A e shkroi Muhammedi a. s Kur’ anin?
Prej çështjeve kryesore, në të cilën kundërshtarët e Islamit janë mundur të hedhin baltë e të hapin polemika e dyshime rreth saj, është çështja e Kur’ anit dhe prejardhjes së tij.
Shumë prej tyre gjatë historisë u munduan dhe akoma mundohen që Muhamedin a. s. ta paraqesin si shkrues apo shpikës të Kur’ anit Famëlartë. Ata, nëpërmjet tezave të tyre, u përpoqën që këtë ta paraqesin si një të vërtetë. Orientalistë, mendimtarë e filozofë të shumtë u munduan që ta mohojnë burimësinë dhe autenticitetin e Kur’ anit, e me këtë edhe bazën e vet Islamit.
Orientalistë të shumtë, si: Arthur Jeffery, Schëally, pastaj Richard Bell, John Ëanbrough, Ëelch etj. u përpoqën që, nëpërmjet shkrimeve të tyre, Kur’ anit t’ ia mohojnë karakterin hyjnor dhe Muhamedin a. s. ta paraqesin si shkrues të tij. Mirëpo, pikëpamjet e tyre që në pikënisja ishin të dështuara dhe përgjithmonë do të mbesin supozime apo më saktë të themi si të pavërteta. Kur’ ani vet ju përgjigjet këtyre trillimeve me një përgjigje të saktë dhe vendimtare, ku Allahu xh. sh. thotë:“ Nuk është e logjikshme të mendohet se ky Kur’ an është i trilluar prej dikujt pos Allahut, por është vërtetues i asaj( shpalljes) që ishte më parë, dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka farë dyshimi se është( i zbritur) nga Zoti i botëve. Përkundër kësaj, ata( idhujtarët) thonë se atë e trilloi ai( Muhamedi). Ti thuaj:“ Silleni, pra ju, një kaptinë të ngjashme me këtë, madje thirrni kë të doni në ndihmë, pos Allahut, po qe se jeni të drejtë në atë që thoni”. Por ja, ata përgënjeshtruan atë( Kur’ anin) pa e kuptuar dhe pa iu ardhur shpjegimi i tij. Po kështu, gënjenin dhe ata që ishin më përpara. Shiko si ishte përfundimi i zullumqarëve. Ka prej tyre( te të cilët u dërgua Muhamedi) që e besojnë atë( Kur’ anin), e ka prej tyre edhe të tillë që atë nuk e besojnë. Zoti i njeh më së miri kokëfortët”.( Junus 37-40)
E dimë shumë mirë se edhe në fillim të shpalljes së Kur’ anit, njerëzit e akuzonin se ai ato fjalë po i shpikte me mendjen e tij. E akuzuan dhe e quajtën gënjeshtar, magjistar, të çmendur, poet. Në periudhën e injorancës( xhahilijetit) poezia tek arabët ishte shumë e zhvilluar. Ata, nëpërmjet vargjeve, përshkruanin shumë gjëra dhe ishin në gjendje që aty për aty të thurnin me mijëra vargje. Prandaj, ata në fillim pretendonin se edhe
Muhamedi a. s. po i shpikte prej vetes këto fjalë, për 24 të cilat ai thoshte se ishin fjalë të Zotit. Mirëpo, fakti është se Muhamedi a. s. ishte analfabet, prandaj kjo teori e tyre bie në ujë. Ata filluan ta akuzonin se atë po e mësonte njëfarë farkuesi grek i shpatave, i cili jetonte në Mekë. Kjo nuk kishte mundësi të ndodhte, sepse ai njeri nuk dinte gjuhën arabe dhe as Muhamedi a. s. nuk fliste gjuhën greke. Teori tjetër e tyre ishte se ai kishte marrë mësime nga prifti krishter Behira. As kjo nuk qëndron, sepse Muhamedi a. s. atë e kishte takuar kur ishte në moshë të re dhe atë vetëm një herë, kur kishte shkuar për tregti në Sham( Siri), ndërsa shpallja Muhamedit a. s. kishte filluar t’ i vinte në moshën 40 vjeçare. Mendim tjetër ishte se ai merrte dije nga Vereka bin Neufeli – kushëri i gruas së tij, Hatixhes r. a.. Si kishte mundësi që ai ta mësonte kur ishte në prag të vdekjes në kohën e shpalljes së Kur’ anit? Ai ishte takuar me Muhamedin a. s. në praninë e Hatixhes r. a.. A do t’ i kishte besuar ajo e para se është i dërguar i Allahut xh. sh., sikur të ishte ashtu si pretendonin ata?! Si ka mundësi që ato fjalë me ato shprehje të mrekullueshme dhe me një ligjërim madhështor të jenë fryt i mendjes njerëzore? A ka mundësi që ato fjalë të rimuara dhe vargje të mrekullueshme të ishin nga njeriu analfabet?! Këtë e dinin dhe arabët e asaj kohe, të cilët ishin të njohur në poezi, e që fjalë të tilla nuk kishin dëgjuar asnjëherë më parë. Prandaj, shumë prej tyre me dëgjimin e fjalëve të tij pranuan Islamin. Muhamedi a. s. ishte vetëm komunikues( përcjellës i fjalës së Zotit nëpërmjet engjullit Xhebrail). Detyra e tij ishte t’ ua transmetonte njerëzve fjalën e Allahut xh. sh. dhe t’ ua tregonte atyre rrugën e vërtetë. Muhamedit a. s. i vinte shpallja nga Zoti dhe kjo zgjati plot 23 vite. Ai atë pjesë të cilën ia shpallte Allahu xh. sh. e mësonte së pari vetë përmendsh pastaj ua mësonte shokëve të tij. Memorizimi i fjalës së Allahut xh. sh. ishte mënyra më e mirë e ruajtjes, por shpallja gjithashtu shkruhej nga shokët e Pejgamberit në fletë të palmave në lëkura të shtazëve, nëpër drunj etj.