10
ÇELËSAT
e suksesit në studime
Suksesi është kërkesa e të gjithëve dhe realizimi i suksesit në studime konsiderohet nga qëllimet parësore
të studentit… Për çdo sukses ka çelës, filozofi dhe
hapa që duhet marrë me kujdes, për këtë arsye suksesi është bërë dituri dhe inxhinieri. Suksesi është
meditim që fillon, ndjenjë që të nxitë dhe stimulon,
punë dhe durim që të kthehet… Dhe ajo në fund
është një udhëtim.
1.Ambicia është thesar që nuk shteret. - Nuk përpiqet
për sukses ai që nuk ka ambicie, për këtë arsye
ambicia është thesar që nuk shteret. Kështu që bëhu
ambicioz dhe shikoji lartësitë. Umer ibn Abdulazizi,
halif i dinastisë emevite, tregon për ambicien e tij
duke thënë: “Kam një shpirt që ka dëshira të mëdha,
shpresoj në udhëheqësi dhe e arrij atë, shpresoj në
hilafet dhe e arrij atë dhe unë tani e kërkoj xhennetin
dhe shpresoj se do ta arrij atë”.
2.Dhënia është e barabartë me marrjen. - Suksesi
është punë, seriozitet, sakrificë dhe durim. Kush ia
mbjell ambicies së tij durimin, punën dhe seriozitetin
do të korrë sukses. Kështu, puno, angazhohu dhe bëj
përpjekje për t’i pasur suksesin, ambicien dhe qëllimin. Pra, kush angazhohet-gjenë, kush mbjellë-korrë.
3.Ndryshoje mendimin që ke për veten tënde. - Njeriu ka energji të mëdha dhe forca delikate që i nevo-
26
jiten për ta larguar nga ai pluhurin e neglizhencës
dhe përtacisë. Ti je më i aftë sesa e imagjinon, je më i
fortë sesa e parafytyron dhe me i zgjuar sesa e mendon. Largoji të gjitha fjalët negative nga vetja si “Unë
nuk mundem - Nuk jam i mençur”, duke përsëritur
në vazhdimësi: “Unë e meritoj më të mirën - unë jam
kreator - unë jam i shkëlqyer - unë jam i aftë”.
4.Suksesi është ajo që e prodhon ti (Mendo për suksesin - duaje suksesin) - Suksesi është ndjenjë, ndërsa
personi i suksesshëm e fillon rrugëtimin e tij me
dëshirën për sukses dhe mendimin për të. Mendo,
duaje dhe filloje rrugëtimin tënd në drejtim të qëllimit tënd. Përkujtoje gjithmonë: “Suksesi fillon nga
gjendja psikike e çdo personi dhe ti e ke për detyrë
që të besosh se do të korrësh sukses - me lejen e Allahut xh.sh.- që të arrish sukses në të vërtetë”.
Të suksesshmit nuk e fitojnë suksesin duke e pritur
atë, nuk mendojnë se ai është vetëm fat ose mundësi, por e përfitojnë me punë, seriozitet, meditim,
dashuri, me përdorimin e mundësive dhe mbështetje
në atë që e kanë bërë me duart e tyre”.
5.Dështimi është vetëm një ndodhi…përvojë. - Mos
iu frikëso dështimit, por përdore atë si pasqyrë në
drejtim të suksesit. Askush nuk ka korrur sukses
pa mësuar në shkollën e suksesit. Tomas Edisoni,
shpikësi i poçit elektrik, kishte dështuar në përp-