bërë gjatë këtij viti akademik, të na e pranojë, ndërsa çdo gabim dhe lëshim të na e falë.
Ukë REXHEPI / IV
31