jekjen e tij të parë, para se ta realizojë shpikjen e tij
të mrekullueshme në vitin 1879, por edhe pas përpjekjeve të dështuara asnjëherë nuk u dëshpërua,
ngase ato i konsideronte mësime nëpërmjet të cilave
i përjetësoi rregullat shkencore dhe mësoi prej
tyre përpjekje tjera që e drejtuan atë për shpikjen e
poçit elektrik. Rikujtoje gjithmonë: “I vetmi që nuk
dështon është ai që nuk punon… Nëse nuk dështon,
nuk do të përpiqesh… Dështimi është mundësi dhe
përvojë… Mos iu frikëso dështimit dhe mos lejo që
përpjekja jote e dështuar të të zhgënjejë.”
E çka është dështimi, përpos një humbje e përkohshme, e cila t’i krijon mundësitë e suksesit.
6.Mbushe veten me besim dhe shpresë. - Besimi në
Allahun xh.sh. është baza e çdo suksesi dhe është
dritë që pronarit të saj ia ndriçon rrugën, është kriteri i vërtetë për të zgjedhur suksesin e vërtetë. Besimi
të jep forcë dhe ai është fillimi dhe pika e nisjes në
drejtim të suksesit, është lënda djegëse që të nxit në
sukses. Shpresa është ëndërr që na prodhon sukses.
Rrugëtimi për sukses fillon me shpresën, pastaj me
përpjekje realizohet ajo shpresë.
7.Zbuloji aftësitë e tua dhe përfito prej tyre. - Çdo
njeri ka aftësi dhe fuqi të brendshme për zbulimin
dhe zhvillimin e të cilave duhet punë. Prej aftësive
tona janë kreativiteti, inteligjenca, të menduarit,
kujtesa dhe memoria e fuqishme. Pra, është e mundshme angazhimi për përkujdesjen e këtyre aftësive
dhe përfitimi nga ato në vend që të mbesin jofunksionale në jetën tonë.
8.Studimi është kënaqësi… Rrugë për në sukses.
- Periudha e studimit është nga momentet më argëtuese në jetë dhe nuk e di kënaqësinë e saj përpos
atij që ka kaluar nga ajo. Kënaqësia e studimit nuk
përputhet me kënaqësinë në jetë, veçanërisht nëse
lidhet me adhurim. Pra, kërkuesi i diturisë është
adhurues i Allahut xh.sh. dhe nuk ka gjë më të bukur
që kënaqësia e studimit të jetë së bashku me kënaqësinë e adhurimit. Studimi dhe kërkimi i diturisë janë
kënaqësi që përfundojnë me sukses dhe shndërrohen
në kënaqësi të përhershme duke u kurorëzuar me
sukses.
9.Të suksesshmit gjithmonë u besojnë aftësive të tyre
për sukses. - Besimi në sukses nënkupton hyrjen
tënde në betejën e suksesit si fitimtar me motiv të
lartë. Ai që nuk ka besim në vetvete e fillon betejën si
i mposhtur.
10.Suksesi dhe përsosmëria…1% është inspirim dhe
imagjinatë, ndërsa 99% është angazhim dhe përpjekje. - Inspirimet dhe imagjinatat nuk përbëjnë më
shumë se 1% të suksesit, përderisa rruga e vërtetë e
suksesit është angazhim, përpjekje dhe mundim,
kurse atë të cilën e arrijmë pa angazhim dhe çmim
nuk ka ndonjë vlerë.
Përktheu nga arabishtja: Semra VASIJA/ II
Burimi: http://www.islamicfinder.org/articles/list.
php?lang=arabic
Autori i artikullit : Dr.Mustafa Ebu Sead
27