Kështu që Kur’ ani u shkrua në kohën e Muhamedit a. s., ndërsa u tubua në një mus’ haf në kohën e halifit Ebu Bekër r. a..
Ndryshimi mes mënyrës së shprehjes së Kur’ anit dhe mënyrës së shprehjes së Pejgamberit Muhamed dallohet mjaft lehtë. Ndërmjet stilit shprehës gjuhësorletrar të Kur’ anit dhe stilit të haditheve- porosive të Pejgamberit a. s., ka një ndryshim aq të madh, sa që arabët i gjenin të përshtatshme shpjegimet jashtë kur’ anore të Pejgamberit a. s. ndaj formave të tyre të bisedës dhe dialogut, kurse përballë Kur’ anit s’ e merrnin dot veten nga habia dhe mahnitja.
Në Kuran, në shumë vende, Muhamedi a. s. korrigjohet për veprimet e tij, siç është rasti kur erdhën disa banorë të Mekës dhe ia bënë disa pyetje rreth ndodhive të padëgjuara në Hixhaz, dhe u zgjodhën për të provuar nëse Pejgamberi a. s. zotëronte ndonjë burim diturie mbi gjërat e fshehta dhe të papara. Përgjigjja e Pejgamberit a. s. ishte“ Nesër do t’ jua them”, por ai nuk tha“ Po të dojë Allahu”, kur u kthyen ditën tjetër atij iu desh t’ i largonte dhe kjo gjë vazhdoi 15 ditë më radhë. Atij nuk i erdhi asnjë lajm nga Allahu xh. sh., dhe mandej i erdhi ajeti që ia tërheq vërejtjen në formë qortimi, nëpërmjet
Xhebrailit a. s. ku thotë:“ Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje:“ Unë do ta bëj këtë nesër!” Vetëm( nëse i shton):“ Në dashtë Allahu!” E kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe thuaj:“ Shpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim edhe më të afërt prej këtij( të as-habi kehfit)”.( Surja Kehf, ajetet 23-24)
Si ka mundësi që një njeri, i cili është autor në një libër, sipas akuzës së njerëzve të ndryshëm, që ta qortojë vetveten?!
Për më tepër, ndërsa pretendon se flet në emër të Allahut xh. sh., a mund të bëjë ndonjë deklaratë që do t’ i sillte dëm pretendimit të vet? Gjithashtu, a fut në librin e vet shprehje akuzuese ndaj vetes? Kurse në Kur’ an thuhet:“ Sikur të trillonte ai( Muhamedi) për Ne ndonjë fjalë! Ne do ta kapim atë me fuqinë Tonë. E pastaj do t’ ia këputnim atij arterien e zemrës”.( Surja Hakka, ajetet 44-46)
Prandaj, sikurse akuzat e arabëve ashtu edhe ato të mendimtarëve të ndryshëm gjatë historisë e të atyre që kundërshtojnë në të ardhmen do të mbesin akuza të pabaza deri në Ditën e Gjykimit. Ky libër, ashtu siç është ruajtur dhe është i dashur ndër muslimanët, do të triumfojë gjithmonë dhe do të mbetet i pandryshuar, sepse Krijuesi-shpallësi i tij e ka garantuar ruajtjen e tij. Allahu xh. sh. në Kur’ an thotë:“ Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’ anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij”.( Surja Hixhr, ajeti 9)
Kur’ ani është libri më i lexuar në botë. Vargjet e tij janë recituar me dashuri e respekt dhe janë memorizuar e zbatuar në praktikë nga besimtarët muslimanë në mbarë botën, qysh prej shek. VII, kur Kur’ ani iu shpall Muhamedit a. s. prej Zotit xh. sh. si shpallja e fundit hyjnore dhe dëshmi deri në Ditën e Gjykimit. Besimtarët frymëzohen, gjejnë ngushëllim dhe shpesh impresionohen nga stili letrar, harmonia dhe imagjinata poetike e Kur’ anit, sidomos kur e lexojnë atë me zë. Përveç kësaj, Kur’ ani është unik mes shpalljeve të tjera për vërtetësinë dhe saktësinë e përmbajtjes së tij. Në të nuk gjendet asnjë informacion shkencor, i cili nuk është vërtetuar nga shkencëtarët si i saktë. Megjithatë, ajo çfarë e bën Kur’ anin të qëndrojë bindshëm në krye të shpalljeve hyjnore është fakti që fjalët e tij janë ruajtur të pandryshuara dhe janë përcjellur me mbarë botën islame në gjuhën origjinale të zbritjes( në arabisht). Kur’ ani mbetet i vetmi libër i cili mund të memorizohet i gjithi prej njerëzve të të gjitha moshave dhe niveleve intelektuale( prej arabëve dhe jo arabëve). Ky fakt e bën atë të quhet me të vërtetë një nga mrekullitë që shoqëruan Muhamedin a. s. në profecinë e tij. Ky libër i mahnitshëm me përsosmërinë e tij të lartë gjuhësore letrare si dhe me precizitetin shkencor arrin të depërtojë thellë në zemrat e tyre që e lexojnë dhe të memorizohet prej tyre pavarësisht nga niveli intelektual, apo gjuha të cilën ata flasin.
Literatura:
Vlora AVDIU / II
1. Ez-Zindani, Abdul-Mexhid,“ Njëshmeria e Krijuesit”, Prishtinë 2002. 2. Kariq, Enes,“ Hyrje në shkencat e tefsirit”, Prishtinë 2005.
25