Kush është Ahmed Dedad
Zotëri Ahmed Husejn Deedat lindi më 1 korrik 1918 në Surat të Indisë, ndërsa më 1927 emigroi me të atin në Afrikën Jugore për arsye ekonomike. Emri i tij u shqua shumë përmes debateve që i ka pasur me misionarë të ndryshëm të krishterë në mbarë botën, nga të cilat kanë qenë edhe debatet me kryepeshkopin e Amerikës( Jimmy Swaggart) dhe atë të Suedisë( Stanley Sjwberg) që e vërshuan mbarë botën në formë të video-kasetave.
Shkaqet kryesore që e nxitën atë të bëhej mbrojtës i Islamit datojnë në vitin 1936, kur ai punonte në një dyqan që ishte afër një qendre krishtere, nga e cila vinin misionarët në dyqan dhe e provokonin duke ia sulmuar Islamin. Në këtë kohë nuk kishte ditur shumë rreth Islamin veçse që e ka emrin Ahmed, falë namaz, agjëron, nuk e han mishin e derrit, nuk pi alkool, dëshmon se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij etj. Ai, pra, i nxitur nga këto provokime të misionarëve krishterë filloi të lexonte gjithçka që i vinte në dorë nga librat islamë dhe ata të krishterë, ndërsa në mënyrë të veçantë kur i ra në dorë libri“ Idhharul-Hakk” të autorit Rahmetullah el-Hindi( 1818-1891) që ishte i përgatitur për debate me misionarët krishterë të Indisë Britanike të atëhershme.
28
Për herë të parë në botë me debate u paraqit më 1977 në sallën Albert Hool në Londër, e të cilat më pas e vërshuan botën në formë të video-kasetave dhe DVD-ve. Pas kësaj vazhdoi zinxhirin e organizimit të debateve të hapura dhe të transmetuara në të shumtën e rasteve edhe drejtpërsëdrejti në televizion. Publikimet e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës, nga të cilat në: shqip, rusisht, arabisht, urdu, bengali, malaje, frënge, kineze, japoneze, indoneziane, zulu, afrikane, gjermane, norvegjeze etj. Franca dhe Nigeria ia kanë refuzuar hyrjen në këto vende për shkak të“ rrezikut” nga ai. Më 1986 u shpërblye me çmimin e Mbretit Fejsal( të Arabisë Saudite) për shërbimet që ia bënte Islamit në fushën e Da’ ves( thirrjes islame).
Ndër leksionet e tij të shumta kemi marrë një nga to që është me interes dhe i dobishëm:“ Cila duhet të jetë puna e juaj primare? Kishte ardhur një djalosh nga një xhemat tjetër( i krishterë) dhe deshi të debatojë, ai gjeti mirëkuptimin për të debatuar. Gjatë fjalimit të tij me bashkëbiseduesin e kishte pyetur zotëri Ahmed Deedat: Cili është muslimani më i urryer nga të krishterët e Afrikës së Jugut”? Ai i tha:“ Ti”.“ E tha të vërtetën”- pastaj( Ahmed Deedat) e pyet:“ Cili është muslimani më i urryer nga hebrenjtë e Afrikës së Jugut”? Ai tha:“ Ti”. Pastaj( Ahmed Deedat) prapë e pyet:“ Cili është muslimani më i rrejtur nga hindusët e Afrikës së Jugut”? Ai i tha:“ Ti”. Ahmed Deedati u kishte thënë:“ E vërtetë është, jo, jo, haku është hak. Të gjithë mund ta dinë atë, jam i sigurt. Të gjithë mund të garantoni për atë se unë jam njeriu më i urryer nga të tri komunitetet fetare, por ne kemi 500 mesxhide në shtet dhe janë 500 imamë. A urrehet ndonjëri prej këtyre imamëve nga krishterët? Një, një ma jepni një emër, ndër 500 imamë a ju kujtohet ndonjë? Një dijetar musliman që urrehet nga hindusët, krishterët ose hebrenjtë? Fantastike është, të gjithë janë engjëj, duket se i vetmi telashexhi është Ahmed Deedati”. Ai vazhdon:“ Puna primare e muslimanit është të flasë, të bëjë da’ ve sipas parimit kur’ anor:“ Thirrni të gjithë në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë të mirë dhe debato me ta në mënyrën më të mirë”, por nuk do të thotë se nuk do të krijoni provokime. Provokimi nuk është test, sepse sikur provokimi të ishte test, atëherë i Dërguari a. s. do të ishte dështim. Ai deri në moshën 40-vjeçare ishte i dashur te populli tij, ishte i respektuar nga populli i tij. Mushrikët i dhanë ofiqin Sadikul-Emin, apo një njeri që i