Aktivitetet e Unionit Studentor për vitin 2012- 2013
Përbërja e Unionit Studentor gjatë vitit akademik
2012-2013 ishte:
1. Valmire Batatina - kryetare e Unionit,
2. Ukë Rexhepi - nënkryetar i Unionit,
3. Hava Kukiqi - anëtare në KMSH,
4. Hyzri Murseli - anëtar i Unionit,
5. Merita Boroci – sekretare,
6. Behxhet Bajrushi - anëtar i Unionit,
7. Artan Maliqi – arkëtar,
8. Sevime Dërmaku -anëtare e Unionit.
Si çdo Fakultet tjetër, edhe Fakulteti i Studimeve
Islame në Prishtinë, në kuadër të organizimit të tij,
ka edhe Unionin Studentor, i cili është në shërbim të
studentëve.
Unioni Studentor përbëhet nga tetë anëtarë, ndërsa
katër prej tyre kanë edhe poste (detyra) e që janë:
1. Kryetari i Unionit - udhëheq Unionin;
2. Anëtari në KMSH (Këshilli Mësimor-Shkencor)
- paraqet kërkesat e studentëve para Dekanatit dhe
profesorëve në mbledhjet e thirrura nga Dekanati;
3. Sekretari - merret me anën administrative të Unionit dhe
4. Arkëtari – merret me hyrjet-daljet brenda Unionit.
30
Unioni Studentor ka për detyrë që të jetë sa më afër
studentëve për t’i përcjellë nevojat e tyre.
Me një fjalë, Unioni Studentor është urë lidhëse
ndërmjet studentëve dhe Dekanatit, ku çdo kërkesë
nga studentët vjen në Union dhe pastaj drejtohet në
Dekanat.
Këtu do t’i paraqesim disa nga aktivitetet e Unionit
Studentor gjatë vitit akademik 2012-2013.
Ndër aktiviteteve kryesore gjatë këtij viti akademik
kanë qenë:
1. Më 16 Nëntor 2012 në gjimnazin “Loyola” në
Prizren kanë marrë pjesë 20 studentë nga Fakulteti i
Studimeve Islame-Prishtinë, në seminarin me temën
“Marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve fetare dhe