ndaj tokës
fshehura për zhvillimin dhe shëndetësinë e njerëzimit në bazë të pikëpamjeve fetare.
Feja islame i kushton natyrës rëndësi të
veçantë, ndërsa njëri prej shkaqeve të këtij përkushtimi gjendet në ndikimin e pamohueshëm të ambientit
jetësor mbi trupin dhe shpirtin e njerëzve. Në bazë të
thënieve të hz. Muhamedit s.a.v., natyra dhe e gjithë
toka anembanë është një xhami dhe vend adhurimi.
Njeriu, me të kuptuar këtë çështje, se i gjithë rruzulli
tokësor është xhami dhe se xhamia duhet të jetë e
pastër nga çfarëdo ndyrësire, plotësisht do të jetë
i kujdesshëm që edhe veten ta mbajë të pastër dhe
të mos e ndot xhaminë. Prandaj, përkushtimi ndaj
parimit të pastërtisë, e nxit njeriun për ruajtjen e
natyrës dhe ambientit jetësor, ndërsa e ndalon atë për
të krijuar ndotje, teprim në shpenzime dhe shkatërrim.
Për ta përforcuar edhe më shumë rëndësinë
e natyrës e shohim nga kjo ngjarje se sa ekologjik ka
qenë Muhamedi a.s. i cili që prej 14 shekujsh e pasuroi njerëzimin me cilësitë më të larta të moralit. Ky
njeri ofron rregulla të moralit të cilat shumë i mungojnë njeriut bashkëkohor. “Mos vritni gra, fëmijë
dhe pleq... Mos dëmtoni pemët dhe të mbjellat...”
ishin fjalët e tij kur bënte luftë mbrojtjeje ndaj armiqve. Në një thënie të tij pohon: “Butësia dhe mirësjellja, e cila nuk duket shumë e rëndësishme në këtë
botë, nesër në Ditën e Gjykimit do të ketë rëndësi
shumë të madhe”.
Ndërsa sot këndvështrimi islam jo vetëm që
është lënë mënjanë pa të drejtë, por se vlerat dhe
traditat islame ofrojnë një përgjigje shumë efektive
dhe të plotë ndaj gjendjes absurde mjedisore sot. Çdo
diskutim rreth etikës në Islam duhet, domosdo, të
fillojë nga Teuhidi, sepse është kushti sine qua non
i fesë Islame. Në Islam etika është e pandashme nga
feja dhe është e ndërtuar e gjitha mbi të. Njeriu e ka
pranuar Natyrën si një amanet dhe skenë për përpjekjet e tij morale. Qiejt, toka dhe malet refuzuan ta
pranonin këtë përgjegjësi, të cilën Njeriu e mori mbi
vete me vullnet të lirë.
Duke pranuar amanetin Njeriu, pa dyshim,
tregoi paditurinë dhe mendjemadhësinë e tij, por
gjithashtu vullnetin për t’i shërbyer Zotit. Amaneti
është një angazhim i ndërsjellë: Zoti gjithashtu, duke
i dorëzuar njeriut këtë përgjegjësi, atë të marrjes nën
kontroll të natyrës, shprehu besimin në aftësitë e tij.
Njeriu kështu fitoi një pozitë të veçantë në këtë botë.
Ai është në aks dhe qendër të hapësirës kozmike,
njëherësh zotëria dhe roja e natyrës. Natyra duke i
përkitur Zotit, i është dhënë njeriut, thjesht si një
amanet. E drejta e njeriut për të dominuar natyrën
duhet kuptuar si një e drejtë e lidhur me Zotin, dhe
jo e një rebeli ndaj qiejve.
Transmetohet nga Ebu Dherri r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Më janë prezantuar veprat e
ummetit tim, të mirat dhe të këqijat. Ndër veprat e
tyre të mira e kam gjetur edhe largimin nga rruga atë
që i mundon kalimtarët. Kurse ndër veprat e tyre të
këqija bën pjesë edhe pështyma e cila nëse bëhet në
xhami (në ndonjë mënyrë paraqitet e) nuk groposet”.
(Transmeton Muslimi).
Megjithatë, si një qytetërim dominues,
Perëndimi gjithashtu duhet të braktisë synimet e tij të
dashura për një rritje të pakufizuar teknologjike dhe
të një konsumi të pakufi. Ai duhet të ndryshojë konceptet bazë rreth njeriut dhe natyrës.” Sepse Natyra
ka fuqi të madhe kundërvepruese ndaj ndryshimeve
të krijuara nga njeriu, prandaj rreziku i shkatërrimit
të natyrë s’është rrallë i menjëhershëm.” [6]
Në fund , le ta dimë se natyra, që i përket
Zotit, i është dhënë njeriut, thjesht si një amanet.
E drejta e njeriut për ta dominuar natyrën duhet
kuptuar si një e drejtë e lidhur me Zotin, dhe jo e një
rebeli ndaj qiejve, sepse nga ana tjetër nuk do të na
bëjnë dobi as “Lutjet e Mëngjesit”.
Agon DRAGUSHA/ III
Fusnotat:
[1] “Ka nga njerëzit që adhurojnë Zotin formalisht:
Nëse u del mirë janë të kënaqur me të, po nëse i godit
ndonjë sprovë, ngrihen kundër Tij....” [Surja Haxhxh,
ajeti 11].
[2]“Kur u thuhet: “Mos bë shkatërrime në tokë!” –
thonë – “Ne vetëm mbajmë rendin.” (Surja Bekare,
ajeti 11).
[3] Kval, Mellbye, Tranoy, “Politika dhe Demokracia”,
sh.b. “Rozafa”, Prishtinë 2006, fq. 209.
[4] Po aty, fq. 210.
[5] Raino Malnes, Kunt Midgaard, “Filozofia Politike”, sh.b. “Rozafa”, Prishtinë 2007, fq. 292.
[6] “Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve,
janë shfaqur në tokë e në det të zeza(bela, skamje,
katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar
ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të
tërhiqen(nga të këqijat).” (Surja Rum, ajeti 27).
23