përmbush premtimet e tij, është i vërtetë, besnik, i
sinqertë. Ky ishte titulli që ia dhanë para misionit të
pejgamberisë. Kur e publikoi misionin e vet, deshën
ta vrasin. Për 13 vite vuajti në Mekë, iu desh të ikte që
ta shpëtonte jetën dhe të shpërngulej. Pse? Nuk diti
si të flasë? Nëse ishte test, atëherë ai nuk ka ditur t’iu
flasë, sepse i ka provokuar njerëzit dhe ata deshën ta
vrasin. E kanë dashur deri në moshën 40-vjeçare, e
tani dëshironin ta vrisnin! Allahu xh.sh. thotë: “Ju në
të Dërguarin e Allahut e keni shembullin më të mirë”
- dhe ky shembull krijonte provokime. Ai vazhdoi t’i
thërriste hebrenjtë, pastaj krishterët, hipokritët. Katër
grupe njerëzish tani deshën ta vrasin. A e keni ditur
këtë? Pse? Sepse ai nuk ka ditur si të flasë? Gjithë
këta imamë (në Afrikën Jugore) asnjëri nuk urrehet
nga askush. Shoqëri fantastike. Jeni kombi më fantastik: Në botë janë 160 milionë arabë (muslimanë)
dhe askush nuk është më i urryer nga hebrenjtë, të
krishterët apo hindusët më shumë se unë. A e dini
këtë? Ju jeni popull fantastik”.
Ahmed Deedat pas shumë përpjekjesh, më 8 gusht
2005, në qytetin Durban të Afrikës së Jugut, pas vuajtjeve nga sëmundja e paralizës totale, që i zgjati plot
9 vite që nga viti 1996, vdiq në moshën 87-vjeçare
thirrësi, debatuesi botëror publik me priftërinjtë e
krishterë, ngritësi i fjalës së Njëshmërisë, njohësi i
mirë i Islamit dhe Biblës. Por që dija duhet të përcillet te të tjerët, është obligim i muslimanit dhe ndër
vazhduesit e rrugës së tij sot kemi nxënësin e tij i cili
është i jashtëzakonshëm në fushën e thirrjes islame.
Është fjala për dr. Zakir Naik, i cili po bën një punë të
mrekullueshme.
Përktheu nga anglishtja:
Xhevat SHURDHAJ/ III
Burimi:
www.ahmed-deedat.net
www.en.wikipedia.org/wiki/Ahmed_Deedat
www.way-to-Allah.com
29